Banka hungareze nuk i kthen shtetit shqiptar rreth 1 milionë dollarë të Vebi Alimuçës

Banka hungareze nuk i kthen shtetit shqiptar rreth 1 milionë dollarë të Vebi Alimuçës që janë përfituar përmes skemës së mashtrimit të qytetarëve, njohur gjerësisht si firma piramidale “Vefa”.

Nga dokumenti gjyqësor që disponon opinion.al rezulton se Vebi Alimuça dhe djali i tij Artani kanë në llogari bankare afro 1 milionë USD në Hungari. Ekzaktësist 647.000 në emër të djalit të Vebiut, Artan Alimuça jdhe 328.000 USD në emër të vetë ish-boosit të VEFA-s, Vebi Alimuçaj.

Këto shuma janë depozituar në bankën hungareze në vitin 1996. Tani, 21 vite më pas dënohet për pastrim parash i biri i Vebiut, ndërsa vetë Vebiu ka kryer një dënim me 12 vite burg dhe tashmë është i lirë.

Referuar vendimit gjyqësor të datës 18 nëntor 2015 i cili është lënë në fuqi edhe nga gjykata e Apelit Tiranë në qershor 2017, Artan Alimuçaj është shpallur fajtor për veprën penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale”. Vendimi është dhënë nga gjyqtaret Tereza Lani (Merkaj), Altin Abdiu, Migela Laska. Prokuror i cëcshtjes ka qenë Ndini Tavani.

Janë 57.923 shqiptarë të mashtruar nga Vebi Alimuça i njohur si Bossi i Vefa-s në vitet 1994-1997. Mijëra shqiptarë që futen lekët në firmat piramidale nuk kanë marrë asnjë lek dhe pas 20 vitesh rezulton se llogaritë bankare në Hungari të Vebi Alimuçës janë të sekuestruara por paratë ende nuk janë konfiskuar nga shteti shqiptar. Kjo, pasi banka hungareze nuk njeh vendimet e gjykatave shqiptare.

Referuar vendimit të gjykatës së shkallës parë Tiranë, që Opinion.al e disponon mësohet se procedimi penal ka nisur në vitin 2010 në ngarkim të Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj. Më pas çështja është ndarë, pra babë e bir janë gjykuar veçmas. Në nëntor të 2015 Artan Alimuçaj u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vite burg ndërsa në qershor 2017, Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Pesë ditë më parë, më 6 korrik është ekzekutuar vendimi. Pra është çuar në institucionet e vuajtjes së dënimit, Artan Alimuça.

Llogaria bankare në Hungari

(materiali më poshtë i referohet dokumenteve gjyqësore)

Me daten 11 Qershor 1996, Vebi Alimuçaj ka hapur nje llogari bankare ne Hungari, prane Bankes hungareze “Altalanos Ertektorgalmi Bank Rt.” (aktualisht “Magyarorszagi Volksbank Zrt”). Në 2010 kur kanë nisur hetimet në Shqipëri, gjendja ne kete llogari bankare ka qene 328.000 Usd.

Me daten 25 Qershor 1996 Artan Alimuçaj (i biri i Vebi Alimuçaj) ka hapur nje llogari bankare ne Hungari, prane Bankes hungareze “Altalanos Ertekforgalmi” (aktualisht “Magyarorszagi Volksbank Zrt”). Ne 2010, gjendja ne kete llogari bankare ka qene 647.000 Usd. Fakti konfirmohet nga dokumentacioni i percjelle nepermjet leterporosise se ekzekutuar nga autoritet hungareze te drejtesise e te administruar ne fashikullin e gjykimit.

Me daten 9 Shtator 1998 Artan Alimuçaj ka bere nje deklarate noteriale ne Pire te Shtetit te Greqise, para noterit publik Maria C. Nacos. Sipas kesaj deklarate i pandehuri Artan Alimucaj autorizon shtetasin hungarez Miklos Czimmermann, banor i Qytetit te Budapestit si perfaqesues te tij per te kryer te gjitha veprimet monetare ne llogarine bankare te tij (te specifikura ne Prokure si terheqje depozitime dhe çdo veprim tjeter te nevojshem), prane “Altalanos Ertektorgalmi Bank Rt.” Edhe ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni i percjelle nepermjet leterporosise se ekzekutuar nga autoritet hungareze te drejtesise e te administruar ne fashikullin e gjykimit.
Me daten 15 Prill 2010, ne Budapest, eshte lidhur nje mareveshje ndermjet nje perfaqesuesi te “Magyarorszagi Volksbank Zrt” dhe klientit Vebi Alimucaj, me objekt “sherbim bankar – Mobil Banking”. Sipas kesaj mareveshje klienti Vebi Alimucaj perfitonte sherbimin “Mobil Banking” per llogarine bankare qe kishte prane kesaj banke. Edhe ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni i percjelle nepermjet leterporosise se ekzekutuar nga autoritet hungareze te drejtesise e te administruar ne fashikullin e gjykimit.

Me daten 5 Maj 2010, prane bankes “Magyarorszagi Volksbank Zrt’ eshte paraqitur nje shtetas dhe ka kerkuar te transferoje shumen prej 327.000 Usd nga llogaria e klientit Vebi Alimucaj, ne llogarine bankare te nje kompanie. Veprimi nuk eshte kryer nga banka per arsye te konstatimit te ketij transaksioni si te dyshimte. Pas sinjalizimit nga banka te ketij transaksioni, autoritetet hungareze te drejtesise kane urdheruar bllokimin e transaksionit deri me daten 10 Maj 2010.

Me daten 6 Maj 2010, nga prokurori i ngarkuar per ushtrimin e ndjekjes penale ne proçedimin penal nr.1830/2010, bazuar ne parashikimet e nenit 210 te Kodit te Proçedures Penale eshte vendosur sekuestrimi i shumave 328.000 Usd dhe 647.000 Usd, te ndodhura ne llogarite bankare te personave nen hetim Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj, prane bankes “Magyarorszagi Volksbank Zrt”.

Me daten 10 Shtator 2010, Gjykata e Rrethit Buda Qendrore-Hungari, bazuar ne kerkesen e paraqitur nga Autoritet shqiptare te drejtesise (Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane) ka urdheruar sekuestrimin e shumave 328.000 Usd dhe 647.000 Usd, te ndodhura ne llogarite bankare te shtetasve Vebi Alimucaj dhe Artan Alimucaj, prane bankes “Magyarorszagi Volksbank Zrt”. Vendimi ka marre forme te prere me daten 17 Shtator 2010, dhe eshte ekzekutuar duke blIokuar shumat perkatese ne keto llogari.

Autoritetet e drejtesise hungareze akoma nuk kane kthyer pergjigje perfundimtare ne zbatim te kesaj kerkese shtese per ndihme juridike.

Dy te pandehurit Vebi Alimuçaj dhe Artan Alimuçaj jane ne dijeni te vendimit penal gjyqesor dhe te vendimeve te administratoreve per shpalljen e tyre si persona te lidhur dhe debitore ne shuma te konsiderueshme, por para organeve te drejtesise ata kane mohuar te kene dijeni per shumat e parave te depozituara prej tyre ne llogarite respektive ne emrat e tyre ne Banken hungareze. Ne keto kushte nga ana objektive, me ane te veprimeve dhe mosveprimeve ata kane fshehur vendndodhjen dhe te drejten e pronesise mbi shumat 328.000 Usd dhe 647.000 Usd, te depozituara prej tyre ne Banken hungareze, shuma qe jane produkt i vepres penale te mashtrimit.

Ndersa mbrojtesja e te pandehurit ne konkluzionet perfundimtare kerkoi deklarimin e pafajshem te te pandehurit Artan Alimuçaj per vepren penale qe I atribuohet. Artan Alimuçaj deklaron se në kohen ne te cilen është hapur llogaria në hungari ka qene ne moshen 19 vjeç dhe ka udhetuar ne Hungari bashke me familjen e tij, e ka thirrur babai i tij Vebi Alimuçaj ne nje banke dhe ai ka firmosur hapjen e nje llogarie bankare, veprim te cilin e ka quajtur normal, pasi babai i tij ka patur aktivitet profesional te ligjshem ne Budapest.

I pandehuri ka firmosur hapjen e kesaj llogarie, por pa pyetur me teper, duke patur besim te plote te babai i tij, pasi e dinte qe babai i tij ishte bisznesmen i fuqishem ne ate kohe, te cilin nuk e pyeste per veprimet e tij dhe duke qene se hapja e nje llogarie bankare nuk perbente nje veprim te jashtligjshem, pas firmosjes se kontrates se hapjes se llogarise, i pandehuri Artan Alimuçaj eshte larguar nga ambientet e bankes dhe nuk eshte marre kurre me me ate llogari, nuk ka pyetur kurre dhe as nuk ka pasur asnje informacion mbi te. /Opinion/