Çfarë u tha nga delegacioni shqiptar në darkën në kryeqytetin koreano-verior, Penian, marrëdhëniet e Shqipërisë me Korenë e Veriut

Zbardhen fjalimet delegacionit shqiptar në darkën në kryeqytetin koreano-verior, Penian, ku konfirmohen marrëdhëniet e mira me Korenë e Veriut dhe komentohet mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Kinën. Po ashtu vihet re se ka pasur sulme të shumta ndaj SHBA.

Viti 1966

Të dashur shokë dhe miq, Delegacioni i partisë e qeverisë së republikës së Shqipërisë është i lumtur dhe i nderuar që ka shansin të bëjë këtë vizitë në Republikën Demokratike të Koresë, duke e gjetur veten mes vëllezërve dhe miqve të dashur koreanë. Është një kënaqësi t’ju falënderojmë në emër të popullit shqiptar për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore dhe për fjalët e admirimit që u thanë këtu nga shokët koreanë. Distanca gjeografike mes vendeve tona nuk ka qenë një pengesë dhe nuk ka ndaluar miqësinë mes popujve tanë dhe luftën e tyre krah për krah drejt fitoreve të reja për ndërtimin e socializmit. Ne kemi besimin më të thellë se miqësia jonë është në interes të plotë për dy venet tona dhe në interes të kampit socialist. Miqësia jonë e përjetshme do të lulëzojë në shekuj dhe asnjë forcë në botë nuk do të mund ta dëmtojë. Populli korean ka trashëguar tradita të mëdha revolucionare dhe ka shkruar faqe të lavdishme të historisë së tij me luftën kundër pushtuesve japonezë. Gjatë luftës së tij patriotike, populli korean nën udhëheqjen e Kim Il Sung dhe me ndihmën e pakufizuar të Kinës së madhe ka mbrojtur me heroizëm sukseset revolucionare duke bërë të dështojnë me turp sulmet e imperialistëve amerikanë dhe satelitëve të tyre. Fitorja historike e popullit korean ndaj imperialistëve amerikanë, atyre armiqve të betuar e monstruozë të popujve të lirë, u bë një shembull për të gjithë popujt e tjerë që luftojnë për liri e pavarësi kombëtare, duke u dhënë atyre kurajo dhe besim në fitoren e pashmangshme kundër armikut të njerëzimit, imperializmit dhe shërbëtorëve të tij.

Sulme ndaj SHBA

Me përfundimin e luftës, me të njëjtin entuziazëm dhe frymë revolucionare, populli korean nisi punën për ndërtimin e socializmit në pjesën veriore të vendit. Ata arritën suksese të mëdha në zhvillimin e ekonomisë dhe kulturës duke e kthyer vendin në një shtet të fuqishëm socialist, që qëndron i vendosur dhe vigjilent në anën verilindore të kampit tonë, i cili marshon me kokën lart drejt fitoreve të reja akoma më të mëdha. Qeveria e Koresë ka ndjekur dhe ndjek një politikë miqësie, paqeje e bashkëpunimi mes popujve, duke mbështetur luftërat e çlirimit kombëtar në Azi, Afrikë në Amerikën Latine, kundër imperializmit dhe kolonializmit modern. Situata në Korenë e Jugut është një tjetër realitet i zymtë pasi populli e gjen veten nën thundrën e shtypjes dhe urisë prej imperialistëve amerikanë dhe klikës fashiste të udhëheqësit Park Çung Hi. Gjatë shekujve Koreja ka qenë një vend i pandarë, që i përkiste koreanëve. Pushtuesit amerikanë duhet ta lënë Korenë e Jugut dhe të gjithë popullin korean të vendosë për fatin e tij. Populli shqiptar do të mbështesë me gjithë zemër përpjekjen çlirimtare të popullit korean kundër agresionit kriminal të imperializmit amerikan. ne denoncojmë me zemërim traktatin mes japonezëve dhe Koresë së Jugut, tehu i të cilit është kthyer nga republika Demokratike e Koresë dhe Kina. Ne denoncojnë dërgimin e dhunshëm në ushtri të koreanëve për qeverinë kukull të Seulit, në luftën pushtuese të SHBA kundër popullit heroik dhe vëlla të Vietnamit. Ne jemi të bindur se do të vijë dita kur imperialistët amerikanë do të zhduken nga Koreja e Jugut dhe do të arrihet me sukses kauza e shenjtë e popullit korean që është bashkimi i vendit. Sot situata ndërkombëtare po zhvillohet në favor të forcave revolucionare që luftojnë për fitoren e socializmit dhe çlirimit kombëtar. Si rezultat i vrullit të përpjekjes antiimperialiste nga popujt e Azisë, Afrikës e Amerikës Latine, toka po dridhet nën këmbët e imperialistëve pasi ata po marrin goditje të rënda çdo ditë. Ne jemi të bindur se në botë nuk ka asnjë forcë që mund të shpëtojë imperializmin amerikan dhe mbështetësit e tij nga disfata e pashmangshme. Rrota e historisë do të shkojë gjithnjë përpara dhe revolucioni nuk do të ndalet deri në fitoren e fundit. Një shembull i lavdishëm për këtë po jepet nga populli vietnamez dhe lufta e tij legjendare për çlirimin e vendit nga agresorët gjakpirës amerikanë. Vietnami po demaskon manovrat e imperialistëve dhe satelitëve të tyre, duke shënuar fitore të njëpasnjëshme. Popujt dhe partitë tona po bëjnë detyrën e tyre ndërkombëtare duke qëndruar të vendosur në krahun e popullit heroik vietnamez dhe duke mbështetur pa rezerva përpjekjen e tyre për dëbimin e imperialistëve amerikanë dhe satelitëve të tyre nga vendi.

Situata në Shqipëri

Populli shqiptar në udhëheqjen korrekte të partisë dhe shokut Enver Hoxha, ka arritur suksese të rëndësishme në ndërtimin e socializmit dhe në përpjekjen pa kompromis kundër imperializimit dhe shërbëtorëve të tyre, revizionistëve modernë. Sot Shqipëria, që më parë ka qenë një nga vendet më të prapambetura të Evropës, është transformuar në një vend të lulëzuar socialist, bujqësor e industrial dhe vit pas viti po prodhon më shumë produkte e kultura të reja për popullin e saj. Populli ynë, nën presionin e rrethimit gjeografik të imperialistëve e revizionistëve, duke mbajtur në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën dhe duke u mbështetur kryesisht në forcat e veta, ka tejkaluar pengesat e vendosura nga armiqtë e tij imperialistë e revizionistë, duke realizuar me sukses detyrat e planit të tretë pesë-vjeçar. Në përpjekjen tonë për ndërtimin e socializmit, populli shqiptar ka pasur ndihmën dhe mbështetjen e madhe të popullit vëlla kinez dhe korean, dhe partive të tyre të lavdishme. Rroftë miqësia mes popullit shqiptar e korean! Rroftë populli heroik korean me shokun Kim Il Sung në krye! Rroftë paqja e miqësia mes popujve!

Fjalimi i mbërritjes në Penian

I dashur shoku Kim Il Dung, të dashur shokë dhe miq të nderuar, delegacioni i qeverisë dhe Partisë së Punës së Shqipërisë vjen në këtë vizitë në Penian me gëzim të madh. Përfitojmë nga rasti t’i sjellim partisë dhe popullit vëlla korean përshëndetjet më të ngrohta revolucionare dhe urimet e sinqerta të popullit shqiptar, të qeverisë së Shqipërisë dhe personalisht të udhëheqësit Enver Hoxha. Dy popujt tanë janë të lidhur nga një miqësi e pathyeshme vëllazërore, e bazuar në parimet e pavdekshme të marksizëm-leninizmit, dhe që është përforcuar në përpjekjet tona të përbashkëta për ndërtimin e socializmit dhe ato kundër armiqve tanë imperialistë dhe revizionistët modernë. Sukseset e mëdha të arritura nga populli korean me në krye partinë e tij dhe shokun Kim Il Sung, e kanë lumturuar popullin shqiptar dhe kanë dhënë një kontribut të madh për kauzën e madhe të socializmit dhe paqes. Sot në shumë vende të botës popujt janë ngritur dhe po luftojnë kundër imperializmit botëror me në krye imperializmin amerikan. Lufta çlirimtare e popujve të shtypur ka marrë një nxitje të re duke përshpejtuar rënien e sistemit gjakpirës imperialist. Shtetet e Bashkuara kanë pushtuar me forcë Korenë e Jugut, Taivanin, Vietnamin e Jugut, si dhe kanë nisur agresionin ndaj veriut të Vietnamit. Ata po komplotojnë kundër republikës demokratike të Koresë dhe Kinës, si dhe po bëjnë provokime ndaj vendeve socialiste të Azisë, Afrikës e Amerikës Latine. Militarizmi në Japoni dhe traktati i saj me Seulin i shërbejnë këtyre politikave kriminale por asnjë nuk mund ta ndalë shembjen e imperializmit dhe triumfin e luftës së popujve për pavarësi. Populli dhe partia shqiptare kanë qenë gjithnjë në solidaritet me përpjekjen e popullit vëlla korean për bashkimin e atdheut të tyre në një. Duke ju falënderuar për pritjen tuaj të ngrohtë dua të shpreh besimin tonë të patundur në suksesin e vizitës sonë për forcimin e miqësisë ushtarake dhe bashkëpunimit mes popujve tanë. Rroftë populli heroik korean, rroftë partia koreane e punës me në krye udhëheqësin e saj të shquar Kin Il Sung! Rroftë Marksiszëm-Leninizmi!

Fjalimi i largimit nga aeroporti i Penianit

Të dashur shokë dhe miq, vizitës së delegacionit tonë në vendin tuaj po i vjen fundi. Ditët që kaluam mes jush do të jenë të paharruara për ne, pasi na dhanë shansin dhe kënaqësinë të shikojmë sukseset e mëdha që ka arritur populli korean, dhe të mësojmë nga juaj e pasur për ndërtimin e socializmit dhe forcimit të çdo aspekti ekonomik e politik të vendit. Takimet që kemi pasur me punonjësit tuaj dhe bisedat e ngrohta me udhëheqësit e partisë ishin një provë e miqësisë së thellë të dy vendeve tona. Teksa largohemi, jemi të bindur se vizita do t’i shërbejë zhvillimit dhe bashkëpunimit vëllazëror mes nesh, luftës së popujve për liri dhe përpjekjes sonë të përbashkët kundër imperializmit e revizionizmit modern. Kur ne të kthehemi në atdheun tonë, do t’i përçojmë popullit shqiptar ndjenjat e thella të miqësisë, do t’i tregojmë për sukseset tuaja dhe vendosmërinë për të mbetur vigjilent e për të ndërtuar jetën tuaj të lumtur. Ne u emocionuam nga fryma revolucionare e popullit heroik korean në arritjen e fitoreve të tij me forcat e veta, duke e kthyer Republikën Demokratike të Koresë në një vend me ekonomi e kulturë të shëndetshme e të përparuar. Të dashur shokë, populli shqiptar ka një respekt dhe admirim për popullin vëlla korean, dhe mbështet përpjekjen tuaj të vendosur për ribashkimin e vendit e për çlirimin nga zgjedha e pushtuesve amerikanë dhe kukullave të tyre. Në këto momente që po themi lamtumirën tonë, në shprehim gjithashtu bindjen se dy popujt tanë gjithmonë do të ecin krah për krah në luftën kundër imperialistëve dhe reaksionarëve të ndryshëm, për të çuar përpara kauzën e lirisë dhe të progresit. Lamtumirë të dashur miq.

Fjalimi i dhënë në darkën e mbajtur për delegacionin shqiptar në Penian.

Të dashur shokë dhe miq, gjatë qëndrimit tonë në vendin tuaj të bukur, në takimet zyrtare dhe në takimet e tjera që kemi pasur shansin të bëjmë me anëtarë të kolektivit korean, kemi ndjerë dashurinë e sinqertë për vendin tonë. Ne duam t’ju sigurojmë se të njëjtët ndjenja miqësie e dashurie ka dhe populli ynë në zemrën e tij për popullin dhe partinë tuaj. Miqësia mes dy popujve tanë qëndron në themelet e forta të marksizëm-leninizmit dhe përpjekjen e përbashkët për idealin e triumfit të socializmit dhe paqes në botë. Dy vendet tona janë mijëra kilometra larg njëri-tjetrit dhe janë të vendosura në dy skajet më të largëta të kampit socialist, por popujt tanë janë vëllezër lufte të së njëjtës kauzë. Agresorët barbarë amerikanë vërshuan në Kore 16 vjet më parë duke mbjellë kudo vdekje e shkatërrim, por ata nuk mundën të gjunjëzonin popullin tuaj. Ju dolët fitimtarë pasi populli juaj di të luftojë me heroizëm dhe po ashtu të ndërtojë me heroizëm. Përkundër pretendimeve të imperialistëve amerikanë që thoshin se Koreja kërkon 100 vjet për të shëruar plagët e luftës, nën udhëheqjen me eksperiencë të partisë koreane të punës dhe shokut Kim Il Sung, populli juaj rindërtoi vendin dhe e bëri atë më të lulëzuar. Republika Demokratike e Koresë u bë një vend socialist, bujqësor-industrial, me shkencë dhe kulturë të zhvilluar. Populli shqiptar është krenar për sukseset e mëdha që keni arritur me frymën revolucionare të popullit tuaj, dhe në të njëjtën kohë ndjejmë dhimbje për ndarjen nga pjesa jugore e Koresë dhe shtypjen e atjeshme të agresorëve amerikanë me anë të klikës fashiste që kanë vënë në pushtet. Ndarja e Koresë ishte një krim i madh i bërë ndaj Koresë dhe ndaj lirisë së vendeve dhe popujve të tjerë të Azisë. Duke mbështetur pa rezerva përpjekjen tuaj të ribashkimit, ne kërkojmë që në interes të popullit korean të shprehim bindjen se së shpejti do të vijë dita për përmbushjen e aspiratave tuaja që Koreja të jetë e bashkuar nga lumi Jalu deri në Daegu, dhe të lulëzojë si një shtet sovran e demokratik. Jetojmë në një kohë kur situata ndërkombëtare po sheh aktivitet në rritje të forcave revolucionare nëpër botë, të cilat në luftërat e tyre për liri po korrin fitore të njëpasnjëshme të përmasave historike, duke forcuar themelet e kampit socialist. Populli dhe partitë tona kanë mbështetur me të gjithë forcën e tyre popullin vëlla të Vietnamit në përpjekjen e tij për liri dhe do të mbeten me të deri në fitoren finale. Sistemi imperialist po pëson disfata të njëpasnjëshme dhe shembja e tij është afër. Forcat socialiste e revolucionare po kalojnë çdo pengesë që u vënë armiqtë në rrugën e tyre. Edhe populli shqiptar në udhëheqjen e partisë dhe shokut Enver Hoxha i ka rezistuar rrethimit gjeografik të forcave imperialiste e revizioniste, dhe bllokadave e komploteve të tyre. Pas kompletimit me sukses të planit tonë të tretë 5-vjeçar, ne po punojmë në frymë revolucionare duke mbajtur në njërën dorë kazmën e në tjetrën pushkën për realizimin e planit 4-vjeçar 1966-1970, duke çuar përpara luftën kundër imperializmit amerikan dhe agjentëve të tij revizionistë modernë. Lejomëni të ngre këtë dolli për miqësinë e pathyeshme mes popullit shqiptar dhe atij korean, rroftë partia koreane e punës dhe republika Demokratike e Koresë, me në krye udhëheqësin Kim Il Sung! Rroftë paqja e miqësia mes popujve të botës!