Carl August Sandburg fituesi i tre Çmimeve Pulitzer, dy për poezi dhe një për biografi të Abraham Lincolnit

Carl August Sandburg (6 janar 1878 – 22 korrik 1967) ishte një poet amerikan, shkrimtar, dhe redaktor i cili fitoi tri Çmime Pulitzer, dy për poezi dhe një për biografi të Abraham Lincolnit. Gjatë jetës së tij, Sandburg, ishte konsideruar gjerësisht si “si një figurë e madhe në letërsinë bashkëkohore,” sidomos për vëllimet me vargje të përzgjedhura, duke përfshirë Chicago Poems (1916), Cornhuskers (1918), dhe Smoke and Steel (1920). Ai ka gëzuar epitrtin “poet i pakrahasueshëm i apelit në ditën e tij, sepse gjerësia me përvojat e tij, ndoshta lidhet me aq shumë fillesa të jetës amerikane “, dhe në vdekjen e tij më 1967, Presidenti Lyndon B. Johnson për te ka thenë se” Carl Sandburg ishte më shumë se poet me forcën e gjeniut, ishte më shumë se zëri i Amerikës, Ai ishte Amerika.