“Bunk’Art 2”, Rama: Kush harron te kaluaren e hidhur, i denuar ta rijetoje

Ne oborrin e Ministrise se Brendshme u çel dje per publikun i ashtuquajturi “Bunkeri Muze”, nen emrin “Bunk’Art 2”

 Ne oborrin e Ministrise se Brendshme u çel dje per publikun i ashtuquajturi “Bunkeri Muze”, nen emrin “Bunk’Art 2”, ne ceremonine e hapjes te te cilit ishte i pranishem Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem, Saimir Tahiri. Nga ana e tij, kryeministri tha se hapja e ketij bunkeri ka nje mision, pikerisht kujtesen dhe nderimin e viktimave te regjimit. “Sepse cilido qe harron te kaluaren eshte i denuar qe ne kete jete ta rijetoje ate”. u shpreh ai. Kujtome sakaq, se gjate protestave te 8 dhjetorit te vitit te kaluar, opozita dhe nje pjese e ish-te perndjekurve politike e sulmuan hyrjen e ketij bunkeri dhe akuzuan Edi Ramen se permes tij po shprehte nostalgjine per regjimin. Prandaj dje Kryeministri perfitoi nga rasti qe t’iu pergjigj edhe ketyre akuzave. “Kushdo qe thote ky eshte nje bunker per te risjelle ne forme shprehjeje nostalgjie dhunen e se kaluares permes te qendruarit te tij ne sheshin siper, ka nje detyrim moral te vije dhe ta vizitoje dhe ta qepe gojen perballe kujtimit te viktimave, te cilat per here te pare ne historine e ketyre 25 viteve kane nje hapesire qe t’u flasin njerezve drejtperdrejt, jo permes te treteve, jo permes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, deklaroi Kryeministri. Gjithashtu, ne kete ceremoni, Kryeministri permendi edhe dosjet dhe foli per “disa qe i tremben hapjes se tyre”. “Dosjet per te cilat kane ende frike, makth dhe pafuqi te trishtueshme disa qe i tremben edhe bunkerit edhe muzeut poshte, njesoj si korbat i tremben nje dordoleci”, u shpreh ai. Ne kete muze te pagezuar me emrin “BunkArt 2”, si vazhdimesi e “BunkArt 1”, Rama tha se, mund te shihet sesi mijera te pushkatuar permes gjyqeve te montuara, kane rigjetur nje identitet, edhe pse shume prej tyre nuk dihet ende ku kane eshtrat. Ne fund, kryeministri ftoi veçanerisht te rinjte qe ta vizitojne ate per t’u njohur me te shkuaren. “Eshte nje muze per ata qe linden diten kur u shemb bunkeri i diktatures dhe qe e kane te pamundur te krijojne nje ide te qarte duke degjuar historite e te tjereve”,- tha Rama.Watch Full Movie Online Streaming Online and Download

“Kushdo qe thote ky eshte nje bunker per te risjelle ne forme shprehjeje nostalgjie dhunen e se kaluares permes te qendruarit te tij ne sheshin siper, ka nje detyrim moral te vije dhe ta vizitoje dhe ta qepe gojen perballe kujtimit te viktimave, te cilat per here te pare ne historine e ketyre 25 viteve kane nje hapesire qe t’u flasin njerezve drejtperdrejte, jo permes te treteve, jo permes librave, kujtimeve, fjalimeve, por fizikisht”, deklaroi Kryeministri.

 

“Muzeu i propozohet kujteses se gjithsecilit”

“Ky bunker, te dashur miq, eshte praktikisht hyrja ne te parin memorial deri me sot, i konceptuar dhe i ngritur mbi themele kushtuar kujtimit me mendje, me zemer, por dhe me sy te viktimave te terrorit komunist. Kushdo qe ka folur ne hava deri me sot, gratis, siç brumoset zakonisht shpifja, se ky eshte nje bunker per te risjelle ne forme shprehje nostalgjie dhunen e te kaluares permes te qendruarit te tij ne sheshin siper, ka detyrimin moral te vije ta vizitoje dhe ta qepe gojen perballe kujtimit te viktimave, te cilat, per here te pare ne historine e ketyre 25 vjeteve, kane nje hapesire qe t’u flasin njerezve drejtperdrejte, jo permes te treteve, jo permes librave, jo permes kujtimeve, jo permes fjalimeve, jo permes debateve, por fizikisht, sy me sy”, tha mes te tjerash dje kryeministri. Duke shtuar se e tere makineria totalitare qe ka perndjekur dhe torturuar kujtesen e atyre qe mbeten gjalle, permes ketij Muzeu i propozohet kujteses se gjithsecilit. Pertej atyre qe jane ende gjalle, pasi kaluan permes kesaj nentoke, eshte nje Muze per ata qe linden diten kur u shemb bunkeri i diktatures dhe qe e kane te pamundur te krijojne nje ide te qarte dhe te tyren per çka ishte kjo nentoke, duke degjuar historite e te tjereve. “Ky Muze eshte vullneti per te shlyer nje borxh te kujteses, nje borxh te pashlyer, perkundrazi, te renduar ne keto 25 vjet, kur kujtesa u perdor jo e pandare, siç thoshte Gjenerali De Gaulle, por me dallime preferenciale, si toke e djegur dhe e shkrete, ku gjithsecili mund te mbillte ate qe donte per te arritur qellime pa asnje lidhje me respektin ndaj kujteses. Ne kete Muze deshmohet sesi pergatiteshin me gjakftohtesine me te madhe dosjet hetimore te sigurimit, dosje prej te cilave kane ende nje frike, nje makth, nje pafuqi vertet te trishtueshme, disa qe i tremben edhe bunkerit lart, i tremben edhe Muzeut poshte, njesoj si korbat i tremben nje dordoleci. Ne kete Muze mund te shihet sesi mijera te pushkatuar nepermjet gjyqesh te montuara kane rigjetur fale nje pune te imet kerkimore, nje identitet, kane rigjetur fytyren dhe emrin e tyre, edhe pse shume prej tyre nuk dihet ende ku i kane eshtrat”, apeloi gjithashtu ai.