BETEJA PER 25 QERSHORIN/ Berat-Basha: Me PD-në në qeveri, ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot turin e tij elektoral në Berat ku dhe ka premtuar ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se sot në ditën e tyre të fundit, rilindasit gjetën të bëjnë humor të zi me shqiptarët sepse numri i të vetëvrarëve është rritur me 50%, sepse u rrit numri të papunësisë, u varfëruan më shumë dhe shqiptarët u detyruan të braktisën Shqipërinë.

Dëgjoje mirë, Edi Rama, tha Basha duke vijuar se “zërin e qytetarëve të Beratit  që me 25 qershor do ta hedhin në Osum me gjithë tepsinë. Kush e varfëroi Shqipërinë këto katër vite, kush e rriti çmimin e naftës dhe bënte pazare këto katër vite?! Dihet, Edi Rama dhe qeveria e tij. Sepse për katër vit Edi Rama nuk u morë më hallet e qytetarëve dhe sot vazhdon me të njejtat premtime si katër vite më pare, spse nuk mendon për asnjë gjë tjetër, por vetëm për timonin, pushtetin e tij”.

“Plani im është zgjidhja e një ekonomie të fortë dhe të sigurtë, me taksa të ulta, me ulje të TVSH-së, ulje të çmimit të naftës dhe punësim për qytetarët”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi se Shqipëria është vendi me të ardhura më të ulta në Ballkan dhe çmimin më të lartë të naftës në Europë.

Në fund Basha tha se Edi Rama refuzon debatin televiziv, sepse ai bazohet te gënjeshtrat.

Tepelenë-Basha: Plani ekonomik, do krijojë vende pune, do rrisë të ardhurat për të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në turin e tij në jugun e Shqipërisë dhe pas takimit në Sarandë u ndal sot në qytetin e Tepelënës ku ka preferuar të zhvillojë bashkëbisedim me qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël.

Në Tepelënë, Basha është shprehur se,  plani im ekonomik do të krijojë vende pune,  do të rrisë të ardhurat për të gjithë”. Ai ka vijuar takimin më qyteratët duke i pyetur për problemet qe i shqetesojnë nga afër.

Në fjalën e tij Basha u ka shpjeguar qytetarëve se, gjate qeverisjes demokratet , do të ulim taksat me 9%, heqjen e TVSH, do ulin  çmimin e  naftës, do të rrisin ekonominë dhe në këtë zonë do të ketë zhvillim  si dhe më shumë turistë te cilët do të sjellin të ardhura.

“Prandaj me 25 qershor votoni Partinë Demokratike sepse vetëm me uljen e TVSH do të kemi 400 milion ero më shumë konsum për qytetarët, ne do ulim taksat dhe do të ndezim motorrët e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Basha.