Barack Obama, George W. Bush, dhe Bill Clinton, tre Presidentë amerikanë në një event sportiv

Tre ish-presidentë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë bërë bashkë të enjten, për të marrë pjesë në një ngjarje sportive.

Barack Obama, George W. Bush, dhe Bill Clinton janë shfaqur me fytyra të qeshura, teksa kanë marrë pjesë në Kupën e Presidentëve në golf, në Nju-Xhersi.

Treshja e presidentëve kanë pozuar për fotografi me lojtarët e secilit ekip dhe me gratë e tyre, gjatë ceremonisë hapëse, më 28 shtator.

Obama është shfaqur me syze të diellit, ndërsa Bush është parë me kapelë. Që të tre presidentët janë dukur në humor mjaft të mirë.

Ndërkohë, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, i cili njihet si admirues i golfit, ka qenë i zënë me 70 vjetorin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që është shënuar në Uashington.

Ndoshta keni shume kohe qe nuk i keni pare bashke, por ata takohen dhe ritakohen si ish-Presidente te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si personalitetet me te spikatura te historise se botes. Secili nga ata kane ardhur per te lene nje gjurme te pashlyer ne kujtesen e Amerikes dhe per te shkruar nje faqe ne te mundshmen e sfiduesve.

Ne kete takim gjigandesh mungon ai, Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, nje burreshteti krejt ndryshe nga te tre, por gjithsesi nje President i SHBA-ve.

Barack Obama, George W. Bush, dhe Bill Clinton janë shfaqur me fytyra të qeshura, teksa kanë marrë pjesë në Kupën e Presidentëve në golf, në Nju-Xhersi

/Express/