Bajraktarët e Malësisë

Nga Ndue  BACAJ

Pak nga historia e organizimeve  shoqërore dhe institucioni i Bajrakut.!
Jeta shoqerore  në Malesinë e Madhe (si dhe në trojet e tjera shqiptare)  ka njohur organizimet e veta nga më të hershmet  e deri te ato më të vonat.. Keto  Organizime  shoqerore  kanë  “lindur” si rezultat i nevojave të jetes së perbashket të banoreve  brenda treves, por edhe bashkeveprimit  me trevat e tjera finje e më tej jashtë saj. Per të arritur ketë njeriu  e ka kuptuar se ka nevojë per  një “institucion” i cili të kordinoj  punet ,veprimet ,mardheniet  dhe marrveshjet në mes  banoreve  dhe në mes fiseve e tjer.  Megjithë munngesen  e një dokumentacioni të plotë per organizimet e hershme  të jetes  shoqerore në Malesi të Madhe (dhe në Gegni në pergjithsi)  ka qenë “Institucioni” që “bashkonte fshatra e katunde me  emertimin  Mali, ndersa në jug të Shqiperisë ka qenë e njohur sipas tradites popullore e drejta  per vetadministrim quhej Venome (Venomet e Himarës)..Pastaj erdhen emertimet Nahije apo Bashkësi etj… Keto organizime  kishin si qellim rregullimin e mardhenieve në mes banoreve  ,si dhe mardheniet “institucionale” të një fshati, katundi apo mali me organizimet “shtetrore” të kohes. Keto organizime  “institucionale” dallohen qartë të pakten që në kohen sundimit të Stefan Dushanit (1330-1355), kur trevat  e Malesisë ishin të pushtuara nga “mbretëria” serbe… Per të vijuar me kohen e Principates së Balshajve Shqiptar ,e më pas (1396) kur trevat e Malesisë bien nën pushtimin e republikes së Venedikut. Regjistri i kadastres së Shkodres  (1416-1417), i perpiluar nga  Venediku (ndonse per qellime taksah), tregon per  organizimin e jetes shoqerore në mënyrë institucionale  të njohur nga ai që sundonte “kalanë”, ku “institucioni” i Vojvodes ishte më i larti në nivel lokal. Vojvoda zgjidhej  nga pushteti i kohes dhe  me “miratimin” e katundit  e  malit ,ku ai do të ushtronte pushtetin e tij civil dhe ushtarak.  Në nivel katundi,  mali  apo fisi  kishte edhe “institucione” të tjera (shoqerore) që njiheshin me emertimet  si krerë, pari, kryeparë, qefali apo pleqësi…Vojvoda si institucion, (por edhe të tjera  më të vogla) kanë  vijuar të njihen edhe pas pushtimit Turko-Osman, ndonse pas ketij pushtimi u shtuan  “hyzmeqar” të tjer të  pushtuesve aziatik, qe kishin per qellim vjeljen e taksave dhe mbajtjen nën kontroll të shqiptarëve e veçanarisht të  malesorëve të pabindur ndaj pushtuesit e rregullave te tij te “reja”. Malsia pas pushtimit Osman pati edhe disa organizime interesante me emrtimet Nahije që në shqip do të thotë “komunë”. Nga  defteret Osman mesojmë se nahije të veçanta kanë qenë Hoti dhe Kelmendi, ndersa malet e tjera kanë qenë të organizuara nen emertimet nahija e bregut ketejmë dhe nahija e bregut pertejmë e tjer.. Pushtuesi Turko-Osman  me gjithë masat e tij organizative dhe ushtarake  ai po e shihte se nuk po e gjente vehten në pergjithsi në trevat veriore të Shqiperisë, dhe  në veçanti në ato të Malesisë  Madhe. Ndersa  hyzmeqaret e pushtuesit Osman (kryesisht në Shqiperinë e mesme dhe atë të jugut)  të pasuruar me toka  krijuan feudet  e tyre, ndersa ata u bënë feudalet e bejlerët që bënin ligjin dhe sundonin “vegjelinë” në fshatin apo krahinen ku ata tashma ishin pronaret e medhenjë të tokes e tjer, në të cilen punonin fshataret si argat, të keq-paguar e shpesh edhe të keqtrajtuar.. Ka mbetur “proverbiale” thenia e një  muzeqari :     ”O Zot çfar i kam bërë beut sot që më është hillruar e nuk po më rrahë si perditë..”.. Pushtuesi Osman  kishte konstatuar se Malesoret  bashkepunonin e bashkoheshin lehtesisht  me njeri tjetrin në luften e tyre per mbrojtjen e të drejtave njerzore e pronsore. Një nga  keto organizime  që filloj të marrë  forcë ishte  organizimi fisnor  i  katundeve dhe maleve ,organizim që kishte fituar terren ,pasi  Fisi konsiderohej me lidhje të perbashketa  gjaku dhe para-ardhesi. Në keto kushte pushtuesi Turko-Osman u mundua të fusin një institucion  te  ri, “gjithëperfshirës” në  organizimin e krahinave dhe maleve të Malesisë Madhe  e më gjërë. Ky institucion që do të drejtonte  malin apo krahinen do të perfaqesohej nga një flamur i veçant per çdo mal apo krahine. Ky flamur do të kishte flamurtarin e vet, i cili do tu printe malesoreve në jeten e tyre shoqerore dhe “shtetrore”. Në gjuhen turke flamuri quhej bajrak dhe flamurtari –bajraktar. Me krijimin e institucionit  të bajrakut  ,bajraktari u zgjodhë  me pelqimin e autoriteteve  Turko-Osmane dhe të vetë  banoreve të  malit, krahines  apo  (tani) të bajrakut.  Bajraktaret në pergjithsi zgjidheshin nga  fisi dhe shtepia më  e njohur ,më  e fortë  por  edhe e kamur e treves. Me krijimin e bajrakut  nuk  u  prek  institucioni i lashtë i krereve ,dhe vetë bajraktari  u zgjodhë në mes të tyre…. Bajraku solli  vetem disa elemente të reja  administrative  dhe ndonjë ndryshim në proceduren pleqnore  me teper si  një zevendesim i atyre, që rregullonin mardheniet në mes  të bashkesive të lira malesore, ( Kahreman Ulqini ,Bajraku ne organizimin e vjeter shoqeror ,fundi shek.XVII deri me 1912 ,fq.19, Tirane 1991), të cilat “vetqeveriseshin” me kanunin  e njohur të Maleve (Lekëve dhe  Dukagjinit),që ishte detyruar tju a njohë edhe pushtuesi turko-osman… Në ketë organizim të ri vojvoda në Malesi ishte nën bajraktarin, një bajrak kishte disa vojvodë, sipas katundeve.  Megjithse  institucioni i Bajrakut (Flamurit)  ka funksionuar per shekuj dhe shpesh njihet edhe ne ditet tona , deri  me sot ende  nuk janë “gjetur”  akte zyrtare, që saktesojne kohen e krijimit të bajrakut (flamurit).  Megjithë ketë nga burime të terthorta mendojmë se i afrohemi të vertetes. Frang  Bardhi në fjalorin e tij (të vitit 1635) i shenon fjalet bajrak e bajraktar  me kuptimin  flamur e flamurtar…(Kolë Ashta, leksiku i shqipes  i nxjerrë  nga Dictinarium latino epirotikum i Frang  Bradhit-1635. Botua në buletinin shkencor –Shkoder, viti 1971, fq.22).  Albanologu i njohur George Hahn në një studim të tij shkruan per një ngjarje të vitit 1696 ,nga e cila  citojmë:  “ Në perpjekje per mbrojtjen e Ulqinit  kunder sulmit  venedikas  luftuan edhe bajraket e Malesisë  së “Shkodres”, ku u shqua per trimeri bajraktari  i Hotit, per ketë  meritë ai u trajtua si bajrak i parë…” (Johan George von Hahn, Studime  Shqiptare..,fq.256). Ndersa me  1690 permenden edhe bajraktari i Kuqit (më vonë i Kuçit N.B.)  të  Malesise Madhe ..(Selman Riza, Perpjekja e Kosovareve per tu shliruar ne vitet 1689-1690  gjate luftes Austrohungareze – Osmane ,botim ne “Studuime Shqiptare” nr.4 ,1983 ,fq.155).
Disa nga Bajraktarët sipas Bajraqeve, ose shqip Flamurtarët sipas Flamurëve
1. Hoti – Në bazë të dokumenteve  rezulton se bajraktari (flamurtari)  i parë  ka qënë nga fisi i Lucgjonajve që sipas gjenealogjisë renditen: Lucë  Gjoni –Nikë Luca –Mustaf  Nika – Haxhi Mustafa – Mul  Haxhia -Çun  Mula –Met Çuni –Deli Meta –Mul Deli-Bajraktari. Një gjnealogji kaq të gjatë e shenuam pasi Hoti ishte bajrak (flamur) i parë… Bajraktari i Hotit më famëmadh ka qenë njohur Çun  Mula – pjesmarres aktiv në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878) dhe në të gjitha aktivitetet diplomatike  dhe betejat luftarake në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ketë atdhetarizem të flaktë  Çun  Mula e trashigoi te djali i tij Met Çuni e nipi Deli Meta, si  dhe te trashigimtaret e tjer të kesaj dere fisnike e patriotike .. Vlenë të theksohet se  ndonse ky bajrak apo mal ishte katolik, ja kishte besuar  udhëheqësinë një bajraktari të besimit musliman, por edhe  bajrakteret e trashiguar nga dera e “Çun-Mulajve”  nuk i zhgënjyen kurr.. Mbasi veprimtaria  atdhetare  e  bajraktarëve të Hotit ndër dekada është e njohur dhe e vlersuar si patriotike,  menduam të sjellim në kujtesë edhe një moment të mrekullueshem  që tregon  respektin, harmoninë dhe bashkjetesen e mrekullueshme të bajraktarit të Hotit me  besimtaret katolik që udhëhiqte. Per të “konkretizuar” ketë po sjellim në vemendje  një shkrim të poetit kombetar dhe patriotit të madh pendë-artë at Gjergj Fishta nga i cili  citojmë :  “…Ndodhi në Hot  që vjetin 1904  kisha e atij bajraku  mbeti pa meshtar  per shumë do ditë.  Kur qe nji ditë  ndër ditë , bajraktari (Deli Meta, nipi  bajraktarit  famemadh  Cun Mula, N.B.) me nji tjeter krye  t’atij vendi  po ulet në Shkoder  fill e te i Pari  i  Fretneve , e  muhamedan tue ken i thotë : “asha  Zotin , zotni  kisha e jonë ka petë (mbetë)  keq pa Frat !  As ska kush flet  uratë   në kishë, as kush na bekon shpijat per  s’gjalli , as vorret per  s’dekuni. Rixha kemi me zotnin  me na çue fratin sa ma parë të kisha  se kemi petë keq!”.  Kaq me interesë  pra aj  bajraktar  muhamedan e kishte  marrë  çeshtjen  e të derguemit të meshtarit katolik  n’atë  kishë  ! (Kisha e brigjes N.B.).  Pse keto punë mund të ndodhin vetem në Malsi ? Pse atje  ka burrni, fisnikri, bujari ; ka karakter kombetar të paprishun , ka moral të shendosht. Qe pra çilci i  zhvillimit kombetar tonë…”.
2. Gruda – Smajl Martini  -Ivezaj, bajraktari famëmadh katolik që udhëhiqte  bajrakun e Grudes me në krye Dinoshen ,tashma me shumicë muhamedane. Smajl Martini në luften per mbrojtjen e trojeve shqiptare  dha deshmor të shqiptarisë dy djemt e tij dhe u internua ai nga pushtuesit turko-osman në vitin 1886 (per të mos u kthyer kurr më në Grudë..). Bija e tij Tringë  Smajlja, një zanë mali e vertet e trojeve të Grudes, Malesisë e Shqiptarisë i zvendesoi baben e vëllezrit e saj denjësisht..Ndersa bajrakun e mbajti me nderë e faqe të bardhë nipi i Smajl Martinit, një nga bashkëluftëtaret e Dedë  Gjon Lulit dhe njeri ndër  udhëheqësit  e  kryengritjes kunder perandorisë turko-osmane 1911, famëmadhi Dedë Nika-Ivezaj… Per Smajl Martinin e deren e tij prijese, bujare e atdhetare është folur, shkruar e kenduar ,por me këtë rast mendova të zgjedhë disa vargje të mrekullueshme të poetit  Kelmendeas  Gjovalin Lumaj :
…Në fole shqipet rrite Gruda,  /  S’dinë ç’asht vdekja, s’dinë ç’asht tuta /
Ball-bajraku, ball-kushtrimi,  /  Kryetrimi Smajl Martini. /
Perjetsisht  lidhun me trollin  /  Nuk duron, nuk dron stambollin /
Zemren mal gjoksin si shkam  /  Me Cetinen dham per dham /
Per liri, per trojet të parit  /  Kala kulla e bajraktarit..! /
Smajl Martini djal prej fisi  /  Asht filiz i fortë prej lisi /
Lis i madh me rranjë të thella  /  Trungu i tij asht Vuksan Gela…
3.Kelmendi- ,ndonse njihet si një mal, ai  ka qenë i ndarë në katër bajraqe:
I. Selca – Bajraktaret e Selcës nder vite e shekuj janë shquar per atdhetari, urtësi e trimëri. Ndër bajraktaret më të njohur eshtë trimi atdhetar Ujk  Gila. Fama e Ujk  Gilës si trim e i urtë me kohë i kishte kaluar kufijtë e  Kelmendit, Malesisë, Shkodrës e më gjërë, ndaj ai shpesh në protesta, kerkesa apo memorandume nënshkruan edhe në emër të krejt  malit të Kelmendit, siç është rasti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) ku Ujkë Gila ishte një ndër perfaqesuesit e njohur të krereve të Kelmendit e Malesisë. Ujkë Gila per trimerinë e tij njihej edhe si “shpata e gjallë” e Kelmendit  në mbrojtje të trojeve shqiptare, dhe per ketë  populli i kishte “thurë”  edhe kengë, ku nga keto menduam të citojmë :
“Ç’janë keto gjamë që vijnë prej bjeshke ,/ Ç’janë vikamat që marrin dhenë ? /
Njaj Ujkë Gila me krahë  rrfeje, / Shtatë krenë turkut i pret njiherë. /
I kuq  Cemi  pse shkon  vale-valë, / Gjamë e turkut ç’po i  merr me vete /
Njaj  Ujkë  Gila me shtatë palë krahë / Si drague  e si ortek bjeshke…”.
Trashigimia e bajraktarëve  të Selcës vijojë me trimat e urtë Cana  Lucën ,Turk  Shabin, Kaçel  Turkun  e deri te bajraktari i fundit Mark Tomë Marku –Pëllumbaj.  Bajraktari Mark Toma ka mbetur në histori si një  ndër pjesmarresit aktiv në takimin e Kalcës të 13 janarit 1945, kur burrat e Kelmendit  vendosen  me rezistua me armë në dorë kunder ekspeditave ndeshkimore  të brigatave komuniste, dhe ai  kishte propozuar një rrugë “paqësore” per t’u  perballur me brigadat e ushtrisë komuniste, por propzimi i tij nuk ishte miratuar nga ky kuvend burrash nacionalist… (Luigj Martini ,Prekë Cali ,Kelmendi dhe Kelmendasit ,fq.216-222).
II.Vukli – Që nga Gjel Martni, Uc Gjeli, Gjon Uci  e deri te  Kolë Gjoni, Dedë  Gjon e  Lucë  Gjon Bajraktari…Një ndër bajraktaret e shquar per urti e trimeri është  Gjon Uci  të cilin e “portretizojnë” në menyrë mjaft domethenese vargjet:
“Ku asht  mendja asht Gjon  Uci,
Flet kadalë e me rend,
Kush se mundi as kush se tuti,
Trim  në luftë e i urtë në kuven”.  (Filmi dokumentar i TVSH “Bajraktaret e Vuklit me skenar e realizim nga Ilir Buçpapaj)
Bajraktari i Vuklit Gjon Uci ra heroikisht në kryengritjen e Malesisë  Madhe kunder turqëve në vitin 1911. Pranë vorrit tij gjondet tash mbi një shekull varreza e tre ushtarëve turq. Kjo varrezë ruhen e respektohet nga pasardhesit e shtepisë së bajraktarve të Vuklit, duke deshmuar keshtu respektin e nderimin në pafundesi per të vdekurin edhe pse ai ka qenë armik e jo mik… Vlenë të kujtohet se bajraku i Vuklit ka qenë i pari në Kelmend e Malesi  që ka marrë  një vendim per kufizimin e gjakmarrjes, duke bua vetem familja – familjen. Vendimi i krerëve të Vuklit me në krye bajraktarin dhe parinë është marrë me  daten16 shtator 1902. Ku vendim në dokumentet e asaje kohe quhej Usulli per punë t’gacave. Ky usull u perkrah edhe nga bajraku i  Selces, Nikçit, Boges e deri nga Bajraku i Hotit e tjer…(Fulvio  Kordinjano, Shqiperia permes vepres dhe shkrimeve të misionarit të madh Italian At Domeniko  Pazi (1847-1914), vll.2. fq.369-372 ).
3. Nikçi – “Mëhalla” Smajlaj ka qenë vendi i bajraktarit Nikçit. Pushteti i  bajraktarit ketu ka qenë më i zbetë se në dy bajraqet e tjerë ;të Selcës dhe të Vuklit…(Rush Dragu ,Kelmendi…dritë-hije ,fq.21, Shkodër 2001). Një ndër bajraktarë e njohur të Nikçit  ka qenë Ndue Dushi dhe trashigimtari i tij Prekë  Ndue  Dushi, ku Bajraktari i “fundit” i Nikçit ka qenë detyruar të largohet per në Guci pas rezistences antikomuniste të Kelmendit (1945). (Trashihimi gojore e marrur nga autori i ketij  shhkrimi, në janar 2017, nga lahutari i Nikçit, Kelmendit, Malësisë e më gjerë z. Jonuz  Delaj).  Nikçi është një bajrak  me vlera “të mbuluara” nën “termin”  Kelmendi , por që edhe ky ka një histori atdhetare si dhe bajraket e tjer të  Kelmendit. Në bajrakun e Nikçit ka pasur (dhe ka)  banorë  të besimit musliman, ku ky bajrak është dalluar për një harmoni e bashkejetesë të  mrekullueshme vellazërore në mes këtyre dy “komuniteteve” vëllezer të një gjaku… Një ndër  kontributet më të “specifikuar” të bajraktarve të Nikçit është ai në luften mbrojtese kunder brigadave ndeshkimore të Partisë Komuniste të Shqiperisë të themeluar  e “kolektivizuar” nga armiqt shekullor të shqiptarve –sllavët…
4. Boga – Bajraktari më i njohur i Bogës ka qenë ai i fundit të shekullit  XIX e fillimit të atij të XX , Losh Sokoli. Boga ka qenë një bajrak i “vogël” i Kelmendit, pasi thuhet se i pari i Bogës ka qenë vëllai i vogel i vellezerve që formuan Selcen, Vuklin dhe Nikçin.. Por megjithë ketë trashigimi gojore interesant më duket perfaqesimi i Bogës në Kuvendit nderballkanik të Kuçit të 15 korrikut 1614 nga  vojvoda Sekuli (Gjekë Kuli ose Culi) nga Boga. (Akademia e shkencave të republikes së Shqiperisë ;dok. të shek.XVI-XVII per historinë e Shqiperisë ,vll.III ,fq.289-290, perg.Injac Zamputi). Bajraktari i Bogës si institucion ka qenë perherë perkrah bajraqeve të tjera të Kelmendit e Malesisë në mbrojtje të trojeve shqiptare, por me ketë rast po kujtoj një vedim me vlera civilizuese të fillimit të shekullit XX. Konkretisht po kujtoj një usull apo më sakt një vendim të krerëve të Boges të marrur me daten 28 tetor  1907 per ngushtimin e rrethit të gjakmarrjes. Rrethi i atyre që ndiqen në raste vrasjesh behet aq i ngusht me ketë vendim (usull) sa shkonte thuajse vetem te dorasi. Në vendim  thuhej : “…Nji njeri çohet e vret nji njeri n’bajrak të Bogës, atë katilin me gjithë  mashkulli të shpisë ka me e ndjekë per gjak, demek me kerkua shpija shpinë, por me u nda  dy vllazen  dje  a sot, e me vra tjetri vëlla  dikë n’bajrak   t’vet , ai vëllau që u nda dje  mos me u mshehun per gjak aspak edhe me dasht bile  le të shkojnë e  le të shtinë atë të vramin në dhe…”. Këtë  vendim civilizues e shumë domethenes edhe per sot në shekullin e XXI e firmoste e vuloste së pari bajraktari i  Bogës  Losh  Sokoli  e pastaj paria tjeter pas tij…”  (Kahreman Ulqini, Struktura e Shoqerisë tradicionale shqiptare, dok.14, fq.184-185, Shkoder 2003). Ndersa një nga trashigimtaret e “fundit” të njohur si bajraktar  i  Bogës  ka qenë Gjokë Lleshi  Olaj…
4.Kastrati – Një ndër bajjaktaret më të hershem të Kastratit njihet  Ul  Vuka i biri i Vuk  Pal  Dedlit (dikun shkruhet Detalit apo Dedalit). Ose më sakt sternipi i të parit të banorve të “ri” Kastratit, Dedal Ndrekalit  nga Kuqi (sot Kuçi nën Malin e Zi), shqiptar i ardhur në Katund të Kastratit rreth vitit 1550-1575. Siç dihet banorët me “babë” Dedlin janë shumica e shumicës të kastratësve të sotem.  Mbasi Ul  Vuka është ndoshta edhe bajraktari i “parë” që permendet në Malësi dhe ka një histori interesante në lidhje me “ndarjen” e Malesisë Madhe me Përrua të Thatë, mendova të citoj Johan Georg fon Hahn, që per veprat e tij madhore është konsideruar si dekani i studimeve shqiptare të shekullit të 19-të. :” Njiherë u ba pashë i Shkodrës njifarë Tahir  Beu, nga shtepia e madhe e Çaushëve. Ai vendosi me e nënshtrue  fisin e krishtenë të Kastratit dhe me e ba  njilloj si rajatë e tjerë. Pra ata duhej të paguanin haraç, kur kishin ndonji gjyq të vinin te kadia si të gjithë qytetaret  dhe si ata që banonin  rreth qytetit dhe me të tjerë të ketij lloji… Prandaj pasha mblodhi nji ushtri  të mirë dhe të fortë dhe  marshoi deri te fshati i tyre. Por Dedalët e kishin mendue se nuk mund të delshin ballë per ballë fuqisë së madhe  të pashës ,prandaj gratë, fëmijët, gjanë dhe plaçkat ma të vlefshme  i kishin futë  n’atë shpellë ku kishte banue stergjyshi  i tyre. Në fshatë kishin mbetë  vetem disa pleqë … ndër këta ishte edhe  Ul  Vuka, i  cili per nji kohë të gjatë të  kishte qenë bajraktari i fisit. Kur pasha mbërriti në fshat  e gjeti bosh, por ndigjoi se banorët ishin ngjitë në mal ,prandaj dhe urdhën  me i ndjekë pas, mbasi nuk i njifte  veshtirsitë e vendit. Ai vetë qendroi në shtepinë e Ul Vukës. Sulmuesit hasen në nji kundershtim ,sepse kundra tyre nuk luftonin  vetem burrat me dyfek, por edhe grate e femijët  tue lëshue gurë teposhtë. Në ketë mënyrë ushtria e pashës  pati humbje të renda. Kur po luftohej Ul Vuka dilte shpeshherë nga shtepia  per me pa dhe pastaj i tregonte pashës  që ishte Brenda. Nga frika se mos e humbnin luften të vetët i  premtoi Shen Markut me i  ndertua nji kishë dhe me festua diten e tij, në qoftë se  fitimin  do  t’ua  jepte njerzëve të vet.  Kur pa se lufta  po shkonte në favor të tyre, hyni Brenda  dhe kur e pyeti pasha  mbi gjendjen,  iu pergjigj: ”Zotni, ushtria jote po fiton sepse asht  e pajisun me të gjitha mjetet , kurse të mitë janë lakuriq”. Pasha  e dergoi edhe njiherë  jashtë per me vrejtë  zhvillimin e luftës.  Pork y  tue  pa turqit  që po arratiseshin  dhe të vetët  që po i ndiqnin  pas me potere  të madhe , hyni perseri në shtepi dhe bertiti: ”U ba, u ba”.  Pasha u habit dhe e pyeti çfar kishte ndodhë dhe kush po fitonte ? Ul Vuka  iu pergjigj: ”Ketë  do ta shofish tashti” dhe me keto fjalë ia nguli thiken  në zemer. Vorri i  pashës asht edhe sot. Turqit  nuk mujten ma me rezistue dhe Dedalët i  ndoqen deri te Përroi i Thatë. Prandaj ky përrua  asht  deri sot kufini i malit, kështu që ata që banojnë  këndej malit paguejnë taksa si gjithë nënshtetasit e tjer dhe i nështrohen gjyqit të kadiut, kurse ata që gjinden pertej malit (gjegjësisht Përroit të Thatë N.B.)  jetojnë simbas  ligjit të maleve… Kisha të cilën Ul  Vuka  ia premtoi  Shën  Markut gjatë luftës, u ndertua dhe Dedalët e festojnë edhe  sot diten e tij…(Dr. Jur.Johan Georg fon Hahn,Studime Shqiptare, fq.260-261). Gjithnjë edhe pas asaj kohe (fundi shek. XVII e fillimi i shek.XVIII), bajraktari i Kastratit është zgjedhur nga Vuk-Palajt, ku njeri nga më të shquarit  e ketyre bajraktarëve ka qenë Dodë  Preçi  Broqaj, i cili  u shqua si një burr trim e  urtë në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ai është një ndër perfaqesuesit  më sinjifikativ të Malesisë e Shqiptarisë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878. Patrioti i madh pendë-artë i kombit shqiptar at  Gjergj Fishta në “Iliaden” shqiptare  e rendit  Dodë Preçin  perkrah patrioteve më të medhenjë të Malesisë e Shqiperisë,  citojmë:
“…Vjen Çun Mula e vjen Mar Lula,
Njani Hot e tjetri Shalë,
T’ fortë per pushkë e t’ urtë per fjalë;
Si aj Dodë Prëçi prej Kastratit,
Me at Vrijonin e Beratit…”. (Gj. Fishta, “Lidhja e Prizrenit” -Lahuta e Malësisë, fq.103-104, botimi Romë 1991).
Trimerisë të  Dodë Preçit At Gjergj i kendon edhe në luften kunder shkjeve shoven. Nga kenga e njezetë “Lekët” zgjodhem vargjet :
“….Vjen Dodë Preçi si stuhija,
Ç’a  ata krye, Zot, nder duer t’ tija ?
Kryet e t’mjerit  mor’ serdár,
Serdár Gavros gazepqár.
Qi, sa falli i pat hecë marë,
Pat vjerrë hoxhë, pat vjerrë haxhí.
pat djegë taqe edhè xhami,
Bullat shitë i pat n’kaurri:
Larg permendë, po zâni i tij;
Por qi, i mjeri, zâ mbas sodit,
Shtangue shyt aj terthuer podit,
S’mund do t’bâjë besa, mor’ shokë,
As me trêmë do cirikokë,
Kur m’skep zêmren t’hijn m’ia çokë…
Qaj Dodë Prêçi bajraktari:
Po i pret Shkjét si pritet bari:
Burrë mâ i fortë s’bâhet Shqyptari !…”.  (At Gjergj  Fishta …po aty, fq.265).
Dodë  Preçi  la si trashigimtaret djemt e tij Nikollë  Doden dhe më vonë Gjokë Doden – i cili njihet edhe si bajraktari i “fundit” të cilin në vitin 1946, në moshen mbi 70 vjeçare  e pushkatojnë dreqnit e kuq, komunistet e ardhur në pushtet pas luftes dytë botërore…
5.Shkreli- Marash Dashi, Vat Marashi  e deri te Pjeter Gjoka.. Urtia dhe trimeria e bajraktarit të Shkrelit ka qenë e njohur që në organizimin më të lartë me trajta shtetrore (Lidhja e Prizrenit 1878). Bajraktari i Shkrelit  ( që Fishta per aresye “rime” në vargëzim e quan Marash Vata) i kushton disa vargje brilante ,por edhe mjaft domethenëse, disa nga të cilat nuk po mund të rri pa i cituar:
“…E njaj  tjetri, mâ pertej,
Me ata dy mustakë te mëdhej
Me i prekë m’ shoq qi ka brî vedi,
Aj nuk âsht, jo, Dijomedi,
Por âsht Bajraktari i Shkrelit:
Si njaj pyrgu m’ ballë t’ kështjellit,
Qi s’e trandë as topi as shpata,
E i thonë êmnit Marash Vata…”.  (At Gjergj Fishta …po aty, fq.102).
Tregojnë se Shkreli ishte mbledhur në kuvend, por bajraktari mungonte. U mor vesh se rrugës ishte ndaluar në një shtepi , i  ftuar per të pirë kafe. Kur u paraqit me shumë vonesë  njeri nga krerët iu drejtua :”bajraktar, kuvendi e bani gjyqin  të ka pre nji dash”. Bajraktari u detyrua t’i  nënshtrohet vendimit. (Kahreman  Ulqini ,Bajraku në organizimin e vjeter shoqeror- fundi i shek.XVII deri me 1912, fq.48 ,Tiranë 1991). E citova këtë vendim të një kuvndi të Shkrelit, per të treguar se bajraktari ndonse ishte i pari dhe udhëhiqte bajrakun (flamurin) apo malin ai  u nenshtrohej rregullave dhe ligjeve të bajrakut njelloj si çdo banor tjeter i “thjeshtë”, gjë që tregon jo pak, jo vetem per atë kohë, por edhe per “Bajraktaret” e sotëm të partisë…
6.Trieshi-  Bajraku i Trieshit ka qenë i njohur si njeri ndër bajraqet themel të Malesisë Madhe etnike. Institucioni i bajraktarve të Trieshit kujton mjaftë emra sinjifikativ që njihen të pakten nga Pepë Prela (1750-1775), Nikollë Pepa, Hus Ujka, Gjon Maçku, Martin Gjoni, Nishk (Nikë) Gila  (1862-1880) e deri te Gjon Nika… bajraktar  të Trieshit janë e kanë qenë  shtepia e Gilë Maçkut (sot barku Gilmaçkaj) Lucaj të Stjepohit..(Lulash N. Palushaj ,Malësia dhe fiset e saj, pj.I, fq.384-385, Lezhë 1996). Të gjithë bajraktaret e Trieshit kanë qenë shquar per atdhetari  dhe në luften e tyre me pendë e pushkë në mbrojtje të dokve, zakoneve, trashigimisë shqiptare dhe trojeve të tyre amtare. Ata edhe pas kalimit të dhunshem të bajrakut apo malit të Trieshit  nën shtetin e Malit Zi vijuan të jetojnë, punojnë e luftojnë per të drejtat e tyre  së bashku me malet apo bajraqet e Malesisë së Madhe të mbetura nën Malin e Zi dhe ato në shtetin amë Shqiperi.. Ketë e tregojnë më së miri luftrat dhe perpjekjet e trieshjanëve së bashku me malesoret e shqiptaret e tjer në luftrat mbrojtese e çlirimtare të drejtuara nga Lidhja e Prizrenit (1878-1881), në  luftën  e Lëmajes (1907), në Kryengritjen kunder perandorisë turko-osmane të vitit  1911 e deri në pjesmarrjen e parisë së bajrakut të Trieshit në protesten e zhvilluar e nëshkruar në Shkoder me 14 nentor 1918, së bashku me Hotin, Gruden e tjer.
7. Koja –Bajraktari më famëmadh i Kojës njihet  Pretash  Zeka  Ulaj. Në librin “Koja ndër Shekuj” cilësohen  edhe disa  informata  të shkruara nga historiani  Stevan Duçiq në vitin 1931, si me poshtë : “Preçot  Gjeloshin  e trashigoi Nikë Preçota i cili u vra…Niken e trashigoi vellai i tij Vatë  Preçota, pas tij bajraktar u bë  Preç  Vata  të cilin e vrau dikush para kishes së Kojes. Preç  Vaten e trashigoi nipi i tij  Mirash  Luca ….”, Ndersa pas  Mirash Luces bajraktar u bë  Pretash Zeka Ulaj ,por  në mes të  Mirashit  dhe Pretashit ka pasur një periulle kohe që nuk ka pasur bajraktar.  (Fran Gjeloshaj, “Koja ndër Shekuj” ,fq.149). Prertash Zeka si trashigimtar i bajrakut të Kojes ka qendruar me ndere e faqe të bardhë deri që ja dorzoi  djalit tij  Gjokë  Pretash Ulaj… Pretash Zeka ishte njeri ndër atdhetaret më të flaktë e të kulluar të shqiptarisë. Ai u dallua si në luften me pushkë dhe në atë me pendë per të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta etnike. Pretash Zeka Ulaj ishte udheheqësi i çetes heroike  të Kojes e cila  me 6 prill 1911 rrezoi  per tokë bajrakun (flamurin) e turkut në Deçiq, per ti leshuar vendin flamurit autokton kombetar shqiptar të Gjergj Kastriotit –Skenderbe, ku kjo çetë dha shtatë deshmoret e flamurit, tashma të perjetsuar në një memorial në Kojë, aty ku ka shtatoren edhe flamurtari i perjetshëm  i Kojes Pretash Zeka.. Vlenë të theksohet se Pretash  Zeka  ndonse një prijes i madh i Kojes , i fjales dhe i vepres, ai kurr  sukseset dhe meritat si në kuvende burrash apo në luftë nuk ja dedikonte vehtes, por trimave të Kojes që i besonin, e donin, e degjonin dhe e respektonin. Ka mbetur proverbiale  nga një kuvend burrash në Kojë fjala e Pretash Zekes, kur atë e pyeten Bajraktar  prej ka vjen gjithë kjo fuqi e jotja ? –“Shumë lehtë, me që jetoj në mesin atyre burrave, sepse secila shtepi kojase mund të japë nga një bajraktar”- u pergjigj Pretashi me buzqeshje”. (Gjekë Gjonaj ,Gjrmëve të  kohës ,fq.102-103 ,botim i vitit 2008 –Lezhë).
(Tuzi njihet si bajrak në vehte  vonë, per aresye se banoret e tij janë të ardhur nga fiset e Malësisë per-rreth…Gjithsesi  institucionin e bajraktarit të “vonë”  të Tuzit  e ka trashiguar fisi Palaj…).
Bajraktarë e “Rranxave” të Malesisë Madhe..
8. Kopliku –Bajraktari i  Koplikut deri nga fundi i gjysmës parë  të  shek.XIX ka qenë nga fisi i  Semanajve, ndersa  pas kesaj kohe bajraku  ka kaluar te fisi që edhe sot mban mbiemrin “Bajraktari”.  Bajraktari më famëmadh i Koplikut ka qenë Sokol  Mustaf  Bajraktari, pjesmarres në nënshkrimin e memorandumeve dhe protestave  në mbrojtje të trojeve shqiptare, veçanarisht në mbeshtetje të vendimeve  historike të Lidhjes Shqiptare të prizrenit (1878-1881). Një nga keto protesta të nënshkruara nga Shkodra është edhe ajo e dates 16 qershor 1878… Sokol Mustaf Bajraktari perveçse  atdhetar  njihet edhe si një burr i urtë që i degjohej fjala, jo vetem në Koplik ,por edhe në bajraqet e tjera. Per këtë tregojnë se ky bajraktar ka rregulluar e pajtuar shumë gjaqe në Malesi të Madhe e më gjërë.
10.Reçi  – Një ndër bajraktaret më famëdhenjë të Reçit është padyshim Zyber  Selman (Çelaj)-Bajraktari, i cili është një ndër pjesmarresit e njohur nga Malesia në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.  Në nderim të kesaj vepre diplomatike  po citojmë (vetëm) emrat e perfaqesuesit  të Malesisë, të cilet muaren pjesë aktive në hartimin  dhe nënshkrimin e  programit  të  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të dates 2 korrik 1878, program që perbehej prej 14 pikash dhe synonte të ruante tërsinë e tokave shqiptare ,duke mos lejuar coptimin e tyre nga shtetet shoviniste fqinjë. Lidhja programon edhe  organizimin e ushtrisë dhe dislokimin e saj në rast lufte.. Perfaqesuesit e  Malesisë që nënshkruajnë janë:  Çun  Mula-bajrakatr i Hotit, Dedë Gjon Luli- vojvod i Hotit, Smajl  Martini –bajrakatr i Grudes, Baca  Kurti –vojvodë i Grudes, Ujk  Gila –bajraktar i Selces (Kelmend), Marash  Dashi – bajraktar i Shkrelit, Dodë  Preçi – bajraktar i Kastratit ,Gjel (Gil)  Vuksani –Vojvod i Kastratit dhe Zyber Selmani – bajraktari i Reçit…(Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, ASHSH, pergatitur nga Stefanaq Pollo dhe Selami  Pulaha, fq.55-57 ,Tiranë 1978) Vlen të kujtohet se në një protestë të  popullsisë së krahinave  të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer nëshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e  drejtuar Kongresit të Berlinit  kundër  coptimit  të Shqiperisë), dhe bajraktari  i Reçit ndodhej në Prizren, protesten së bashku me krerë të tjerë të Malësisë, Shkodres e më gjerë, e nënshkruan  per Reçin Pater  Mark Loshi (nga Reçi)… (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37), gjë që tregon edhe per një bashkejetesë të mrekullueshme të muslimanëve dhe katolikeve të Reçit, dhe per ketë kishte meritë të padiskutueshme edhe bajraktari i Reçit Zyber  Selmani.. Institucioni i bajraktarit të Reçit vijon të perfaqesohet denjesisht edhe gjatë kryengritjes kunder pushtuesve Osman  të Malesisë (1911), ku  bajraktari i Reçit Dyl Sokol Bajraktari është njeri ndër nënshkruesit e memorandumit (të 30 marsit 1911) që pershkruhet jo vetem me nota atdhetarie ,por mbi të gjitha edhe me frymen e bashkejetesë e harmonisë  të malesorve katolik e musliman që kerkonin të drejtat e tyre, dhe mbi të gjitha sfumonte  hilenë e Bedri Pashes së Shkodres që kerkonte ti fuste shqiptaret kryengritës në një luftë fetare..
9.Buzë-Ujit Per ketë bajrak ka të dhëna mjaft të vona dhe të mangëta. Por njeri ndër bajraktaret e permendun të Buzë-Ujit ka qenë Bec  Tahiri, i perveçse ka qenë i njohur  si burr i urtë që e ka perfaqesua ketë bajrak denjesisht në kuvende dhe në daljen per-zot të trojeve shqiptare, ai u dallua në një moment të nevojshem  per pjesmarrjen dhe nënshkrimin e  memorandumit të dates  30 mars 1911 në Cetinë, kur kryengritesit kunder-osman  perveç luftimeve të sukseshme në terren ,do të shenonte edhe një fitore tjeter historike të shqiptareve  kunder valiut të Shkodres Bedri Pasha, i cili  kerkonte të fuste shqiptaret në luftë vellavrasese Në kuvendin e memorandumit muaren pjesë  burra të urte, trima e atdhetar, perfaqesues  të krishterë dhe muhamedan, të cilet  formuluan një  “memorandum”me pesë kerkesa si : 1.Toka shqiptare  të  mos preket (ndahet..)..  2.  Gjuha shqipe  të jetë gjuhë zyrtare per kater vilajetet  me kombësi shqiptare ,si dhe  të mesohet kjo gjuhë  ndër shkolla.. 3.Të gjithë drejtuesit e kater vilajeteve te jenë me kombesi shqiptare .. 4. Prodhimet dhe të ardhurat nga vilajetet shqiptare të  shfrytezohen në dobi  të Shqipnisë..5.Ushtaret që  merreshin prej Shqipnisë ,ta kryenin sherbimin  në keto troje…Në ketë mbledhje historike të Cetines ,perveç  prijesve malesor katolik, shumë i rendesishem ishte kontributi dhe pjesmarrja e atedhetareve dhe burrave me zë musliman si ; Zenel Shabani-vojvod i  Kastratit, Deli Meta-bajraktari i  Hotit, Dyl Sokoli -bajraktari i Reçit, Bec Tahiri i Buzë-Ujit, Ramadan Aga dhe  Haxhi Muji të Tuzit e tjer…  (Risto  Siliqi ,”Pasqyre e diteve te pergjakshme ne te pestin shekull te Shqipnise te robnueme ,fq.56 ,Trieste 1912).
11..Rrjolli – Në histori shenohen emrat e bajraktarëve të Rrjollit, Mehmet  Rrjolli , Hajdar  Huka të cilet janë nëshkrues të protestes të 16 qershorit 1878 nga Shkodra. Protesta i behej kongresit të Berlinit. Në një dokument më të hershem (Osman) shkruhet se bajraktari  i Rrjollit ka qenë nga fisi katolik i Kokajve, por keta duke qenë aleat me Dervishajt e Shkodrës, kryengritës  kundër Vezirit Mustafa Pasha, u zëvendësua me një musliman nga Kurtajt (Giuseppe  Valendini Il  Diritto delle Comunita, fq.     ). Në fakt bajraktari i Rrjollit ka qenë nga fisi Burgaj, ku ndër bajraktaret më të njohur (në fillim të shekullit XX) ka qënë  Sylo  Kurti (Burgaj)…
12. Lohja – Si bajraktar i Lohes  në vitin 1878 shenohet Tak  Elezi, i cili nënshkruan në emër të Lohes në protestën e   popullsisë së krahinave  të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer nënshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e  drejtuar Kongresit të Berlinit  kundër  coptimit  të Shqiperisë). (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37). Ndonse Lohja siç dihet eshtë e “ndarë” në  Lohe e  Siperme dhe Lohe e Poshtme, ketu nuk specifikohet nëse Tak  Elezi perfaqesonte si bajraktar të  “dy” Lohet.  Mirpo pas një mungese dekumentacioni per bajraktaret e Lohes nga fundi i shek.XIX dhe fillimi i atij të XX, cilësohet si  bajraktar  i Lohes Siperme  Nikë  Luli (Brahimaj ) e më vonë djali i tij Gjokë  Nikë  Luli (Brahimaj), të cilin komunistet e pushkatojnë me 25 mars të vitit 1945…
13.Grizha – Institucioni i bajrakut të Grizhes thuhet se është i hershem  sa vetë historia e këtij institucioni në Malesi të Madhe e më gjerë, por emri i një bajraktari të “mirfilltë”  per Grizhen dokumentohet per herë të parë në protestën e   popullsisë së krahinave  të Shqiperisë së Mesme dhe të veriut ; të Tivarit e tjer të nënshkruar nga Shkodra me 16 qershor 1878 (protestë e  drejtuar Kongresit të Berlinit  kundër  coptimit  të Shqiperisë). Në ketë protestë në mes nënshkruesve malësor, shkodranë e tjer gjindet edhe emri  Tafil  Bisho- Bajraktari i Grizhes. (Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 ,po aty fq.33-37). Në fillim të shekullit XX e deri sa u “sfumua” institucioni i bajraktarit nga shteti komunist, në Grizhe kanë qenë bajraktar  ; Dan  Selman  Bajraktari dhe më pas nipi i tij Sadri Dul Bajraktari. Te dy keta bajraktar janë shquar si burra të urtë e trima kur e  ka kerkuar interesi i Grizhes, Malësisë e Shqiperisë. Siç dihet keto vlera atdhetarie së bashku me trashigimin e institucionit të bajraktarit (flamurtarit) ndër shekuj, u “anashkaluan” e shpesh u denigruen gjatë sundimit internacionalist komunist në Shqiperi…
(Është interesant se ndonse Gruemira në histori njihet pa institucionin e veçant të bajraktarit,  në protesten e dt.16 qershor 1878 nga Shkodra drejtuar  qeverive të Fuqive të Medha në kongres të Berlinit, kunder aneksimit  të tokave  shqiptare nga Mali i Zi, shenohet si nënshkrues perkrah parisë tjeter të Malesisë, Shkodres e më gjerë edhe Fasli  Gruemira – Bajraktari…).
Bajraqet e Malesisë bashkë edhe në “luftën”, per mbrojtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës së mrekullueshme ndërfetare.
(Një shembull i vogël per ketë histori të madhe)
Bajraqet e maleve dhe të Rranxave të Malesisë e më gjërë i bashkerendonin veprimet e tyre, jo vetem në mbrojtje të drejtave  të tyre dhe të troje shqiptare ,por edhe në ruajtjen e bashkëjetesës e harmonisë ndërfetare. Një moment të tillë tregon edhe viti 1897 kur  në varret katolike të Kokpapajve (Rrjoll ,Malesi e Madhe ), ishte thyer një Kryq ,per të cilin “hijena”  antishqiptare hapen fjalë se e kanë  thyer disa Musliman, ndaj duhej që katoliket të hakmerreshin. Per ketë një natë të 27 marsit të vitit 1897  “duar”antishqiptare paguajn disa malsore nga Rrjolli ,të cilet një natë presin një derr në derë të Xhamisë (Shkoder…).Pas kesaje pritej  nga armiqt e malsoreve  një konflikt  vellavrases, por perkunder kësaj Krenet, Bajraktaret dhe Burrat e Urtë në bashkepunim me autoritet shtetrore e menaxhuan shkelqyeshem situaten. Së pari u formua Gjykata e  Xhibalit  e kryesuar nga Serxhedeja me 25 antarë (12 katolik dhe 13 musliman). Kjo gjykatë kerkoi ndeshkimin e fajtorve që ishin zbuluar (nga vetë populli per ti sherbyer paqes dhe harmonisë). Per të realizuar denimin e fajtoreve  u ngritë një ekspedit  ndeshkimore  me forcat Malsore  si me poshtë : Nga Bajraku i Grudes 50 veta,edhe nga Hoti 50 veta   me ne krye bajraktarin Met Çuni .Nga Kelmendi 100 veta me në krye bajraktaret Cana  Luca  e  Turk  Shabi. Nga Kastrati 50 veta  me në krye bajraktarin Nikoll Doda. Nga Shkreli 100 veta me bajraktarin Vat  Marashi, gjithashtu nga Reçi e Lohja 50 veta ,nga Kopliku 50 veta dhe nga vet bajraku i Rrjollit 150 veta. Ekspedita ndeshkimore  ndeshkoi  fajtoret në Rrjoll.. ,duke djegur shtepiat e fajtoreve ,dhe duke arrestuar 17 veta. Duhet theksuar se gjatë ekspedites jo vetem nuk shenohet asnjë kundershtim ,por kishte  një mbeshtetje të gjërë, gjë që bëri  që të vijojë bashkejetesa e mrekullueshme në mes banorve (musliman e katolik ) si vellezer të një gjaku ,pamvaresisht nga rruget që kishin zgjedhur secili per të besuar te  një  Zot… Dokumenti i kesaj ekspedite mban shenimin  Shkodër, 12 prill 1897…  ( Fulvio  Kordinjano ,“SHQIPERIA” Permes vepres dhe shkrimeve  të misionarit  madh  italian At Domeniko  Pazi  (1847-1914) vll.II, fq.367-369). +Kahreman  Ulqini, Bajraku  në organizimin e vjeter shoqerorë  shek. XVII deri  me 1912 ,fq.125)
Në vend të epilogut
Institucioni i bajraktarit  thuhej  se caktohej nga pushtuesi shekullore turko-osman me dekretin që quhej “shkopi”.  Në fakt bajraktari ishte një institucion që zgjidhej  “demokratikisht” nga perfaqesuesit dhe pleqesia e malit, krahines apo bajrakut në pergjithsi duke ruajtur trashigimin.. Historia e zgjedhjes të ketij institucioni na tregon se në keto zgjedhje malesoret  gabuan thuajse fare pakë..  Madje po të bëjmë një krahasim  me zgjedhjet e kryetarëve të komunave (apo bashkive) sot, gabimet e “zgjedhjeve” të  Institucionit  të Bajraktarit apo shqip Flamurtarit  kanë qënë të paperfillshme, duke i krahasuar me zgjedhjet e sotmet edhe pse jemi në shekullin e XXI…