ATENTAT NE QYTETIN E VLORES/ Vritet drejtori i OSHEE dhe plagosen pronari i një lokali dhe kamerieri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, ku një person është vrarë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur në një lokal pranë Sheshit të Flamurit.

Të dhënat e para flasin se viktimë ka mbetur drejtori i OSHEE te qytetit te Vlores Roland Saliu kurse i plagosur ka mbetur pronari i një lokali, shtetasi Erven Hyseni dhe kamerieri.

Mësohet se u qëllua me armë zjarri në një rrugë pranë një lokali nga persona ende të paidentifikuar.

Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Dyshohet se është një atentat i mirëfilltë, pasi automjeti i autorit/autorëve, është gjetur i djegur në një fshat të Vlorës. Plumbat raportohet se kane dale nga nje arme kallashnikov.

Policia ka blinduar qytetin ne te gjitha hyrjet dhe daljet. Mendohet se autoret jane larguar neper fshatrat e Vlores.

Në vendin e ngjarjes shihen edhe një biçikletë dhe një palë shapka, teksa i plagosuri qe gjendet ne spitalin rajonal thuhet se ka marre plumba ne menyre rastesore.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja lëvizja e qytetarëve në zonë nuk ka qenë e paktë./a.ç

(FOTO E VIKTIMES)