Berisha bën diagnostifikimin e Ramës: Droga dhe atletet; dy varësitë e Noriegës shqiptar

Ish-kryeministri flet si “doktor” dhe i bën diagnozën pasardhësit të tij në Kryeministri: Rama përdorues addict droge

Ish-kryeministri Sali Berisha i rikthehet profesionit të tij të mjekut për të diagnostifikuar sjelljen e pasardhësit të tij në Kryeministri, Edi Rama. Përmes një analize të gjatë, Berisha shprehet se dy janë varësitë e kreut të qeverisë, të cilin ai e cilëson si “Noriega”: droga dhe atletet. Teksa e akuzon se u bë ‘Noriega i Europës’ dhe se e rriti me 1250 herë sipërfaqen e mbjellë me kanabis në vend. Por pas drogës, Berisha thotë se varësia tjetër e kryeministrit Rama janë atletet, duke deklaruar edhe njëherë se kryeministri shqiptar u përjashtua nga fotoja zyrtare në Samitin e Podgoricës pikërisht për shkak të tyre. Arsyet e mungesës që dha zyrtarisht Kryeministria, sipas Berishës, janë mashtrime. “Fetishi, si marrosje pas një objekti apo veprimtarie, është një sindrom nga i cili i ngërthyeri nuk çlirohet dot, mundet për vite te tera ose gjithë jetën. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse te urojme që Ramën të mos e zënë fetishe të tjera”- shkruan ndër të tjera në analizën e tij, ish-kryeministri mjek, Sali Berisha.

Analiza e Berishës

Droga dhe atletet; dy varësitë e Noriegës!

Edi Rama, piktori dështak, mbylli mandatin e parë duke u bërë vërtet i famshëm por realisht famëzi për Narko-shtetin që ndërtoi këto vite në Shqipëri duke merituar universalisht etiketimin e tij nga mediat më serioze të botës si “Noriega i Europës”. E vërteta është se për Ramën, përdorues dhe addict droge, kjo e fundit nuk është dhe nuk mund të jetë krim, por super vlerë. Prandaj, ai më shpejtësi rriti me 1250 herë sipërfaqen e mbjellë me kanabis në vend. Ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në botë në konsumin e kokainës dhe shndërroi atë në portën kryesorë të vërshimit të heroinës drejt Europës. Por Rama është bërë vërtetë i famshëm në Europë dhe në botë për përdhosjen e protokollit të takimeve dhe samiteve ndërkombëtare me atletet e tij të bardha. Protokolli zyrtar, si etiketë shekullore e veprimtarive politike, bilaterale dhe multilaterale ka gjithnjë momentet zyrtare, në të cilat pjesëmarrësit, në respekt të njëri-tjetrit dhe të aktivitetit detyrohen të paraqiten me një veshje zyrtare, dhe momentet e kohës së lirë në të cilat pjesëmarrësit mund të vishen dhe madje edhe ftohen nga mikpritësi që të vishen kazhual. Edi Rama, duke u vlerësuar nga mediat më serioze në Europë si lideri më pak i rëndësishëm i kontinentit, i kompleksuar keq, zgjodhi atletet për t’u bërë i “rëndësishëm”, të paktën qesharak. Për shkak të atleteve ai u përzu nga fotoja familjare në Podgoricë dhe mashtroi shqiptaret duke u thënë se u largua me shpejtësi për në aeroport sepse helikopteri i tij nuk fluturonte natën, paçka se fotot familjare bëhen fiks menjëherë në fundin e punimeve të samitit dhe zgjasin maksimumi 4-5 minuta. Nga ana tjetër, Podgorica është gjithsej 2.5 orë nga Tirana me makinë me eskortë. Mirëpo pavarësisht nga avoketërit dhe atlete-lëpirësit e Ramës, ky i fundit e ndjen thellë përçmimin qe i bëhet në këto samite. Ky përçmim kulmoi pas ndalimit të tij për të marrë pjesë në foton familjare të samitit me raportimin e Neë York Times për këtë samit. Kështu, kjo gazetë sot, pasi njoftoi zhvillimin e punimeve të Samitit të Podgoricës, samit shumë i rëndësishëm për rajonin, pjesëmarrjen dhe takimet e zëvendëspresidentit të SHBA në këtë samit me pjesëmarrësit e tjerë, për Edi Ramën shkruan vetëm se: “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 53 vjeç, ish-artist dhe lojtar basketbolli, u shfaq në takimin e nivelit të lartë me atlete të bardha.” Me të drejtë mund të lind pyetja se pse Rama e bën veten lolo me atletet e tij në samitet ndërkombëtare? E vërteta është se Rama, i ngërthyer nga sindromi i fetishit te atleteve, është bërë addict (i varur) ndaj tyre. Fetishi, si marrosje pas një objekti apo veprimtarie, është një sindrom nga i cili i ngërthyeri nuk çlirohet dot, mundet për vite te tera ose gjithë jetën. Ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse te urojme që Ramën të mos e zënë fetishe të tjera…!