Basha ashpërson tonet ndaj LSI dhe Metës: ‘SHPK-ja’ e ‘tregtarit të Venedikut’ do falimentojë

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në Krujë. Para mbështetësve të PD ai ka ashpërsuar tonet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-kreut të saj Ilir Meta. Ai e ka quajtur këtë të fundit si “tregtar Venediku”. Basha deklaroi se partia e tij do marrë fund.

“Tregtari i Venedikut u zgjodh president. Merre e qetësi, SHPK-kja jote do falimentojë. SHPK-ja jote do marrë fund, mos shkel ligjin”, i’u drejtua Bashës presidnetit të zgjedhur Ilir Meta.

“Rama thotë se ka bërë shumë, i referohet fasadave. Ai refuzon debatin, të japë bilancin, ka frikë nga ju, ka frikë edhe nga unë, nga programi, argumenti, ekipi dhe për ti ikur debatit këput lloj lloj mufkash, i kam thënë ku i ke vendet e punës, nuk përgjigjet, ku mo i ke 300 mijë vende pune, shëndetësinë falas, taksat e ulëta”- tha Basha.

Ai u premtoi shqiptarëve se ai do të jetë kryeministri i ekonomisë dhe jo fasadave. “Nëse deputeti nuk ju përgjigjet nuk lufton për të drejtat tuaja, sipas modelit amerikan, ju do të keni të drejtën ta shkarkoni pa mbaruar mandatin. Fijet e pushtetit njëherë e mirë nuk do të tërhiqen nga një grusht politikanësh apo kryetarësh partie, teatri politik, do të marrë fund nuk do të jeni më kurrë kukulla në duart e politikanave, ju do të keni në dorë politikanët dhe jo ata ju, kjo është Evropa, Amerika, unë i njoh mirë”- tha Basha.