Basha: Drafti në Kuvend provokim, rekomondimi 88 i Komisionit të Venecias është zgjidhja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se kalimi i draftit në Kuvend në mënyrë të njëanshme për ndryshimet kushtetuese, është një provokim dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend.

Kyetari i PD-së, Basha në një postim në statusin e tij në Facebook, paraditen e së shtunës shprehet se, “dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend”.

“I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjeçar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmërinë e tij dhe të bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp. Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetem opozitar më paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultoje në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvelimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjia e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit”, shkruan Basha.

Ai thekson se “r5ruga e vetme për një reforme në drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin, është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias”.