Bilanci i ‘Forcës së Ligjit’, 9 grupe kriminale të shkatërruara e miliona euro të sekuestruara

Në kuadër të operacionit, “Forca e Ligjit” janë skeduar disa grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore (që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë ose/dhe me shtrirje në vendet e tjera), të cilat janë objekt i punës së Task Forcës Speciale Qendrore dhe 12 Task Forcave Rajonale.

Kështu gjatë këtyre muajve të parë të punës së Task Forcës së ligjit janë goditur 9 grupi kriminale, duke nisur nga dy operacione në Shkodër dhe dy në Fier.

Operacioni “Balerina”, i zhvilluar në Shkodër, gjatë nëntorit të vitit 2017, gjatë këtij operacioni u ndaluan 7 persona të cilët shfrytëzonin femra për prostitucion. Në vijim, sërish në Shkodër, u zhvillua operacioni “Kokaina”, Edhe në këtë operacion u ndaluan shtatë persona, u sekuestruan, armë, makina luksoze…etj.

Më tej u zhvillua operacioni “Grand” në Fier, ku u godit një grup kriminal që trafikonin lëndë narkotike, por që dyshohet se kishin lidhje dhe me disa vrasje. Po ashtu në Fier u zhvillua dhe operacioni diploma, mbi 16 ndaluar, të cilët kryenin vepra penale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, diplomave…etj. Ky operacion pati dhe përmasa ndërkombëtare, pasi rreth 8 persona të këtij grupi, u ndaluan në Britaninë e Madhe.

Në Shkurt të vitit 2018 u zhvillua operacioni “Lezha”, i cili ishte një grup kriminal aktiv Brenda dhe jashtë kufirit të vendit, në fushën e narkotikëve dhe prostitucionit. Këtij grupi iu bllokua një pasuri që kapte vlerën prej 1.4 milion euro.

Po ashtu më tej u zhvillua operacioni “BAlili” në Sarandë, ku u sekuestruan një sasi e konsiderueshme pasuri e paluajtshme, në posedim të një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Gjatë këtij operacioni pasuria e bllokuar llogaritet rreth 6.7 milion euro.

Në muajin shkurt në Durrës u zhvillua operacioni “Last Snow”. Në këtë operacion u bllokuan 613 kg kokainë, me vlerë 180 milion euro.

Në muajin mars u zhvillua operacioni “One If-By Land”, ku u ndaluan 39 persona brenda dhe jashtë vendit, të cilët dyshohet se kishin trafikuar rreth 110 persona drejt Europës dhe Amerikës Qendrore.

a.ç