Ata nuk pranuan që Enveri të bëhej Krishti i tyre, i fyen e tortuan ç’njerzisht e ua hodhën qenve…

Është thënë se kleri katolik ka vuajtur, populli katolik është shpërfillur, pushkatuar dhe vrarë. Ata që e përndoqën klerin katolik në pamje të jashtme ishin njerëz, por ishin ata që i sollën aq mjerim këtij kombi dhe përformuan metoda torture të pa dëshmuara në Evropë që pas përfundimit të Holokausit.

Më poshtë paraqiten 5 nga meshtarët e kishës katolike që vdiqën si pasojë e këtyre torturave.

  1. Dom Pjetër Çuni: E hodhën në një gropë të zezë WC-je për së gjalli, e zhytën deri sa vdiq. Ai nuk pranoi të mohonte Krishtin. Ka lindur në Shkodër me 9 gusht 1914. Mësimet e para fillore e të mesme i ka kryer pranë Kolegjit Saverian, ndërsa të lartat pranë propaganda Fide, Itali.

U shugurua meshtar në vitin 1939 dhe po këtë vit dha meshën e parë. Ishte famullitar në Shkrel dhe Rrjoll. Kur ishte famullitar arrestohet në korrik të vitit 1948 pa akuzë.

U tuturua së bashku me Dom Aleksandër Sirdanin deri sa dhanë shpirt së bashku. Ka dhanë një kontribut të mirë në “Kumbona e së Dielës” duke e shkruar me pseudonimin R.I. Dom Pjetri e mbylli jetën i pa përkulur nga diktatura komuniste.

2.  At Serafin Koda: U lind më 25 prill 1893 dhe shërbeu si misionar i vërtetë. Meshën e parë e tha me 30 korrik 1925. Bishat e egra komuniste i futen gishtat në fyt dhe i nxorën gabzherrin deri sa vdiq në tortura mizore, më 1947. Ai nuk pranonte të akuzonte shokët, i kërkohej që të shtrembëronte faktet për një mbledhje të françeskanëve të Lezhës.

3.  At Bernardin Palaj: Një nga figurat më të ndritura të klerit françeskan. Vinte nga një familje e varfër nga Shllaku i Shkodrës. Mësimet e para të mesme i mori në qytetin e Shkodrës. U diplomua për filozofi dhe teologji në Insbruk (Austri), dha mësim latinisht dhe greqishte të vjetër në “Ilyricum” të fretënve.

Atë Bernardin Palaj ishte një ndër mitologët më të shquar shqiptarë. Albanologjia e shquar ruse e Desnickaja e quan “Njohësi më i mirë i maleve tona”. Ishte njëkohësisht muzikant e pianist i talentuar. Së bashku me At Donat Kurtin botuan vëllimin “Kangë kreshnikësh dhe Legjenda” (1939), e quajtur “Iliada” shqiptare.

Atë Bernardin Palajt si shpërblim ndaj përkushtimit për aktivitetin e tij gjenial akademik e arrestuan. Vuajti torturat nga më ç’njerzoret. E lanë të lidhur duarsh me tel të ndryshkur, gjë që zgjati javë pas jave, deri sa gjaku iu helmatis e vdiq nga tetanozi. Varri sot nuk i dihet.

4.  Dom Aleksandër Sirdani: Përsonalitet i shquar, meshtar i zellzhëm dhe i palodhun, studiues i folklorit tonë, i etnografisë dhe frazeologjisë popullore. Studimet e larta i kreu në Insbruk.

Shkroi mjaft nëpër revistat e kohës, por s’pati kohë e kushte që t’i mblidhte studimet e tij në vëllime të veçanta. Diktatura komuniste e turturoi në mënyrë ç’njerzore e fyese.

Pasi e torturuan dhe e shëtitën nëpër rrugët e Koplikut për ta fyer fanatikët e regjimit, e hodhën në gropën e zezë duke e shtyer me sfurk, deri sa i doli shpirti. Pati fisnikëri në thjeshtësinë e tij e burrni në qetsinë e shpirtit të tij.

5.  Dom Mark Xhani: U arrestua kryesisht se ishte besnik i Imzot Frano Gjinit. Lindi më 1909 Mësimet e para i kreu në Shkodër, ndërsa të lartat për teologji në Gjenovë ku edhe u shugurua meshtar. Ka shërbyer si famullitar në Orosh në abacinë e Mirditës.

Arrestohet në fillim të vitit 1945. Vuajti shumë tortura në qelitë e sigurimit. Trupin e tij e varën ndër shpatulla, ma vonë, pasi vdiq ia hodhën për ta ngrënë qenve të fshatit Shpal, mbeturinat i tretën në përrue.

Referenca

Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare (1944-1990).

http://konica.al