Atë Mario Imperatori: Seminari Shkodrës bashkëpunim me Fakultetin Teologjik të Napolit

Ipeshkvijtë e Shqipërisë punojnë që Shkolla e Studimeve të Larta të Filozofisë e të Teologjisë në Shkodër, ku formohet meshtarët e ardhshëm, të jetë sa më e kualifikuar. Për këtë kanë deleguar jezuitin Atë Mario Imperatori, i cili për 18 vjet ka punuar në Shkodër si drejtor i kësaj shkolle dhe si profesor i teologjisë dogmatike dhe i historisë së kishës.

R.SH. – Vatikan

Konferenca Ipeshkëvnore Katolike e Shqipërisë po punon që Shkolla e Studimeve të Larta të Filozofisë e të Teologjisë, pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër, ku formohet meshtarët e ardhshëm, të jetë sa më e kualifikuar dhe të radhitet në nivelin e simotrave që janë Fakultetet e Filozofisë e të Teologjisë pranë Universiteteve Papnore në Romë e në vende të ndryshme të Evropës.

Për këtë punë, ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë kanë deleguar jezuitin Atë Mario Imperatori, i cili për 18 vjet ka punuar në Shkodër si misionar, si drejtor i Shkollës së Studimeve të Lartë të Filozofisë e të Teologjisë pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja Këshillit Mirë” në Shkodër e si profesor i teologjisë dogmatike dhe i historisë së kishës..

Atë Mario Imperatorin e kemi mysafir në studio të Radio Vatikanit – Vatican News, e falënderojmë për vizitën e tij dhe i kërkojnë të na njofton më tepër rreth këtij projekti e bashkëpunimi të rëndësishëm ndërmjet Shkollës së Studimeve të Lartë të Filozofisë e të Teologjisë pranë Seminarit të Shkodrës me Fakultetin Papnor të Teologjisë në Italinë Jugore në Napoli, ku tani Atë Mario Imperatori punon si Profesor i Teologjisë.