“Burg për simbolet komuniste dhe të ikë Ruçi”, propozimet e PD për ‘dekomunistizimin’

Demokratët po finalizojnë projekligjin e dekomunistizimit, i konceptuar mbi tri shtyllat kryesore: ndalimin e propagandës dhe simboleve komuniste, përcaktimin dhe heqjen e titujve të nderit apo privilegjeve të tjera nga qeveria e shteti të personave përgjegjës për diktaturën komuniste dhe krimet e saj, krijimi i mundësive ligjore për penalizmin dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve komuniste.

“Gazeta Shqiptare” zbardh disa nga propozimet që do të përfshihen në projektligj ku nuk përjashtohet edhe dënimi me tri vite burg kush mban simbolet komuniste. Kërkohet largimi i Gramoz Ruçit nga Kuvendi i Shqipërisë dhe deri tek heqja e emrit të Mehmet Shehut nga një rrugë në Ballsh. Për një iniciativë sa më të plotë, demokratët prej disa javësh po bashkëpunojnë me gjermanët, të cilët kanë praktikë shumë-vjeçare jo vetëm në ndalimin e simboleve, por edhe në dënimin e krimeve të nazizmit. Një mekanizëm të ngjashëm synon të ndërtojë edhe Partia Demokratike, bazuar mbi përcaktimet ligjore për torturën, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit. Pikërisht, me iniciativë të PD-se në bashkëpunim edhe me fondacionin gjerman “KonradAdenauer” (CDU) dhe shoqatën e Antikomuniste të Përndjekurve Politikë po përmbyllet projektligji për dekomunistizimin, me qëllim ndarjen e vendit nga e kaluara kriminale e diktaturës komuniste dhe zgjatimet e saj në ditën e sotme. Për herë të parë në përgatitjet një ligji që synon dekomunstizimin e vendit po marrin pjesë drejtpërdrejt të përndjekurit politikë, si grupi shoqëror më i interesuar për këtë proces, sipas tyre të vonuar, por të domo-sdoshëm për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit”.

SHTYSA

Shtysë për këtë nismë të PD-së u bë rishfaqja e simboleve komuniste së bashku me foto e diktatorit Enver Hoxha në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës. Jo më larg se 2-3 muaj më parë, Italia ka miratuar ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist. Ekspertë gjermanë që po asistojnë në përgatitjen e projektligjit nga PD-ja i kanë sugjeruar asaj që të përshtatet ligji gjerman për ndalimin e simboleve të nazizmit, pasi ata konsiderojnë se komunizmi në Shqipëri ishte një- soj i ashpër si nazizmi në Gjermani, ndërkohë që komunizmi në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës ishLindore ishte më i butë se në vendin tonë. Por mësohet se ekspertët gjermanë kanë kërkuar me këmbëngulje që PD-ja këtë herë në përgatitjen e këtij ligji të jetë serioze dhe e besueshme.

DËNIMET

Nisma e PD-së për ndalimin e simboleve të diktaturës komuniste nuk është parashikuar si një ligj i veçantë, por si ndryshime në Kodin Penal, që dënojnë çdokënd që i përdor ato. Enkelejd Alibeaj, i cili drejton këtë proces, është shprehur se kjo nismë e PD-së do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare. “Që të bëjë minimalisht një pastrim, një purifikim të memories së vet sociale, sigurisht me qëllimin parësor të ndëshkimit të atij sistemi dhe së dyti, më e rëndësishme është për të mos u përsëritur në të ardhmen”, u shpreh z.Alibeaj. Anëtarët e tjerë të këtij komisioni të posaçëm të ngritur nga PDja janë Nebil Çika, Gazmend Bardhi, Erald Kapri, Akil Kraja. Ata kanë zhvilluar disa herë takime me ekspertët gjermanë, ndërkohë që do të shkëmbejnë edhe email-e në mungesë të takimeve deri në finalizimin e projektligjit, i cili pritet të përfundojë në datën 29 nëntor, ditë kur jo rrallë në festimet e saj janë shfaqur simbolet komuniste dhe portreti i diktatorit Hoxha. Megjithatë, pritet që brenda 10 ditësh grupi i punës të ketë hartuar draftin, për kriminalizimin e shfaqjes së simboleve të diktaturës.

MODELET

Ekspertët ligjorë të opozitës po shqyrtojnë dhe vlerë- sojnë modele të ndryshme, kryesisht të Gjermanisë dhe të vendeve ish-komuniste, të cilat kanë ndalur me ligj jo vetëm ekspozimin e simboleve të komunizmit, por edhe të nazizmit. Në disa vende, ligji detyron policinë që të ndërhyjë për të shpërndarë tubimet dhe për të ndalur shfaqjen e çdolloj sim boli të komunizmit dhe nazizmit, ndërsa disa vende të tjera, si Çekia, parashikon dënim me burg për personat që ekspozojnë simbole të tilla. Burime brenda grupit të punës bëjnë me dije se po shikohet për adaptimit e një modeli, i cili dënon deri në tri vite burg personat përgjegjës për shfaqjen e simboleve të komunizmit. Disa ditë më parë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zh villoi një takim me drejtorin e Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri, z. Ëalter Gloss, me qëllim bashkëpunimin dhe ekspertizën gjermane në hartimin e ligjit për ndalimin e simboleve të komunizmit. Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar miratimin e një ligji për dënimin e përgjegjësve për rreth 7 mijë krime gjatë periudhës së komunizmit.

PROJEKTLIGJI I DEKOMUNISTIZIMIT, TRI SHTYLLAT KRYESORE

1- Ndalimin e propagandës dhe simboleve komuniste. 2- Përcaktimin dhe heqjen e titujve të nderit apo privilegjeve të tjera nga qeveria e shteti të personave përgjegjës për diktaturën komuniste dhe krimet e saj. 3-Krijimi i mundësive ligjore për penalizmin dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve komuniste. n Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën e BE-së, që barazon në trajtim krimet e nazizmit me ato të komunizmit. Ky do të ishte hapi i parë, që do të çonte në realizimin sipas standardeve euroatlantike krimet e komunizmit në Shqipëri. n Përcaktimin me ligj të llojeve të krimeve të konsumuara nga diktaturës komuniste shqiptare, që nuk parashkruhen nga e drejta ndërkombëtare, e njohur edhe nga legjislacioni shqiptar: krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Të tria këto vepra penale janë konsumuar nga diktatura komuniste dhe për këto ka qindra fakte e prova. Konkretisht, krime lufte: përdorimi i ushtrisë së brigadave partizane pas datës zyrtare të çlirimit nga nazizmi, 29 nëntor 1944. Këto krime janë kryer kryesisht në veri të vendit ku popullsia civile është vrarë, torturuar, burgosur, djegur shtëpi e grabitur prona nga njësi ushtarake të rregullta, siç ishin brigadat partizane apo repartet e ndjekjes, shpeshherë në bashkonim edhe me forcat ushtarake Jugosllave. (p.sh – rasti i Prek Calit, i diskutuar shumë ditët e fundit).

n Krime kundër njerëzimit: Pushkatimi e burgosja në shkelje të të gjitha ligjeve të qytetarëve të pafajshëm për dyshime se ishin kundërshtarë të regjimit apo për terror nga ana e qeverisë komuniste dhe veglave kriminale të saj (rasti masakrës së bombës në legatën sovjetike, në 1952 ku pushkatuan pa gjyq 22 qytetarë të pafajshëm, kryesisht intelektualë, sipas një vendimi të byrosë politike të PKSH-së). n Gjenocid: Përndjekja për disa breza deri në shfarosje të familjarëve të kundërshtarëve politikë të diktaturës, kryesisht gra, fëmijë e pleq. Internime, dëbime, shpallje kulakë etj., pa asnjë vendim gjyqi, me vendime politike të PPSH, Frontit Demokratik etj., apo me vendime politike të një komisioni gjithashtu politik (Komisioni i Dëbim- Internimeve). Precedenti, kampet e shfarosjes në masë Tepelena, Kruja etj., ku familjarët e kundërshtarëve politikë të regjimit i izoluan në tela me gjemba dhe u lanë të vdisnin nga uria, sëmundjet dhe torturat. Në Tepelenë vdiqën rreth 400 fëmijë, ndërkohë që në Turan, një nga seksionet e këtij kapmi shfarosjesh vdiqën vetëm në një natë 49 fëmijë. Pati nëna që varrosën brenda ditës nga dy fëmijë. n Përcaktimi ligjor i këtyre krimeve do t’u krijonte mundësinë individëve apo grupeve të viktimave të ngrinin padi penale ndaj autorëve të tyre si në gjykatat e prokuroritë shqiptare, edhe në ato ndërkombëtare. n Ndalimi i simboleve e propagandës dhe nderimi apo privilegjet nga shteti të autorëve të krimeve komuniste. Ne kërkojmë përcaktimin si vera penale të shfaqjes apo demonstrimit publik të simboleve dhe propagandës komuniste. n Përcaktimi si vepër penale dhe ndëshkimin ligjor të mohimit të krimeve komuniste, një masë që e kanë shumica e ish-vendeve ishkomuniste anëtare të BE. Lituani, Letonia, Polonia, Hungaria etj. n Përcaktimi vepër penale (moskallëzim krimi) të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në ekzekutime të të dënuarve me vdekje, ose që kanë dijeni për ta, të cilët nuk tregojnë se ku janë varrosur ose kanë përfunduar trupat e tyre. n Heqjen me ligj të emrave të rrugëve, shesheve shkollave dhe gjitha objekteve publike të autorëve të krimeve të komunizmit shqiptarë apo të huaj dhe datave e ngjarjeve përkujtimore komuniste. (Psh., bulevardi kryesor i qytetit të Ballshit e ka emrin ‘Mehmet Shehu’ apo një nga rrugët e hyrjes në qytetin e Vlorës ka emrin ‘Asim Aliko’. Është kriminale dhe e papranueshme që Gramoz Ruçi është venë me emër dhe foto në Muzeun e Gjetheve për krimet e komunizmit si një nga autorët kryesorë të tyre dhe zgjidhet kryetar parlamenti).

Burimi: http://www.gsh.al/2017/11/26/nga-largimi-i-rucit-prej-kuvendit-deri-tek-heqja-e-emrit-te-mehmet-shehut-ne-ballsh-drafti-i-pd-tri-vite-burg-kush/