Cila është vajza 18-vjeçare shqiptare që është zgjedhur krenaria e Kolegjit të Shën Francis, në Brooklin, New York më 16 janar

Kejsi ka emigruar drejt SHBA-ve me familjen ndërsa gjatë një fjale të shkurtër ajo u shpreh se: “Doja të isha pranë qiellgërvishtëseve, të zhytem në një kazan të shkrirjes kulturore, por të bëhem pjesë e diçkaje që respektonte traditën dhe respektin”.

Ajo ka fituar një bursë studimi me rezultatet maksimale. Po ashtu, falë rezultateve të shkëlqyera, asaj do t’i jepet mundësia të bëjë praktikën në Bankën e Amerikës dhe Departamentit të Edukimit në Nju Jork, si edhe të bëhet pjesë e disa grupimeve si Duns Scotus Honor Society, Sigma Beta Delta, Alpha Lambda Delta dhe National Honor Society.

Shkreta ka qenë drejtuese e Klubit të Teknologjisë dhe Informacionit, Komitetit Ndërkombëtar të Studentëve etj.

“Edhe pse udhëtimi im është larg nga e kaluara, unë dua të falënderoj drejtpërdrejtë alumni SFC për bujarinë e tyre. Pa altruizmin e tyre, studentët si unë nuk do të mund të bënin realitet ëndrrat e tyre”, thotë Shkreta.

Përshtati – Gazeta Express

https://www.brooklyndaily.com/…

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-eshte-vajza-qe-po-ben-krenare-shqiptaret-e-amerikes-489151/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright