Assange: 20 mijë euro për kokën e vrasësit të gazetares malteze

Vrasja e gazetares malteze, zbulueses së skandalit të Panama Papers, Daphne Caruana Galizia, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Julian Assange, themeluesi i Wikileaks dhe publikuesi i një serë bombash lidhur me personalitete të larta, është njëri ndër personat që ka reaguar ashpër ndaj këtij krimi.

Me një postim ne Twitter ai ofron 20 mijë euro shpërblim për ata që do të japin informacione që do të çojnë në kapjen e autorëve të krimit barbar. Assangne e vlerëson gazetaren si ‘gruaja e Wikileaks’ prandaj edhe ka vendosur shpërblimin.Gazetarja u vra nga një atentat pasi i ishte vendosur bombë në makinë.

Gjysmë ore para se të vritej, në blogun e saj, ajo kishte postuar një denoncim ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit, përgatiti Express.

Investigimet e fundit që kishte kryer kishin nxjerr lidhjet e dyshuara midis kryeministrit maltez dhe llogarive ndërkombëtare të lidhura me korrupsionin. (/javanews/b.an/)