Blendi Fevziu feston 20-vjetorin e “Opinion” me foton e takimit historik, Berisha-Nano në studio

Emisioni “Opinion” me mbylljen e këtij sezoni ka mbyllur një rrugëtim prej afro 40 sezonesh si emisionin në transmetim. Është një nga emisionet jo vetëm më të ndjekur por edhe më jetë gjatë në Shqipëri pasi i ka nisur transmetimet në vitin 1997.

Si fillim njëherë në javë e pastaj ai u rikthyen çdo mbrëmje në ekranet e shqiptarëve duke trajtuar çdo problem nga aktualiteti. Përballje dhe debate të forta politike, intervista dhe deklarata që nuk janë thënë ndonjëherë në emisione të tjera.

Kështu në javën e parë të shtatorit (2017) emisioni “Opinion” do të nisë me një organizim special, për të përshkruar rrugëtimin dhe çdo gjë tjetër që nuk është parë e nuk është thënë publikisht në këto 20 vite nga ky emision.

Drejtuesi i “Opinion” Blendi Fevziu ka publikuar sot një fotografi nga intervista mes dy kundërshtarëve politikë të saja kohe Fatos Nanos dhe Sali Berisha, dy liderët janë përballur si asnjëherë në këtë emision.

“Opinion mbylli vitin e 20 – të në transmetim. Kemi nisur në 31 Gusht 1997 dhe në shtator me një organizim të veçantë do kujtojmë 20 vitet që shkuan dhe do nisim vitin e 21 – të. Deri atëherë do botojmë momente të veçanta nga emisioni në vite.

Foto lart 31 Janar 2002. Debati Nano – Berisha” , shkruan Blendi Fevziu.