Barleti lavdatari i parë i lavdeve antike dhe i vazhdimësisë së Heroit Nacional Gj. K. Skanderbegu!

Post Skënderbegologjia e 20118
Nga Agron Luka

Është thanë pak a shumë se, nuk ka Epos, Cikli i Kreshnikëve, pa Lahutën e ndërkaq te “Viti i Skënderbeut 2018”, “u harrua”, se nuk do të kishte lavde/lavdi të Heroit Nacional Gjergj Kastrioti Skandebegu, pa Marin Barletin!
“Mëndjelartësia e burrit fitoi admirimin e përhershëm nga të gjithë. Këtë e vërteton në mënyrë të patundur edhe puna që sot gjithashtu, ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve të lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostirat, sipas një zakoni të lashtë dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje”. (Hist/ Skënderbeut”, bot. 1967, lib. IX, f 382)
Si “një rrufe që shkrep në qiell të pastër apo si një gjamë bore”, iu duk këto ditë lajmi shumë shqiptarëve: UNESKO ia njohu si vegël folklorike gusla-n, sllavojugorëve, serbo malazezëve…
Dhe, menjëherë vërshuan reagimet: Po na vjedhin shpirtin, folklorin, Lahutën e lahutarët; Janë “Visaret e Koombiit”, asht Lahuuta jonë e vjetër edhe Xhubleta e vjetër, sa vetë jeetaa; Çakçiri, Xhamadani, Tallagani, Jatagani, Jeleku, Brandavekt e Çitjanet, “sokolat me fletë”… “Djem të mirë Muja me Halilin, trima zollumqarë”… Hajde Bujrum e Hoshgjeldeen, po kris pushka hebertare… Marshallah e Inshallah… “Ranojnë ahat për me u thye, kiin çetinat vetëm kreshtat”…
Dikush, kaq ekzagjeroi si një “kob kombtar”, sa na kujtonte atë budallallëkun e servilllëkun e dikurshëm para Enver Hoxhës: “Shqiptarin nuk e ka lindë Lokja prej barkut, por Huta prej Çarkut”! Se huta e karafilia ishin pushkë/schiopteto armë zjarri të mesjetës, madje vetë karafilja ishte një deformim nga Karlo & Figlio, i kohës turke, aq i bante injorantit kontradiktor e mercenar vetflijues me qefinin e mbështjellur mbi kokë…
Ta themi qysh në fillim, ky instrument kordofon e me hark me qime kali, duke qenë primitiv, zhytet aq lashtë në histori, sa si zor se i gjendet mâ, “popull shpiksi apo tribu/kabile shpiksi”! UNESKO nuk shpërndan Patentën Primordiale as Prigadishullore, as Prikontinentale! Thuhet se në reliktet e lashta, egjiptianët koptë dhe abisinët kanë artefakte ku vërtetojnë se e dëshmojnë këtë instrument. UNESKO njeh meritën e përdorimit, njeh një autoktoni relative për një kronologji të përcaktuar, e merr në mbrojte e ruajte folklorin dhe instrumentin, dhe të gjitha këto duhet të jenë të prezantueme, të justifikueme e të argumentueme me një DOSJE.
Them se s’ka asgja për t’u alarmue e xhelozue kaq shumë! Pregatite edhe ti DOSJEN, paraqite dhe konkurro, të njihet pjesa jote, sado që kemi një sasi të madhe të kontaminueme nga okupacioni turko-islamik. Mbase në gërmimet arkeologjke e në materialet arkivore nesër del edhe ndonjë artefakt e burim i ri. Mirëpo me sa po na thonë, po na del se Ministria dhe ministria përkatëse Kumbaro bashkë me zv. ministrat etj, “as që e kanë vnue xhezmen në zjarm, për kaven e Muçi Zades”! Atëhere, paskeni pritë që, vetë UNESKO me na e njohë vetvetiu Ciklin e Kreshnikve të Agajve të Jutbinës dhe të Lahutës, pa negociata, edhe pa Dosje fare?!

Protektori i arteve e veglave muzikore Apolloni dhe Lira tetracorde (me 8 corda), monedhë argjendi e Halkidisë e gjetur në Skodrinon, dëshmi se ky instrument njihej e përdorej nga kultura muzikore qytetare ilire.

***
Fillue nga fund shek XIX, në gjysmën e parë të shek XX, nën inisiativën e kolegjit katolik françeskan të Shën Françesk Saverit në Shkodër, filloi një punë kolosale për mbledhje dhe rregjistrimin e shkruem të folklorit të popullit alban-epirot dhe shqiptar, krahas edhe me studimet e krahasimet e para. U tha se, ndoshta vegla kordofone, me hark, mbase ishte një nga mâ të lashtat e njerzimit! Mirëpo, kur erdhi puna te vetë termi i veglës, na mbeti Lahuta, siç edhe Sharkija, Çiftelija, pastaj Jaret me sazet qytetare orjentale…
Realisht studimi linguistik për vetë termin Lahuta, mbeti me një faqe shpjegim, me atë nivel sa kishin botue dy korifejtë P. Donat Kurti e P. Bernardin Palaj. Simbas tyre, origjina e emërtimit të instrumentit nga ekspertët, ishte orjentale, egjiptiane e arabo-persiane, në gjuhë arabe El’Aud = lautë = lahutë. Kuptimi lidhej me zërin që përftohej nga fërkimi i harkut me qime kali të tendosura mbi cordën gjithashtu të tendosur. Ky zë përfocohej në arkë kutinë e rezonacës akustike, e cila fillimisht ishte një gëzhojë arre etj. (Shih, “Visaret e Kombit”, Vëll II, Kangë Kreshnikësh dhe Legjenda, bot. 1937, Hymje, XIII; shih edhe fotoskanimin)
Kangëtari i poezisë epike, imituesi si “Homeri i Shqypnisë”, At. Gjergj Fishta, bâni alamet pune kolosale pre tre dekadash, tuj u mundue me e sêndergjue poemën komtare/kavmitare homerike “Lahuta e Malsisë” dhe gjithaq e la etimologjinë dhe prejardhjen e vetë Lahutës, në atë nivel, siç e kishin lanë Kurti e Palaj!
Edhe Ismail Kadareja, ky dishepull e komentator aktual, entuziast i At. Fishtës dhe parathënës i At. Pëllumbit, dikur thoshte se, “Fishta në poezi e konkuron Eposin e Kreshnikëve, aq sa uji i distiluar mund ta konkurrojë ujin e gurrave të maleve”… thoshte se “Profecia e rikthimit e Koliqit…” kurrë nuk do të realizohej”, mirëpo ja që u realizua…

Ribot., “Chronichorvm Turcicorvm”, 1578, Libri VIII, ku permendet gjama mortore e Mamica Kastriotit për Muzakën.

***
E kishte shënuar, mbase si “i fundmi i Mohikanëve”, prof. K. Biçoku, një nga hartuesit e kontribuesit e bibliografisë skanderbegiane të 68-tetës, se botimi i parë i Romës, i Historisë së Skanderbegut dhe ribotimet e ndryshme në Gjermani, kanë ndryshime në tekst, kanë shtesa ose korigjime etj. Edhe vetë Bibliografia e mbledhur, simbas Biçokut, përmbante gabime, shtesa, mangësi etj. (K. Biçoku, “Bibliografia e Skënderbeut përballë shpifjeve”, Tiranë, 2005; “Skënderbeu dhe Shqipëria në kohën e tij”, Tiranë, 2005)
Mburravecët e historiografisë enveriste, kishin premtuar se do banin një përkthim të vlerës historike e jo letrare, se do krahasonin tekstet e botimeve e ribotimeve të ndryshme të Marin Barletit, se do të përkthenin edhe pjesë veprën e tretë të tij, mbi historinë e papëve e perendorëve romakë, se do ndërmerrnin edhe kërkime të reja arkivore etj. Në realitet, dora-dorës ramë në një regres e decadencë. Nuk u realizua as minimumi asnjë botim krahasues mbi tekstografinë, kush i bëri ato shtesa e përmirësime, vetë autori “që ndoshta e futën në varr paradhënie apo tjetërkush?! Asnjë studim nuk e bë se sa dhe nga cilat burime i njihte M. Barleti, shkrimtarët antikë, përfshirë edhe vetë Homerin?! …

***
Në vitin 1965, kur sapo kishte rifilluar përkthimi i Homerit, Iliada, u konstatua se përkthimi ishte mâ shumë letrar! Madje për shkakun se ishte në gegnishte, direkt me Urdhin e Enverit, përkthyesi u detyrue me e ripërkthye edhe një herë nga gegnishtia – në toskërishte! Ish Muza origjinale e hapjes, zëvendësohej si Vashë, si Zanë, si Hyjneshë, siç në përkthimet e lira italiane si Diva etj.
Kështu, “në imitim -stilin e Fishtës”, u konstatua edhe një farë tendence për një lloj shqipetarizimi jo vetëm me fjalë të vjetra relikte e neologjizma, por edhe edhe duke i emërtue arbitrarisht kangëtarët e kantatave, jo si origjinali me muzikën e shoqnueme me instrumentin origjinal, me lira-n greke, por sme lahutë e si lahutarët shqiptarë mesjetarë të okupacionit turk!
Këtë arbitraritet e bante përkthyesi Pashko Gjeçi, te Kangët VI, VII e VIII, te Odiseja/Uliksi! Lirëtarët kangëtarë rapsodë e oratorët e Pallateve të Besileusave, siç ishin Demodoku e Ekinea, te Pallati i Alkinout në Korkyra/Korfuz, të cilët ishin deformuar si lahutarë! Kjo ide edhe mund të shprehej në ndonjë shënim poshtë, duke pasë parasysh një fazë mâ të lashtë, por gjithsesi jo të prekej teksti origjinal!
Po e citoj shembulli:
… në sallë të madhe të pritjes,
do shtroj një drekë për nder t’mikut tonë,
… le t’kërkohet rapsodi ynë hyjnor Demodoku,
që Zotat e kanë bërët’i prekë shpirtrat
me zë t’pashoq, sa herë i kndon zemra…
Shpejt silljani lahutën Demodokut,
Zëëmblën lahutë që lamë n’shtëpi!
(Odiseja, përkth. 1976, K. VIII, v. 50-55; v. 297-298)
Në realitet as që duhet të diskutohet që fiset epirote-ilire-dardane-albane e kishin termin Muzë e muzikë, pa u dukë askund sllavojugorët! Këtë fakt unë e kam sjellë edhe arkeologjikisht me një monedhë argjendi të Halkidisë, me lirën e famshme me 8 corda. (shih foton)
Në vitin 1983, nën idetë jetëdhanëse të hazretit të “Komunizmit Orjental”, Enver Hoxha, u mbajt Simpoziumi “Epika Heroike Shqiptare”, 20-22 tetor 1983.
Pa pretenduar fare ta lyejmë çdo gjâ me furçë me bojë të zezë, ky Simpozium kishte studime e analiza të shquara nga të gjitha multidisiplinat, pavarësisht citateve ku printe kulti i shfrenuar i individit stalinist.
Nja tre studime, i afroheshin edhe veglës Lahutë, si emërtoheshin pjesët e veçanta, si realizoheshin teknikat e prodhimit, krahasimet me gusla-n, krahasimet e gdhendjeve, krahasimet e nivelit kontaminues turko-islam në krahasim me Ciklin boshnjak, etj. Ndërkaq në atë simpozium nuk u analizua etimologjikisht vetë termi Lahuta dhe instrumentisti lahutari!
(P. Miso, “Roli dhe funksioni etnoartistik i Lahutës”, “Çështje të Folkl. Shqiptar”, 3, bot. 1987, f 27-44; po aty, W. E. Supan, “Dy fjalë rreth studimit etno-muzikor të hershëm të popullit shqiptar’, f 68-71; po aty, J. Brahaj, “Diskutim për gjurmë të epikës heroike, në legjenda, besime popullore e toponime në rrethin e Pukës”, f 317- 319)
Vetëm më vonë, duke konsultuar literaturat, më veçanërisht të fqinjëve ballkanikë dhe ato turke, diçka filloi të lëvizë.
Po atë vit albanologu e folkloristi i njohun Kolë Luka, realizoi libër përkthimin e Ciklit të Kreshnikëve, në frengjishte, me pak komente dhe me një Parathanie të Ismail Kadaresë. Ishte një punë voluminoze prej 456 faqesh, e filluar me disa botime qysh në vitet 1961 e 1967. Hapja fillonte me “La construction du cháteau de Rozafe”. (“Chansonnier epique Albanais, 1983)

Libri IX, i HS, ku shkruhet se, “brezi i ri krahas lavdeve të vjetra ka futur edhe këtë episod në folklorin e kënduar si lavde. Cit. HS, f 382.

***
Me kohë bashkë me prindin tim, e kishim sjellë e rrotullue nëpër mend, “këndimin e lavdeve”, në disa episode e ceremoni të spikatuna që referonte M. Barleti!
Episodi i parë, qysh në Parathanie, Barleti, ankohej se, “nuk kishte dalë deri atëhere një lavdatar si bilbil kangëtar ma i zoti se ai”!
Episodi i dytë, lidhej me lavdet që këndoheshin, me temë trashigimie folklorike të lashtë, në ceremoninë mortore. Ishte Vajtimi Nênia, i Mamica Kastriotit me një vajtojce të pagueme profesioniste që kjante e lavdonte me vargje e shoqnueme sa duket me fyell, e ku nuk mungonte as krahasimi me vajtojcet e Egjiptit të lashtë.
Këtë Nênie, unë e gjeta të krahasueshme me një perendeshë pagane, matriarka e ceremonive mortore romake dhe gjurmët e saj ruheshin e ruhen ende te shprehia popullore: “ta ta ta si Nênia dhe gû gû pici gû”! A thue kangtaria e oratoria e gjamës mortore, shoqnohej edhe me lavdatë – lahutë instrument? Sepse, pikërisht ajo gû gû pici gû imiton zanin që përftohet nga fërkimi i harkut me cordën dhe njëkohësisht shpreh edhe ritmin e ngadaltë të instrumentit. Kjo shprehet edhe te fjala si proçes kohor, picig’jatim – i ngêshëm.
Mundet të konstatohet se Barleti e shënon që ky zakon i lashtë, tashmë kishte dalë mode, por megjithatë meshtarit katolik nuk i dukej “për t’u përbuzë”, po ashtu siç edhe betimi “Për Herkuli/Herakliun”…
Episodi i tretë. i lavdatave por me natyrën humoristike, lidhej me fitoren e Skanderbegut në Fushë Albulas/Ujit të Bardhë, kundra Hamzait, i cili ishte Shpallë Mbret nga Sulltani! Barleti e theksonte se, krahas traditave antike, brezi i ri ka futë me mirënjohje tek lavdet edhe këtë episod për heroin Skanderbeg. (Shih, Historia e Skënderbeut”, bot. 1964 e ribot. 1967, f 51-52, f 342, f 382 etj.)
Mirëpo për ne dilte një problem: dakort, se në përkthimin shqip, kishte fjalë të njëjta për Lavdet. Po origjinali latinisht si ishte?! Dhe ku me e marrë ne në atë kohë Barletin në origjinalin e Romës e në origjinalin e ribotimeve?! Sado që na premtoi njëri dhe u përpoqëm… kjo kërshëri e jona na mbeti, si “prushi nën hî” …

***

Në vitin 90-të, me ndërmjetësimin e prof. dr. Anton Fistani, u njoha me shkrimtarin Nikollë Spathari, madje me ftesën e tij dhe të nismëtarit, D. Uruçi, isha prezent edhe në themelimin e Shoqatës Kosova, si mbajtës Protokolli, bashkë me prof. J. Shpuza… po ashtu isha edhe bashkëpunues i gazetës BESA. (Nuk e di pse, më vonë në botimet e historikut, disa nga ne na banë si të pa kênun?!)
Nikolla, qysh nga numrat e parë e filloi ribotimin e “Lahuta e Malcisë” te gaz. Besa, temë që i shkonte aq për shpirt… Qysh në fillim, Nikolla, duke e pikasun hipokrizinë e urrlatorëve, shkroi e botoi poezinë profeci, “Drejtë Evropës me gomar të Nastradinit”…
Ndodhi që mbas 1990-tës, u zhytëm akoma më thellë në anarki, aq sa mbi ujë jo vetëm na doli, “xhedahizmi e nostalgjia otomane”, por edhe se po vazhdojmë ende të “pijmë ujë Lêthi”, nga burimi i “fshatit të humbur të Skythisë, Otomanah” … (H.S., bot. 1967, f 110; f 435)
Në vitin 2001, Nikolla, i pari, mbi bazën e vetë P. D. Kurtit e P. B. Palaj, pati hedhur idenë ose tezë-hipotezën se, në Malësin e Madhe, lahuta nuk quhet lahutë, as si “lautë, siç e shkruanin bashkautorët e Visareve, por si “lavtë” dhe në këtë mënyrë e lidhte etimologjinë me termin lavde – lavdi, duke ia njohur Malësisë Madhe edhe një lloj prioriteti burimor zanafillues, konservues, autokton etj (N. Spathari, “Malësia e Madhe siç e njoha unë”, bot. 2001, f 221-223)
Në të vërtetën, Kurti dhe Palaj, duke kênë njohës të mirë të latinishtes, nuk kishin ndonjë gabim linguistik, sepse v në latinishte e kishte edhe vlerën e leximit si u! Në plot raste v e u shkiptoheshin/excipere simbas dëshirës a simbas dialektit zonal. Kjo ndodhte edhe në turqishten qytetare dhe atë të bejtexhinjve tonë. Kështu përshembull edhe fjala aq e lakuar në kohën turke (Edhe si urim teshtitje: “Shndet e Daulet”!) herë shqiptohej Daulet e herë Dovlet.
Gjithsesi, është për të ardhur keq që zëri Wikipedias shqiptare, nuk e ka reshtuar e cituar hipotezën, të cilën vetë Nikolla e quan teza ime.

***
Këto ditë, sapo gazetari i njohtun nga Malësia, Musa Kurtulaj hapi një Diskutim televiziv e në fb, mbi Lahutën, ku unë i dhashë edhe një Intervistë.
Realisht unë e kam trajtuar temën e episodeve të lavdeve, edhe i kam cituar pasazhet më se njëherë, por jo në aspektin e etimologjisë. Në episodin për Fitoren e Skanderbeut kundra Hamza Kastriotit, që trajtohet te Libri IX, te bot. i 1578, na del në anëshkrim një surprizë, ku rezulton se proverbi që sillet si shembull: “Që nga goja te kafshata janë njëmijë hapa”, na ishte marrë e cituar nga Barleti nga Catoni, madje citohet edhe në alfabetin greqishte! Na del se Barleti e njihte disi edhe greqishten e vjetër! Kjo e dhënë e re, sigurisht na e çon mendjen te viti 1367, ku kemi një magister doktor në gramatikë që, “ “mëson nipin e Prestbiterit të Pultit, të lexojë e të shkruajë sipas mënyrës tregtare dhe të dijë të përkthejë Donatin e Catonin”. (Bur. Të Zgj. për Hist. e Shqip. Vëll 2, shek VIII-XV, 1962, Dok. nr 126, nxerrë nga Acta et Diplomata, II, 233)
Në këtë diskutimin aktual të dhjetorit aktual në fb, morën pjesë, edhe prof. F. Stamati, që na solli një foto të një lahute egjiptiane kopte të lashtë; prof. J. Brahaj, ekspert i vjetër folkori dhe instrumentesh; vetë shkrimtari N. Spathari; teologu S. Filipaj, që e përkrah etimologjinë laudare lat. = me lavdue, po ashtu sjell edhe njoftimin se në zonën e Ulqinit, guslën e quejnë guda; diskutuesi e poeti i apasionuar Êjll Miculi; prof. Q. Gjyrezi etnomuzikolog; mbledhsia e folklorit Rita Kalaj Shkurta etj. Por, ishte përmendja e tezë-hipotezës e shkrimtarit Nikollë Spathari, të cilën ma rikujtoi ai vetë në fb, që më rizgjoi qelizën e fjetur!

***
Vijmë te etimologjia. Shpjegimet që ka sjellë Wikipedia shqiptare, simbas zakonit (krhs. edhe zakonski sll. mesjetare), edhe me diçka me përparësi shqiptare, mundësisht “primordiale”, sikur bahen qesharake në këtë pikën e origjinës!
Wikipedia jonë rreshton: frëngjishte e vj, – leut; italishte mesjetare – liuto; greqishte e mesme – lavuto; rumanishte – lauta, alauta; bullg. – lauta, llauta; kroatishte – leut; gjemanishte – laute; sllovenishte – lavta; turqishte – lavta. Simbas kësaj, ky instrument duhet të ketë hyrë nga Azia e Vogël, krahas me inkursionet turke, mqs se e gjejmë edhe te arbëreshët e Kalabrisë, si lavud. Ndërkaq, wikipedia shqiptare s’ka asgja se si e quanin arvanitasit e Greqisë! Ndërkaq bie në sy se këto të dhëna janë nxjerrë së voni me copy – paste nga wikipedia italiane etj.
Fill, bie në sy se, “lavdë/a e N. Spatharit”, konkordon, me emërtimin turk “lavta”!
Citohet P. Bogdani, që shkruan për lahutën e lahutarët: “…ata që kënduekëshin ndë mjedis të vashzavet e rasa të laudeve…” (“Cuneus Prophetarum”, Shk.IV, Ligj. 1, Kap. 1)
Atëhere, ku ishin gjuhëtarët dhe ekspertët muzikantë, si dhe pse nuk u krahasuan “laudet” e Bogdanit dhe me “laudandi e laudes latinishte” të Barletit?! Qartë sepse nuk e dinin dhe as që e kishin marrë mundimin për të kontrolluar landën e mbledhur prej shekujsh!
Nga buroi, si evoluoi e u imponua pra termi Lahuta e lahutari?! Si ndodhi që ky myshk e këto kërpurdha turke mbinë mbi trungun arbënor?! Si mundet të zhdukeshin “lavdet e heroit nacional”?! Si mund të deformohej ish cikli antik me aq mbishtresë turke dhe të kthehej si një Cikël Kombëtar/Kavmitar simbas termit kuranik, po të mos ishte ushtruar një çensurë e proçes imponimi?!
Në Liuto – Wikipedia, italiane (https://it.m.wikipedia.org>wwiki>liuto), krahas formave të emërtimeve europiane, te etimologjia i jepet një farë përparësie origjinës orjentale, në burimin etimologjik “el’au/el’aud”, si ndërtim kuti drrase që forcon edhe zanin, siç e kishin analizuar edhe dy korifejtë tonë.
Duke mos pretenduar absolutisht as rolin e as kompetencën e autoriteteve, ne vetëm shprehim idenë se: përbashkësia e termit evropian, nuk duket se lidhet me bazën etimologjike afrikano-aziatike, të lashtë, por lidhet me një bazë latine. A mundet të ishte kjo baza latine e huazuar nga orjenti?!
Bazamenti latin, mbase kishte hyrë edhe te Anatolia dhe na rikthehet tek gadishulli ynë nga Turqia, me një formë të ndryshuar. Kështu, kjo dukuri hetohet te fjala Kanun. Termi juridik Kanonik kishte origjinë fetare dhe nga bizantinishtia kaloi te turqishtia si Kanun dhe kjo formë fjalë si Kanun pastaj u mbivendos edhe tek ne.
Po paraqes të fotoskanuara të shkurtuara, tekstet e botimit të Romës dhe të ribotimit gjerman te F. Loniçerus, “Chronicorvm Turcicorvm”, 1578.
Ne mendojmë se, teza e shprehur nga shkrimtari N. Spathari, mbi bazën etimologjike nga fjala lavde me këtë rast afrohet e përforcohet edhe ma shumë. Kontributi i tij dhe pjesa jonë duhen shënuar te wikipedia e gjithashtu në rast hartimi të Dosjes, do kishim dëshiruar të ishim si pjestarë. Mjaft të kujtojmë shprehjen e përditshme të të gjith kristianëve të veriut, në çdo urim festash e trokitje gotash, që bazohet nga latinishtia: “Laudetur Gesus Christos – Kjoftë lavdue Jezu Krishti, gjithmonë e jetës. Ashtu kjoftë, Amen!