BASHA NE SHKODER/ “Nuk dua të shoh as me tuta as me rroba banjo, na ke bërë kampion për hashashin”

Nga kryeqendra e veriut, Shkodra, bastion i së djathtës, kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha akuzoi rivalët e tij politikë, Edi Ramën dhe Ilir Metën, ndërsa theksoi se opozita do t’i japë fund politikës së vjetër. Lideri i PD-së tha se Rama ka diskriminuar Shkodrën dhe veriun.

Basha gjithashtu i sugjeroi Ramës t’i linte shakatë dhe kunjat: “Lëri batutat dollitë shakatë kunjat, tutat dhe përgjigju për bilancin para qytetarëve. S’më ka marrë malli të të shoh as me tuta as me rroba banjoje. Makthi im është të të shoh edhe 4 vite se çfarë je ne gjendje të bësh”.

Nga ana tjetër ai pohoi me ironi se Rama e kishte bërë Shqipërinë kampione sa i takon kultivimit të hashashit.

E kam nisur në Vaun e Dejës, ku pata një takim ne rininë. Kudo ku kam takuar njerëz, ku i kam parë në sy, kam prekur dhe kam ndjekur frymën e fitores totale në 25 qershor. Shkodra i ka paraprirë me fitore, kështu ka ndodhur 27 vite të ndryshimit rrënjësor. Bashkë e kemi thënë se ndryshimi nga Shkodra do të zbres e do hapet në gjithë Shqipërinë. Jam sot këtu i nderuar dhe mirënjohës për përkrahjen tuaj. Në këto 10 ditë kam qenë nga Saranda e në Tropojë dhe kam kuptuar që diçka po ndodh. Ky është zgjimi i qytetarëve që t’i japim fund republikës së politikanëve që kanë mbushur Shqipërinë me drogë. Pra fund i republikës së një grupi njerëzisht që i kanë shërbyer njerëzve të tyre, me Ilir Metën e Ramën. Edi Rama na ka bërë kampion për hashashin. Me ato kanë mbushur xhepat një grup kriminelësh që i rrinë përqark.Rama ka diskriminuar Shkodren e veriun. Diskriminimi krahinor, turpi i republikes se vjeter.”, tha Basha.