Çfarë përmban e shumëpërfolura paketa “McAllister Plus”, dokumenti i kompromisit politik?

Dokumenti mbi të cilin zyrtari i lartë amerikan Hojt Brajan Ji ajo çfarë i la Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha në tryezën e negocimit është një propozim i integruar mes paketës MC Alister dhe asaj 7 pikëshe që kreu i qeverisë i ofroi Lulizm Bashës në takimin e 3 majit në Presidencë.

E vetmja pikë e ezauruar tashmë në dokument është ajo e kreut të shtetit, pas ngjitjes së Ilir Metës në karrigen e Presidentit. Propozimi i zyrtarit të lartë të Dashit i ofron opozitës postin e një zv/kryeministri, me kushtin që të jetë person jo politik. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor).

Në dokumentin 20 pikësh opozitës i jepet gjithashtu edhe një Ministri e re speciale që do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.

Lulizm Bashës i jepej njëherazi edhe posti i Avokatit të Popullit, dhe ai i kreut të KQZ – së, por jo shumica në këtë institucion.

Data e zgjedhjeve nuk mund të shtyhet përtej 16 Korrikut. Ky propozim i bërë nga Mc Alister në 25 Korrik u rikthye edhe në dokumentin e integruar të 16 Majit nga Hojt Brajan Ji. Sakaq opozitës i kërkohej kthimi në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetting – ut.

Dokumenti 20 pikësh parashikon edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor, të cilat do të garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si edhe ndryshime më të ashpra në Kodin Penal për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet. Nga ana e tyre ndërkombëtarët ofronin mbështetje për forcimin e monitorimit të regjistrit të zgjedhësve.

Pjesë e garancisë për zgjedhjet në paketën Mc Alister Plus është edhe caktimi i përkohshëm i personave të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.

Pjesë e rëndësishme e propozimit të integruar është edhe largimi e parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike, ku partive politike u këkrohet angazhimi për largimin e

kandidatëve në lista dhe nga koalicioni të personave me rekorde kriminale.

Përmbledhje e pikave kryesorë në propozimin e integruar (“McAllister Plus”)paraqitur nga Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee më 16 maj 2017

  1. Një zëvendës Kryeministër i përkohshëm (person jo-politik), i propozuar nga opozita;
  2. Caktimi konsensual i katër ministrave (ekspertë teknik të respektuar) me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të administratës publike dhe ndikimeve në procesin zgjedhor;
  3. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i zgjedhur nga opozita;
  4. Avokati i Popullit i zgjedhur nga opozita;
  5. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat do të garantojnë standardet më të larta të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme;
  6. Përzgjedhja konsensuale e një kandidati të respektuar për President, i pranueshëm për Qeverinë dhe për Opozitën. (Nuk është më e mundur pasi Presidenti tashmë është zgjedhur në Parlament vetëm me votat e shumicës qeverisëse)
  7. Krijimi i një ministrie të re speciale, të drejtuar nga një figurë politike e zgjedhur nga opozita, e cila do të merret ekskluzivisht me zbatimin e çdo hapi që duhet të merret, në mënyrë që në të ardhmen shqiptarët mund të kenë mundësinë të votojnë përmes një sistemi elektronik.
  8. Ndryshime në ligjin për transparencën e financimit të partive politike.
  9. Ndryshime në Kodin Penal, dënime më të ashpra për blerjen e votës, fotografimin e fletës së votimit dhe krime të tjera lidhur me zgjedhjet.
  10. Burime shtesë për KQZ-në për të monitoruar financimin e zgjedhjeve dhe transparencën e shpenzimeve, duke përfshirë auditues ndërkombëtarë për financimin e fushatës së partive politike dhe ndryshime të mundshme në ligjet përkatëse.
  11. Emërimi i ekspertëve teknikë si zëvendësministra në ministritë që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor, të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët do të monitorojnë çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor
  12. Caktimi i përkohshëm i personave të respektuar, të cilët nuk përfaqësojnë parti politike, si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit dhe Policisë dhe monitorim i fortë ndërkombëtar për të parandaluar abuzimet e mundshme të administratës publike.
  13. Strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit për të monitoruar problemet e lidhura me zgjedhjet, të përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm dhe 12 Zëvëndës Drejtorë rajonalë, të ndihmuar nga PAMECA dhe ICITAP.
  1. Shtyrja e zgjedhjeve deri më 16 korrik (Ky propozim daton që nga 25 prilli, pra 3 javë para se propozimi i integruar ju prezantua palëve!)
  2. Droga: Komuniteti ndërkombëtar do të monitorojë çrrënjosjen e kanabisit. Pjesëmarrja e opozitës në Task Forcën Kombëtare të luftës kundër Drogës.
  1. Dekriminalizimi (Largimi dhe parandalimi i kriminelëve nga mbajtja ose kërkimi i posteve publike) Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë të kandidatëve në listat partiake dhe të koalicionit.
  1. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve.
  2. Mbështetje ndërkombëtare për KQZ-në për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës, për vëzhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.
  3. Mbështetje ndërkombëtare për vëzhgimin e rolit të medias në zgjedhje dhe caktimin e segmenteve orare në media. Ndalimi i transmetimeve të videokasetave të partive politike të regjistruara më parë pa identifikim të qartë.
  4. Kthimi i Opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut