Nga Ndue BACAJ
Në ditet e para të muajit prill të vitit 1941 ushtria Jugosllave kishte hyrë në trojet etnike shqiptare (Hot ,Kastrat e më gjerë ) , “per t’i dalur përpara” ushtrisë fashisto-naziste , që po marshonte per të pushtuar edhe mbreterinë Jugosllave… Në ketë kohë shumica e kastratësve duke qenë në mes dy zjarresh ishin detyruar të largohen me familje e gjanë e gjallë per në trojet e tjera të Malesisë ku gjenin strehë më të sigurt në Reç , Lohe të siperme e tjer , duke mbetur keshtu fare pak banore në shtepiat e tyre…Në terheqje e siper (pasi po mmundej nga ushtria fashiste) ushtria shovene serbo-malazeze filloi arrestimin dhe prangosjen e të gjithë atyre malesorë që arriten t’i kapnin edhe pse nuk kishin asnjë faj.. Arrestimet e bastisjet nisen në fshatin Pjetroshan ,pasi disfata e luftës me ushtrinë fashiste e ushtrisë jugosllave filloi ketu afer , në Bader të Mehajve (Koplik) e në Përrua të That …Të parët që u arrestuan me 6 prill 19141 ishin Palokë Mirash Murrizi -Pjetroshan , dhe Malotë Nikollë Curanaj (Curraj) -Jeran, i cili kishte qenë (i punsuar) çoban te Halla e tij (Dil Bacja e martuar në Pjetroshan me Gjeto Dak Ujken)..E pastaj do të arrestonin Marash Kolë Gjoken (Preçetaj) -Gradec , Lukë Prelen (Preçetaj) Gradec , Arif Smajl Halajn -Aliaj , Riza e Vesel Breshkun -Aliaj , Pellumb Maçin –Vukpalaj, dhe Kolë Nikë Lulashin.. Po ketë ditë , pas ketij “grupi” fatkeq do të arrestonin edhe Marash Gjekë Ndoken Vuçetaj (Pjetroshan) , Prelë Gjeto Broqin -Kosan, Prekë Gjonin (Vuçetaj) dhe Gjovalin Prekë Rrethatoken –Pjetroshan. Nentë të arrestuarit e parë do të prangoseshin me pranga hekuri ,ndersa katër te arrestuarve te dytë do tu lidhnin duart me konop…Fati deshti qe Marash Gjekë Ndoka dhe Prelë Gjeto Broqi ,t’i zgjidhnin duart nga konopi dhe të arratiseshin ,ndersa Prekë Gjoni dhe Gjovalin Prekë Rrethatokja do të liroheshin nga Serbo-Malazezet pasi janë “prezentuar” si kusherinjet e majorit të ushtrisë Serbo-malazeze , Lekë Mirash Luca (i Pjetroshanit) i njohur në luften e Koplikut 1920 , por per ketë duket se i ka ndihmuar edhe gjuha nashke që kanë ditur ta flasin ..Mjerisht fati nuk ka qënë me të arrestuarit e grupit parë të perberë prej nentë fatkeqesh të lidhur dy e nga dy..ku kishte mbetur i prangosur i vetem Kolë Nikë Lulashi , (që dinte edhe serbisht). Kola duke perfituar edhe nga terreni , si dhe guximi arratiset ,duke u shpetuar nga duart ushtareve serbo-malazez…Ndersa kater “çiftet” e tjera të prangosura dorë në dorë “vazhduan” rrugen per në Bozhaj të Hotit. Ata tetë burra kastratas edhe pse e dinin se ishin pa shpetim në duart e bishave të “plagosura” sllave të komanduara nga krimineli Savo Pjetri , qendronin me koken lart dhe pa u ligeshtuar per asnjë çast .. Në Bozhaj ata i ndalen para një grope gelqerje (të braktisur) dhe të rrethuar nga ushtarë e oficer të armatosur e të egersuar serbo-malazez… Para kesaj situate të renduar edhe psikologjikisht një oficer që dukej se ishte nga Serbia u kishte thenë ketyre malesoreve ; se ju si armiqt tanë të perhershem keni deshiruar humbjen tonë me ushtrinë italiane ,ndaj ju kemi sjellur ketu që ta paguani me jetë “deshiren” tuaj… Në ketë moment pranë gropes së gelqeres afrojnë një kale ,të cilin e “pushkatojnë”, duke u treguar keshtu fatin që i pret tetë shqiptaret e prangosur…, por ata nuk “dorzohen”… Oficeri serb që hiqej edhe si komandanti i “madh” jep urdher që tetë kastratasit e lidhur dorë per dorë të rreshtohen pranë gropes së gelqeres ,si dhe veçon 16 ushtarë të tij të armatosur ,të cilet i vendos në një distance prej 5-6 metrash nga fatkeqet ,që kishin ra në duar të mizorëve shkije. Ushtareve u jep komanden të pergatiten per zjarr… Ndersa kastratasit trima i provokon duke u thenë se kamë pushkatuar shumë shqiptarë ,por me sa duket ju jeni më të friksuarit , ndaj nese doni të shihni ndonjë fije shprese per të jetuar, kerkoni mëshirë ,duke u ulur ne gjunjë per të më fshire me gjuhen tuaj të “ndyrë”
kepucet e mia dhe të ushtareve të mbreterisë, si dhe të puthni duart tona që kanë “çelsin” e shpirtit tuaj…. Njekohesisht ju tha të prangosurve buzë gropes së vdekjes të nderojnë flamurin jugosllav ,gjë që malesoret e refuzuan … Në ketë moment fatal trimave të Kastratit ,Malesisë e Shqiperisë ju kujtuan trimerit e heroizmat e të pareve të tyre ,dhe me shpirtë e mendje filluan të “kendojne” kenget e trimerisë të kuvendeve , logjeve , betejave ,por edhe ato të djepit , me të cilat i kishin rritur nanëloket kreshnike… Ata nuk u ligeshtuan , por me koken “lartë” thirren qelloni o kriminel , se nuk na perkulni…Shovenet serbo-malazez nuk hezituan ,por qelluan pa “meshire” duke teguar shpirtin dhe zemren e tyre katile , që siç shkruante gjeniu i kombit shqiptare at Gjergj Fishta : “ Të gjithë shkjetë në drrasë të krahnorit / kanë per zemer nga një gur vorrit”. Bataret e pushkeve të shkjeve gjimuan ,jo si pushkë , por si topa…Burrat trima u “rrezuan” sikur të ishin lisa shekullore , në mes shkembinjëve historik , sikur të ishte vetë mali me oshtimen e një orteku…. Por edhe mbas pushkatimit shkjetë e ballkanit si bisha të terbuara dhe me urrejte patologjike , nuk u ngopen me gjakun që i kishte mbuluar tetë kastratasit e pushkatuar, por i kontrolluan (me kembë) , per të vertetuar vdekjen e tyre. Madje kriminelet sllavë filluan t’i qellonin edhe me pistolet në koke…Por me sa duket vete Krijuesi kishte dashur që gjaku i ketyre kastrateseve të mos “humbë”, ndaj Lukë Prelë Preçetajn e kishin kapur plumbat në gishtat e dores..Ky kastratas instiktivisht apo me ndergjegje , duart tij të pergjakura i kishte vendosur mbi koken e vet , duke u dukur i mbuluar në gjakë ,ndaj nuk e qelluan me pistolet në kokë pasi e konsideruan të vdekur te sigurt.. Para se të largoheshin nga vendi i krimit keta kriminel shekullore , në gropen e gelqeres mbi trupat e kastratasve trima hollen kalin e pushkatuar pak më parë….. Lukë Prela pas largimit të ushtrise serbo-malazeze u çua nga gropa e vdekjes dhe u kthye në trojet e Kastratit , ku nuk kishte kambë shkjau ma…,duke u bërë keshtu lajmesi dhe deshmitari i gjallë i kesaj masakre … Emrat e shtatë të pushkatuarëve “të parë” kastratas janë :
- Palokë Mirash Murrizi
- Malotë Nikoll Curanaj (Curraj)
- Arif Smajl Halaj
- Riza Breshku (Aliaj)
5.Vesel Breshku (Aliaj)
- Marash Kolë Gjokë Preçetaj ,
- Pellumb Maçi. *1*
Pas ketij lajmi të zi që u mori jetën me 6 prill 1941 ketyre shtatë malësorëve shqiptar të pafajshem , familjaret e ketyre burrave te pushkatuar e kishin mjaft të veshtirë per të shkuar në vend-ngjarje ,per të identifikuar dhe varrosur njerzit e tyre ,pasi ende kishte luftë në ketë pranverë ,që në vend që të “degjohej” aroma e luleve degjohej era e barutit.. Nga kjo kohë e tmerrshme unë (nipi i njerit nga keta të pushkatuar, Malotë Curanajt ,ose Doshit siç e therriteshin në zbunim..), kam të memorizuar fjalet (e babes tim Llesh Nikollë Bacit -Curanaj) ,që së bashku me kushririn e tij te pare (Kolë Nikë Leken-Curanaj),kishin arritur të shkojnë pas tre diteve në Bozhaj të Hotit , ku e kishin gjetur kufomen e njeriut të tyre (se bashku me të pushkatuarit e tjer) , në një gjendje gati të panjohur (të nxire , fryrë e deformuar) ,që per ta identifikuar i kishin “ndihmuar” dhembet e gojes së Malotes që i kishte pasur katarosh (dy bashkë). Duke qënë kohe lufte , por edhe sipas këshilles të malesoreve të Hotit njeriun e tyre e futen në DHE në vorre të Bozhajve. Per ketë varrim jashtë tradites së malesoreve , babai im dhe kushriri itij kishin “gjetur” njefarë ngushellimi pasi, Malota në Hot edhe i vdekur ishte te dajat , sikurse edhe Marsh Kol Gjoka.. ( Ata ishin nipat e Nikollë Mirash Hasanit e djalit tij Tomes , që ndër mote kishin qënë vojvodë , firmetarë dhe veprimtarë të shquar (me pendë e pushkë) të çeshtjes kombetare shqiptare të ketyre trojeve.. Varrosja në Bozhaj të Hotit u mendua të ishte e perkoheshme , dhe në një kohë më të qetë do ta rivarrosnin në varret familjare në Jeran…(Babai imë dhe kushriri i tij, nuk e arriten ketë ditë pasi ata iken nga kjo botë para viteve 1990…).
Ushtria serbo-malazeze nuk ishte ngopur me kaq , por deri me 18 prill 1941 do të “njomte” trojet e Hotit e Malesisë edhe me gjakun e dhjetra malësorve të tjer me të vetmin “faj” ,se ishin shqiptar autokton.. Emrat e të pushkatuarëve “të dytë” (pas datës 6 deri me 18 prill 1941) janë :
1.Prek Gjoni Junçaj – Drumja (Hoti)
2.Gjeto Leka Junçaj “
3.Tomë Kola Junçaj “
4.Gjekë Kola Junçaj “
5.Zef Pretashi Junçaj “
6.Lekë Gjetja Junçaj “
7.Lucë Keqi Gjonaj “
8.Pjeter Pretashi Gjonaj “
9.Mark Pjetri Gjonaj “
10.Lul Dushi Dushaj -Traboini (Hoti)
11.Marash Uc Dedvukaj “
12.Dedè Nika Camaj – Vuksanlekaj-t (Hoti)
13.Koç Nika Camaj “
14.Lul Pjetroçi Camaj “
15.Zef Toma Camaj “
16.Kolë Prekalija Pepaj Kushe (Hot)
17.Nikë Leka Lucaj – Koja .*2*.
18.Pretash Gjoni Ivezaj – Gruda
19.Vatë Marashi Ivezaj “
20.Gjeto Mirashi Bojaj “
21.Lucë Mark Gali Lekoçaj -Trieshi
22.Kolë Uci Lucaj “ *3*.
23.Gjekë Pjeter Narkaj “
24.Nikë Pretash Therçaj “
25.Pretash Zef Gjerkaj “ *4*
Kur unë pata biseduar me Llesh Prela Camaj (në Vuksanlekaj) ,per ketë tregjedi që e kishte perjetuar me dhimbje e tmerr , na tha se është domethenëse të tregohet se tre nga të pushkatuarit nga Hoti ; Prekë Gjoni Junçaj , Marash Uci Dedvukaj dhe Lekë Gjetja Junçaj kanë qenë të mobilizuar dhe të veshur me rroba të ushtrisë Jugosllave. Madje ata kanë luftuar kunder ushtrisë fashiste italiane e gjermane , ku kishin vrarë edhe një oficer italian që kishte vrarë më parë një oficer të ushtrisë jugosllave dhe i kishte pas marrë rrypin e oficerit. Tre malesoret pasi e kishin vrarë oficerin italian i kishin marrë rrypin e oficerit jugosllav, të cilin porsa ju a panë ushtarakët jugosllav i akuzuan se e kishin vrarë keta oficerin jugosllav ,dhe per ketë i pushkatuan.*5*. Është me vlera të kujtohet se ky krim i ushtrisë serbo-malazez kunder malesorëve shqiptar në trojet e veta, drejtohej nga antishqiptari i njohur Savo Pjetri , i cili edhe rreth 20 vite më parë (1918 ) u kishte marrë jeten rreth 70 traboinasve me anë të torturave që ju a kalonin edhe atyre të mesjetës , si dhe kishte pushkatuar (1919) në qytezen e Hotit 64 hotjan ,në mesin e të cileve kishin qënë edhe bashkëshortet Prekë Zeka Dedvukaj dhe gruaja e tij shtatzanë Lene Deda Dedvukaj , per të cilen shkjetë nuk kishin pasur mëshirë por e kishin pushkatuar pa hezituar.. *6*
Mjersht ne të gjallëve (deri sot) per të ngushlluar vehten na duhet të kujtojmë filozofin e besimit ku thuhet : “Nga DHEU kemi lindur e DHE do të bëhemi”. Me ketë rast duke dashur të kujtojmë sado pak keta martirë që vaditen me gjakun e tyre të paster, keto troje të shenjta etnike shqiptare, ku gjaku i derdhur ndër shekuj rrinë tuj vlua… i lutemi Zotit në qiell , që shpirtrat e dlirë të ketyre martirëve, të pushojnë në paqen e meritueme.. Ndersa DHEU që u ka mbuluar trupat u kjoftë i lehtë, siç besojmë se e kanë , pasi është DHEU i tokes Shqiptare , i asaj toke per të cilen u sakrifikuan breza e breza të tërë , shepesh edhe në lulen e rinisë , siç ishin dhe do të mbesin në perjetsi , martiret e 6-18 prillit 1941 – Lule- kujtimi, që nuk i vyshken e nuk do t’i vyshkin kurrë as acaret e Uraleve që shpesh frynë me terbim në keto troje…të cilat shpresojmë se sot u ka ardhur koha të degjojnë flladin e erërave të “ngrohta” Europerendimore…
Referenca:
*1*. Ndue Bacaj ,gazeta “Shqiperia Etnike”,nr.149,dt.12.02.2012.
*2*.Bisedë e imja (N.Bacaj) me 93 vjeçarin Llesh Prela Camaj , me dt.10.11.2013.
*3*.Gjon Toma Berishaj ,Deçiqi krenaria e Malesisë ,fq.259-262. Tuz 2009.*4*.Gjokë Luli , “KASTRATI” ,fq.88 ,shtepia botuese “Pipaj-Camaj” Shkoder 2009.
*5*.Bisede e imja (N.B.)me 93 vjeçarin Llesh Prela Camaj ..dt.10.11.2013.
*6*. Zef Paloka Gojçaj , intervistë e imja (N.B.) e zhvilluar në Michigan SHBA ,v.2014.
Malesi e Madhe, 18 prill 2016