Bota humb një gjeni- Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare fizikani i famshëm, Stephen Hawking

Nga Albert Vataj

Fizika, shkenca dhe gjithë ajo galaksi së cilës mendja e tij e përshkoi tejpërtej, u nda sot nga jeta. Stephen Hawking, një prej kreshtave më të larta të të mundshmes së njeriut për të zotëruar misteret e universit erdhi për të dhënë si pakkush tjetër të tilla aftësi të njohjes. Ai kishte ardhur me mison për të “ç’burgosur” naivitetin e njeriut nga terri i pafundësisë. Një vdekje e paralajmëruar e merr në moshën 76-vjeçare atë fenomen të dimensionit të dijes, atë njeri që vuajti kaq shumë në betejën me sëmundjen dhe i dha njerëzimit shkodimin e shumë sekreteve, duke i garantuar një status të privilegjuar në aftësinë për të perceptuar fenomenet derimsot të pashpjegueshme të hapsirës. Fizikanti i njohur Stephen Hawking i’u dha vdekjes paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të ditës së sotme, 14 mars 2018.

Stephen ishte i njohur për punën e tij me vrima të zeza dhe relativitet, dhe shkroi disa libra të njohura shkencorë duke përfshirë një histori të shkurtër të kohës.

Ishte ai, i pari autoritet i padiskutueshëm i shkencës, i cili pohoi: Po, Zoti ekziston! Në hapsirë ka disa dukuri të pashpjegueshme, të cilat mund të rroken nga njeriu dhe arsyeja racionale përmes pranimit të një force sovrane që është Zoti, krijuesi dhe menaxhuesi në perfeksion i gjithë atij kaosi galaktik

Në moshën 22-vjeçare, Stephen Hawking i’u dhanë vetëm disa vite për të jetuar pasi u diagnostikua me një formë të rrallë të sëmundjes neurone motorike. Sëmundja e la atë në një karrige me rrota dhe në masë të madhe nuk mund të fliste përveçse përmes një sintetizuesi zëri.

Prof Hawking ishte i pari që përcaktoi një teori të kozmologjisë si një bashkim relativiteti dhe mekanikë kuantike.

Humbja e tij është mbarim i kohës së sundimit të hapsirës… dhe kurajë për të besuar te kapacitetet e njeriut për t’i shtytur tej në pafundësi caqet e së mundshmes së zotërimit përmes vullnetit të dijes.