Bëhen publike detajet e hetimeve për grabitjen në Aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas

Grabitësit e parave në Rinas, dyshohet se kanë përdorur dy mjete për tu larguar, pas djegies së makinës me të cilën thyen perimetrin e sigurisë së aeroportit.

Burimet pranë prokurorisë së Krujës, i thanë ABC News se janë sekuestruar pamje filmike të disa kamerave të sigurisë të bizneseve në rrugën “Rinas drejt urës së tapizës dhe rrugës për fushe-krujë dhe Vorë. Nga këto pamje, thanë burimet janë verifikuar lëvizjet prej orës 14:20 minuta deri në ora 15:00 kohë që mendohets e grabitësit janë larguar nga vendi I ngjarjes dhe vendi I djegies së makinës.
Sipas akuzës, nga këto pamje, dyshohet se njëri nga mjetet e largimit ka qenë një furgon transporti që dyshohet se ka hyrë në zonën e Laknasit ndërsa makina tjetër ka marr drejtimin e Vorës. Por mbetet për tu sqaruar nëse këto mjete të dyshuara janë pikërisht, ato që kanë përdorur autorët e grabitjes, ende të paidentifikuar.
Në dosjen e prokruorisë thuhet se grabitësi në orën 14:23 minuta ka prerë drynin e portës nr.3 të aeroportit duke hyrë brenda perimetrit të sigurisë dhe në ora 14:27 minuta ka dal po nga e njejta portë makina me grabitësit dhe dy thasët e mbushur me para. Nga verifikimi I telefonatës së bërë në sallën operative të policisë, rezulton se operatori i saj është njoftuar nga punonjësit e monitorimit të kamerave të sigurisë pikërisht në ora 14:33 minuta, 10 minuat pasi ishte thyer perimetri i sigurisë së aeroportit.
Nga ana tjetër, burimet nga policia thonë se në parukën e gjetur pranë vendit ku është djegur makina e grabitësve, janë gjetur mbetje yndyrore që laboratory ka arritur të identifikoj një profil të ADN-së. Por pritet, që në përfundim të raportit të ekzaminimit biologjik nga laboratori të publikohen të dhënat zyrtare për personat e dyshuar.
Ndërkohë sipas policisë, nga hetimet e deritanishme nuk rezulton qe ndonje nga makinat  e gjetura ne Liqenin e Shkopetit te jete perdorur nga autoret e grabitjes se parave ne Rinas. Ka dyshimet se 3 makinat e hedhura ne Shkopet mund te jene perdorur ne ngjarje te tjera kriminale, për të cilat po punohet për zbardhjen e tyre.