Banorët e Floridës deri në kufirin mes Misisipit dhe Alabamës po përgatiten për stuhinë Alberto

Popullata që jeton përgjatë bregut në gjirin verior të Floridës deri në kufirin mes Misisipit dhe Alabamës po përgatiten për stuhinë Alberto, e para për vitin 2018 që godet Atlantikun.

Prej të hënës në mëngjes Alberto vazhdon të jetë një stuhi nëntropikale, me erëra të forta e të qëndrueshme me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Sipas parashikuesve të motit Alberto pritet të sjellë më shumë se 63 centimetra shi në disa pjesë të Kubës dhe 30 centimetra në pjesën veri-perëndimore të Floridës dhe Alabamës. Disa pjesë pritet të goditen edhe nga tornadot.

Parashikuesit thonë se Alberto do të dobësohet pasi të godasë në tokë dhe t’i drejtohet luginës së Tenesit.

Sezoni i stuhive të Atlantikut tradicionalisht zgjat nga 1 qershor deri në fund të muajit nëntor.

Ekspertët parashikojnë 10 deri 16 stuhi këtë vit, nëntë nga të cilat pritet të fitojnë fuqinë e një uragani, përfshirë të paktën katër uraganë të mëdhenj.