Cilët ishin ata që qeverisën Shqipërinë, nga Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Fano Noli, Enver Hoxha, deri te Edi Rama

Kanë zëvendësuar njëri-tjetrin, janë dashuruar dhe urryer politikisht, janë përqafuar me një dorë dhe kanë shtrënguar thikën në dorën tjetër, kanë mbijetuar në lavdi mbi karriget e tyre dhe janë zhytur në anonimat mbas largimit; gjithë historitë politike të kryeministrave shqiptarë në periudhën e pluralizmit. Që nga shpallja e pavarësisë kanë qene 56 të tillë, kush do të jetë i 57-i?

Ka mjaftuar një fjalim elektoral dhe menjëherë u ngrit një stuhi politike e mediatike: kush do të jetë kryeministri i 57-të i Republikës së Shqipërisë. Nasip Naço, ish-ministër i LSI dhe një nga kandidatët e kësaj partie për deputet në qarkun e Beratit, në prani të kamerave televizive dhe për më shumë, edhe në prani të Ilir Metës, e shpalli atë si “kryeministrin e ardhshëm dhe të provuar në të shkuarën”. E kishte thënë dhe më parë në takime elektorale, por publiciteti që ju dha kësaj deklarate, provokoi shumë reaksion në të majtë dhe natyrisht, edhe një shtyrje urësh zjarri nga e djathta që kërkon me çdo kusht të ketë vatra tensioni tek kundërshtarët e saj. Në të vërtetë, emri i ri i kryeministrit është një temë delikate dhe me një rëndësi të posaçme për të nesërmen e vendit dhe e meriton çdo lloj diskutimi.

Aq më tepër në rrethanat e sotme kushtetuese të vendit, kur neni 1 i Kushtetutës: “Shqipëria është Republikë Parlamentare”, përgënjeshtrohet fort 94 nene me pas e në vijim, në kapitullin “Këshilli i Ministrave”, kur atributet e kryetarit të Këshillit të Ministrave, e shndërrojnë pa dyshim Shqipërinë në një Republikë tipike Kryeministrore. Mënyra e emërimit dhe shkarkimit, kompetencat e tij dhe gjithashtu, edhe sistemi zgjedhor që i jep fuqi të plotë kryetarit të partisë në përpilimin e emrave të deputetëve të ardhshëm, e bëjnë kryeministrin njeriun më të fuqishëm në vend. Edhe pse në protokollin e shtetit, emri i tij renditet i treti në rradhë mbas atij të Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Kuvendit.

Në fakt, me fare pak përjashtime, posti i kryeministrit në Shqipëri, në një shekull ekzistencë të shtetit të pavarur si rregull dhe jo përjashtim, nuk ka afruar fat të mbarë personal për ata që e kamë ushtruar këtë funksion. Duke nisur me kryeministrin e parë Ismail Qemali dhe duke e mbyllur listën me Sali Berishën si kryeministri i 56-të i vendit, shumë nga ta kanë pasur fat tragjik.  Ismail Qemali vdiq në vetmi në Itali, gjashtë kryeministra të tjerë nuk kanë patur vdekje natyrale, por janë ekzekutuar, katër nga ta kanë përfunduar në burg dhe një pjesë tjetër kanë vdekur në mjerim dhe të tjerë akoma, kanë provuar bukën e hidhur të emigracionit dhe të anonimatit.

Në vitet 90’, Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti kanë përfunduar gjithashtu në burg, kurse Adil Çarçani, kryeministri i fundit komunist, vdiq në arrest shtëpie në pritje të procesit të tij nën akuzën e genocidit.

Me shpalljen e pluralizmit, në Shqipëri kanë qeverisur 9 kryeministra. I pari ndër ta, Adil Çarçani, ishte një kryeministër i dobët. Roli udhëheqës i Partisë së Punës, i përcaktuar dhe në kushtetutën komuniste të vitit 1976, e vinte atë direkt nën kontrollin e partisë. Dha dorëheqjen mbas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës dhe që nga ai moment, ndonëse në mënyrë shpesh arkaike, politika shqiptare nisi të marrë tiparet e një lloj politike artizane, shpesh edhe qesharake, shpesh edhe tragjike.

1 Ismail Qemali 12.1912-01.1914

2 Turhan Pasha 03.1914-05.1914

3 Turhan Pasha 2 05.1914-09.1914

4 Esad Toptani 09.1914-01.1916

5 Turhan Pasha 3 12.1918-01.1920

6 Sulejman Delvina 01.1920-11.1920

7 Iliaz Vrioni 11.1920-07.1921

8 Iliaz Vrioni 2 07.1921-10.1921

9 Pandeli Evangjeli 10.1921-12.1921

10 Qazim Koculi 12.1921-12.1921

11 Hasan Prishtina 12.1921-12.1921

12 I. Kosturi 12.1921-12.1921

13 Xhaferr Ypi 12.1921-12.1922

14 Ahmet Zogu 12.1922-02.1924

15 Shefqet Verlaci 03.1924-05.1924

16 Iliaz Vrioni 3 05.1924-06.1924

17 Fan Noli 06.1924-12.1924

18 Iliaz Vrioni 4 12.1924-01.1925

19 Ahmet Zogu 2 01.1925-01.1925

20 Ahmet Zogu 3 02.1925-09.1925

21 Ahmet Zogu 4 09.1925-02.1927

22 Ahmet Zogu 5 02.1927-10.1927

23 Ahmet Zogu 6 10.1927-05.1928

24 Ahmet Zogu7 05.1928-09.1928

25 Koço Kota 09.1928-01.1929

26 Koço Kota 2 01.1929-03.1930

27 Pandeli Evangjeli 2 03.1930-04.1931

28 Pandeli Evangjeli 3 04.1931-12.1932

29 Pandeli Evangjeli 4 01.1933-10.1935

30 Mehdi Frasheri 10.1935-11.1936

31 Koço Kota 3 01.1937-04.1939

32 Shefqet Verlaci 2 04.1939-11.1939

33 Mustafa Kruja 11.1941-01.1943

34 Eqerem Libohova 01.1943-02.1943

35 Maliq Bushati 02.1943-05.1943

36 Eqerem Libohova 2 05.1943-08.1943

37 Rexhep Mitrovica 10.1943-06-1944

38 Fiqir Dine 07.1944-08-1944

39 Ibrahim Biçaku 09.1944-11.1944

40 Enver Hoxha 11.1944-11.1954

41 Mehmet Shehu 11.1954-12.1981

42 Adil Çarçani 01.1982-02.1991

43 Fatos Nano 02.1991-04.1991

44 Fatos Nano 2 04.1991-06.1991

45 Ylli Bufi 06.1991-12.1991

46 Vilson Ahmeti 12.1991-04.1992

47 Aleksander Meksi 04.1992-06.1996

48 Aleksander Meksi 2 06.1996-03.1997

49 Bashkim Fino 03.1997-07-1997

50 Fatos Nano3 07.1997-09.1998

51 Pandeli Majko 09.1998-10.1999

52 Ilir Meta 10.1999-09.2001

53 Ilir Meta 2 09.2001-02.2002

54 Pandeli Majko 2 02.2002-….. 2002-

55 Fatos Nano 00.2002-09.2005

56 Sali Berisha 09.2005-08-2013

56 Edi Rama 15 – 2013

Statistikat

Kryeministri me i ri ne historine e Shqiperise eshte Ahmet Zogu i cili u be kryeminister ne moshen 27 vjeçare. Pas Ahmet Zogut vjene Ilir Meta.

Kryeministri me afat shkurter ne historine e shqiperise e mbase edhe te botes eshte Qazim Koculi i cili u zgjodh me 6 dhjetor te vitit 1921 dhe dha dorheqjen pas 13 oresh.

Kryeministri me jetegjate ne historine e Shqiperise eshte Mehmet Shehu.

Kryeministri qe ka drejtuar me shume qeveri ne historine e Shqiperise eshte Ahmet Zogu

Duke pare emrat e drejtusve qe kane qeverisur kete vend le te japim nje mendim per cilin do prej tyre, kush ka drejtuar me mire, apo me keq shtetin Shqiptar. Ju lutem te mos udhehiqemi nga bindjet partijake.