BETEJA E IMAZHIT/ Sozinë e Ramës mos e kërkoni në Angli: Ja ku e keni, kandidon në Fier!

Një ditë më parë lajmi për sozinë e kryeministrit Rama, që ishte zbuluar në Britani, bëri bujë në mediat shqiptare.

Por nuk kemi pse të shkojmë deri në ishullin e largët për të gjetur sozinë e kryeministrit tonë, pasi mjafton të hapësh listën e kandidatëve për deputet të Partisë Kristian Demokrate në qarkun e Fierit, dhe  do të shohësh që ngjashmëria mes Ramës dhe avokatit Edmond Petraj është e jashtëzaqkonshme.

Petraj është i pari në listën e PKD-së në Fier.

Ai nuk ka marre persiper te jete nje sozi i Kryeministrit, Edi Rama, por disa ngjashmëri fizike, kryesiat ato të portretit nuk i’a privojne mundesine lajmeruesve, si ky ne syri.net. Ne jemi mesuar qe lideret boteror dhe jo vetem ata, kane patur ose kane fabrikuar sozine e tyre per qellime sigurie kryesisht. Kjo e personazhit ne fjale eshte thjeshte nje perkim fizik e asgje me teper.