Bregu tregon bisedën me Topallin në 1 të mëngjesit/ Ish-deputetja e PD-së: Humbja, e paralajmëruar

Përjashtimi i kritikëve, Bregu: Hakmarrje e Bashës prej njeriu të vogël

Ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe një nga kritiket e kryedemokratit Lulzim Basha, Majlinda Bregu gjatë një interviste dhënë mbrëmjen e djeshme për emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, komentoi situatën ku ndodhet aktualisht PD-ja. Bregu foli për zhvillimet më të fundit në PD dhe çfarë do të bëjnë kundërshtarët e Bashës, pas paralajmërimit të këtij të fundit se fraksionet nuk do legalizohen.Vetë tha se e priste që të mos ishte në listën e PD-së. Por ish-ministrja e PD-së, Majlinda Bregu ka treguar dy emrat që nuk priste të mos ishin në listën e deputetëve të PD. Pavarësisht problemeve në PD, zonja Bregu tha në një intervistë në Report Tv se një njeri me vizion nuk mund ta çonte partinë në këtë situatë.

Pjesë nga intervista

Hera e parë që flasim pas zgjedhjeve të qershorit dhe parashikimi juaj që mënyra sesi po performonte Basha doli dhe sipas parashikimit tuaj PD do të humbiste, sipas jush cili është shkaku që PD humbi?

E para nuk jam e lumtur që më doli fjala. Është një nga ato rastet që nuk ka ndjesi gëzimi që mbase intuita të bën të jesh i qartë, ajo që ndodhi me PD gjatë zgjedhjeve ishte humbje e paralajmëruar prej vitesh. Mënyra sesi PD iu afrua ciklit zgjedhor për këdo që ka eksperiencë politike por edhe ata që kanë një nuhatje politike, shkarja drejt një humbje të thellë ishte e qartë duke nisur edhe nga zgjedhjet lokale të 2013.

E prisnit që nuk do të ishit në listë?

Isha e qartë e prisja, prisja duke njohur Bashën prisja hakmarrjen e njeriut të vogël. Nuk e mendon forcën politikën si një lopë që duhet ta mjelë, por e mendon se është kalorsi  i një karroje të madhe që duhet ta cojë përpara.

Cila ishte problemi më i  madh i listës sipas jush?

Shumë gjëra më kanë habitur në atë listë, e para kam gjetur emra njerëzish që në mëngjes e kanë gjetur veten deputetët të propozuar nga kryetari, jam habitur ishin retorika  boshe e republikës së re. Jam habitur kur nuk kam parë emra sidomos emri i Jozefina Topallit, kam folur atë natë me zonjën Topalli. Dhe ishte e turpshme dhe nuk tha ky është vendimi im dhe të paktën të shihte në sy. Nuk i tha as Ridvan Bodes Faleminderit, në PD ishte thyerja e respektit.

Ju e shihni partinë si institucion, por pjesa më produktive e politikës është ajo që bëhet jashtë kameras, si ishin raportet tuaj njerëzore me Bashën?

Nuk ka pasur investim njerëzor me Bashën gjatë këtyre viteve. Investim për të patur solidaritet me njëri-tjetrin, nuk ka pasur, por ka pasur investim tek përçarja, intriga, tek thashetheme.

Analizën e zotit Berisha për humbjen e zgjedhjeve si e shikoni, ju duket e plotë apo e njëanshme?

Kush e njeh Sali Berishën, besoj se gjithë këto kohë i ka bërë pyetje, duhet të kenë pyetur edhe ti siç më kanë pyetur edhe mua. Mirë ky, por zoti Berisha çfarë po bënë. Duke menduar se lideri historik i PD, forca politike të cilën ai e krijoi, me të gjitha ditët e mira dhe të këqija, prapë mbetet një aset kombëtar. Besoj që ishte momenti që Sali Berisha duhet të fliste. Besoj që për aq sa e njoh unë pak ka thënë atë ditë në mbledhje mbas votimit të Gramoz Ruçit edhe nga deputetë të Partisë Demokratike. Pra pak ka thënë më pak se çfarë ka ndjerë, besoj se ka pasur shumë më të rëndë ndjesinë sesa ka arritur ta shpreh edhe atë ditë në mbledhje. Mbase dhe fakti i përballjes, kur e sheh realiteti direkt dhe e prekë më shumë në grupin parlamentar padashur që të analizojë ndjeshmërinë e tij, por nuk mbajti më dhe duhet të fliste.

Në fakt pyetja e pyetjeve është së çfarë duhet të ndodhë në PD sipas jush?

PD duhet të kthehet në shinat e legjitimitetit të votës së pavjedhur, së pamanipuluar dhe të respektimin e ligjeve të saj të brendshme. Ne nuk jemi të besueshëm për shqiptarët, ky mund të jetë problemi më i madh politik me kryetarin e PD sot. Ne nuk mund të dalim dhe të garantojmë dhe të bëjmë betejë për votën e lirë, kur kemi dhunuar procesin e votimit të lirë në shtëpinë tonë. Sepse ajo çfarë ka ndodhur në 22 korrik nuk është proces legjitim dhe transparent. Mosrespektimi dhe mospërfillja që i është bërë atyre që është baza ligjore e partisë, nuk shkohet askund pa një rregullore, nuk mund të futesh dhe në regji pa një rregullore teknike. Dhunimi që i është bërë standardeve, nuk mund të lihen të kalohen në heshtje. Nuk është proces që do gëlltitet lehtë. Nuk e ka të lehtë që ta kthejë një proces të drejtë të votimit. Nëse donte të kandidonte për kryetar, të hynte në garë si një anëtar i thjeshtë i partisë. Mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet, nuk u depozitua asnjë fakt i manipulimit të zgjedhjeve të 25 qershorit.