Britanikët: Vrasësi i dyfishtë shqiptar i nxori sytë viktimës

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh kur mediat britanike shpërthejnë të terrorizuara. Sipas tyre, një shqiptar 53-vjeçar, i akuzuar për vrasje të dyfishtë, fshihej në Britani prej 18 vitesh. Sipas Express, Avni Metra, kishte rrahur gruan e tij dhe i kishte nxjerrë sytë njërit prej viktimave. Por ai ia kishte dalë të mbërrinte në Britani në vitin 1998 pasi i kishte paguar një trafikanti 5 mijë sterlina. Ai po arratisej nga Shqipëria pasi një gjykatë e kishte dënuar me 25 vite për dy vrasje të tmerrshme. Metra rrahu për vdekje me automatik një person në vitin 1997 dhe tre muaj më vonë ishte pjesë e një grupi që gozhdoi një njeri në dysheme, i prenë veshët, i nxorrën sytë dhe më pas e qëlluan për vdekje. Pasi mbërriti në Britani, Metra, që ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit, kërkoi azil si refugjat kosovar me emrin Abdul Mekra. Madje ai përfitoi mijëra paundë si ndihmë sociale. Ai jetonte në veri të Londrës me gruan dhe një fëmijë. Në vitin 2010 u arrestua pasi dhunoi të shoqen. Por policët sërish nuk e kuptuan se ishte personi që kërkohej. Ai u dënua me një vit burg me kusht. Metra u arrestua dje dhe pritet t’i nënshtrohet procedurës së ekstradimit. Në prill, ministri i Drejtësisë në Britani, Michael Gove tha se një në 20 kriminelë të huaj në Britani është nga Shqipëria. Në total bëhet fjalë për 10 mijë kriminelë të huaj.

Një shtetas shqiptar, i cili është dënuar për dy vrasje është kapur në Britaninë e Madhe, ku fshihet prej 18 vitesh.

Shqiptari Avni Metra 53 vjeç është përballur me gazetarë të ‘Daily Mail’, të cilët gjatë një investigimi kanë arritur ta gjejnë atë, ndërsa kjo media shkruan se policia angleze kishte dështuar në kapjen e 53-vjeçarit shqiptar. Media britanike shkruan se policia nuk e kishte idenë se ku ndodhej shqiptari edhe pse ishte në listën e të kërkuarve nga Interpol dhe ishte arrestuar njëherë në Londër për dhunimin e një gruaje.

Avni Metra kishte identitet të remë Avdul Mekra

Avni Metrës i është dhënë një pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1998 me identitet të rremë, Avdul Mekra me pretendimin se ishte refugjat nga Kosova.

Sipas investigimit të ‘Daily Mail’ 53-vjeçari Avni Metra ka përvetësuar para dhe përfitime duke punuar në të zezë, madje ka qenë i përfshirë edhe në disa çështje që lidhen me prostitucionin.

Avni Metra: Nuk jam vrasës

Në videon e publikuar nga ‘Daily Mail’ duket gazetari, i cili shkon në banesën e 53-vjeçarit shqiptar dhe sapo hap  derën, duken dy thika të vendosura sipër një tavoline. Gjatë bashkëbisedimit shqiptari deklaron se është nga Kosova dhe se nuk është vrasës, duke theksuar se nuk ka vrarë asnjeri.

“Rasti Metraështë zbuluar muajin e kaluar nga prokurorët në Shqipëri, një vend që dëshiron të anëtarësohet në BE. Shefat e Interpolit në Tiranë thanë se kanë kërkuar arrestimin e tij në vitin 2008, pasi ata kanë mësuar se ai ishte vendosur në Londër”, shkruan ‘Daily Mail’

Më tej ‘Daily Mail’shkruan se autoritetet shqiptare  po kërkojnë të paktën gjashtë vrasës shqiptarë që jetojnë në Londër me identitet të rreme.

Avni Metra është dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për një vrasje të dyfishtë dhe sot do të dalë para Gjykatës për të vendosur nëse do të ekstradohet në vendin tonë për të vuajtur dënimin.

avni metraaavni metraaaaa

NEWS- ALBANIAN SPECIAL - Collect picture - Passport belonging to Albanian,convicted murderer,Avni Metra.

avni metraaaaaaaaaaaaaaavnio metrabanesa