Në Podgoricë u mbajt Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zv.presidenti amerikan Mike Pence ka mbajtur një fjalim para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i ulur në rresht me kryeministrat e tjerë. Ajo që ra në sy menjëherë, ishin atletet e bardha të kryeministrit shqiptar. Por ajo që bëri përshtypje ishte se në foton “familjare” të Samitit, Rama mungonte. Në foto, shihet zv/presidenti Mike Pence me 7 liderë të tjerë të rajonit, presidentë dhe kryeministra. I vetmi që mungon është Edi Rama, por arsyeja nuk dihet. Por, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një postim rreth orës 1 pas mesnate dhe ka dhënë edhe ai versionin e tij se pse Rama nuk është në foto. Sipas Berishës, shkak i mungesës së Ramës në foton zyrtare në Samitit të Podgoricës është pikërisht pjesëmarrja e tij me një veshje jo protokollare, duke u paraqitur në punimet e tij me atlete të bardha, gjë që sipas Berishës është bërë shkak edhe për të marrë masë ndaj Ramës, duke e përjashtuar atë. “Skandal! Rama përjashtohet për shkak të atleteve nga foto familjare e Samitit të Podgoricës! sb”, tha Berisha në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.
Folklori i sllavëve të jugut është i rrëmbushur me rivalitetin shekullor me shqiptarët
Salih Mehmeti Zotërit shqiptarë të shekullit të katërmbëdhjetë do të bëheshin antagonistët kryesorë në poemat epike serbe, bullgare dhe maqedone….