Artan Kola: Muzika është përmirësuar për syrin dhe varfëruar për veshin

Flet Kengetari  i Muzikes Popullore te Moderuar Artan Kola

Muzika popullore dhe ajo moderne, në vitet e çlirimit nga pengesat dhe kufizimet, si të gjithë gama tjetër e veprimtarisë politike-sociale dhe artistike, edhe ajo pëso ndryshime transformuese. Këto ndryshime ishin jo vetëm sasiore por edhe cilësore. Matshmëria e vlerave artistike dhe estetike, vijimsia e traditës gjithashtu, është sa e pamundur aq dhe e komplikuar. Shtimi i hovshëm i këngëtarëve, krijuesve, kompozitorëve dhe nevojës për të përmbushur nëvojat e tregut ka bërë të mundur futjen e këngës, kësaj tematike të artit në një udhë pa krye. Është gjithnjë më e pamundur të kërkohen vlera krijuese, kritere promovuese dhe tregues të përfaqësimit dinjitoz të traditës së këngës popullore në veçanti. Rreth kësaj tematike, dhe jo vetëm u bë pjesë e gazetës “Malësia” përmes një interviste, i mirënjohuri i këngës popullore dhe asaj moderne, Artan Kola. Ai përmes këtij komunikimi të sinqertë tregon gjendjen në të cilën ndodhet kënga dhe këngëtari. Gjithashtu ai shfrytëzon rastin të ndajë me lexuesit e “Malësisë” impresionet e kësaj sfide krijuese, e cila është bërë jo vetëm vlerë promovuese por edhe mënyrë jetese.

’Malesia’. ‘ Artan,  prej disa kohesh gjendeni ne SH. B. A. dhe konkretishte ne New York, a’ mund te na thoni si ndjeheni ketu dhe si ju kan pritur bashkeatdhetaret,  tani qe ju njohin edhe nga afer.
Kam ardhur me ftes te Komunitetit Mbar – Shqiptar qe jeton dhe punon ketu ne SH. B. A. Per te marre pjese dhe kenduar ne koncerte te ndryshme, dhe posacerisht ne datat dhe evenimentet Historike Kombetare Shqiptare.
Pse pikerisht ne SH. B. A.
Per vite me rradhe une kam dhene koncerte te shumta, ne disa vende te Evropes ku jetojne
Shqiptaret si ne Angli, Gjermani, Belgjike, Greqi , Itali e tjer.
U bashkua ftesa e Diaspores se bashku me deshiren time, dhe keshtu ndolli tani jam ketu. Ku per hir te se vertetes me duhet te them se jam pritur, dhe po pritem mjafte mire dhe ngrohtesisht.
Artan, edhe per lexuesit tane,  deshem te dinim se kure keni filluar te kendoni?
Ne vitet 1980 dhe qe do te thote qe femij, kam marre pjes ne festivalet e femijeve te Tiranes dhe Shkodres, dhe konkretisht jam pjesmarres ne 4 Festivale te Tiranes dhe 3 te Shkodres. Kur isha ne moshen 8-15 vjec. Nga Shkodra me mbetet gjithmone ne kujtes Kujtim Alia,  jo vetem per profesionalizmin e tij, por ne vecanti per durimin e te punuarit me femijet. Ai arriti qe ne Shkoder te zhvillohet festivali Kombetar i Femijeve.
Sic thate niset te kendoni qe ne moshen 8 -Vjecare, si vazhdoi me pase karjera juaj artistike.
Ne vitin 1998 kam marre pjes ne ‘’Rin Fest’’ose festivali rinor i organizuar ne Tirane. Ne vitin 2000 kam dale me Albumin tim te pare. Te titulluar ‘’Nata e Fundit’’, qe pati nje sukses shum te madhe. Dhe jo vetem ne shqiperi,  por edhe per shqiptaret qe tashme ishin te shumte qe jetonin jashte vendit te tyre.
Pas vitit 2000 per mendimin tone,  ju keni edhe arritjet me te medha ne Muziken Shqiptaret duke u bere pa dyshim nje personalitet i saj.
Nder kenget dhe klipet e mia me te mirat, pasi per mua te gjitha jane te mira mund te vecoj pasi i kam matur nga suksesi, ‘’Bjeri Gajdes Gajdexhi’’, ‘’Dasma Malesore’’, ‘’Vec ti ke Zemer’’ e tjer.
Cili eshte zhaneri muzikor, qe levron dhe kendon Artan Kola.
Une kendoj muzik Popullore te Moderuar, qe do te thote me bashkekohore, dhe ne ritmin qe koha kerkon.  Modernizmi i Muzikes gjithmone bazuar te Folklori dhe krijimtaria Popullore ka bere qe te ruhet mjafte mire,  tradita e  muzikes popullore Shqiptare,  e te gjitha trevave tona, sepse une jam munduar qe ta beje kete,  pra per te  kenduar e moderuar, muziken Popullore te te gjitha trevave dhe krahinave shqiptare ketu  mendoj se qendron edhe suksesi ime.
Sa eshte numeri i kengeve te kenduara dhe te realizuara deri tani, kure keni jo pake por plot 35 vite ne Skene dhe ne Ekrane Televizive?
Deri tani kam realizuar ne skene dhe ekrane 85 kenge,  40 prej te cilave jan edhe video – klipe.
Cilet jan bashkepunetoret tuaj, si per tekstet e kengeve ashtu edhe per realizimin e tyre?
Kryesisht kenget e mia i kam realizuar me kompozitoret Dorian Gjoni,  Alfred Sula, Fabion Asllani, Edmond Zhulali e tjer. Ndersa tekstshkruesit jane Sokol Marsi, Ilir Hoxha, Arsim Bunjaku e tjer.
Po kengetaret me te cilet keni bashkepunuar cilet jane.?
Kam bashkepunuar dhe kam patur shume sukses me kengetaren e njohur. Fatmira Brecani, Anila Nimani, Nazife Bunjaku, e tjer. Qesh. . .  Vasel nuk po flas shume per te tjeret, sepse ju e dini fjalen e urte popullore, ‘’se kush nuk lavdron veten ju djegt kasollja’’.
Artan Kola si kengetare me pervoje si e vleresoni muziken shqiptare ne pergjithesi, dhe ate popullore te moderuar ne vecanti?
Mendoj se muzika shqiptare ne shikim ka arritur kushte optimale, kurse ne ndigjim si dhe ne interpretim sa vjen dhe varferohet.
C’fare do te thuash me kete perkufizim?
Duke pare se po del,  xhdo dhoj kengetaari, apo kengetareje dhe ku xhdo njeri mendon se mund te behet kengetar, prurja eshte shume e madhe por fatkeqesisht pa cilesin e kerkuar, gjithsesi ne japim mendim por kete e vendos tregu muzikor.
A’mendon se studiot realizuese muzikore jane bere thjesht fabrika prollimi per para dhe se nuk po ruhen me vlerat e muzikes dhe kultures shqiptare?
Po kjo eshte me se e vertet eshte kthyer totalisht ne biznes, krijues dhe mediatik, ndonese kurrsesi nuk duhet qe te jet keshtu,  askun ne asnje televizion nuk hase ne nje redaktor muzike, qe do te bente te mundur kontrollin se c’fare ndolle, por merren parat nga gjithkush dhe te gjithkujt, dhe jemi ne rregull,  konsumatoret e shumte te muzikes dhe qe realisht jane te shumte, kete duhet ta dine mire.
Ne cilat shtete te SH. B. A.  Pervec New Yorkut keni dhen koncerte?
Kam dhene koncerte dhe vertet jame pritur shume mire, edhe ne Florida, Boston, Cikago, dhe Micigen, ku shqiptaret banojne me se shumti.
Artan me sa po shoh dhe po degjoj une dhe bazuar edhe ne vrejtjet qe ju po beni. Une mendoj se zor se ju do riktheheni per te jetuar ne Shqiperi,  si edhe shume e shume artiste te tjer.  Shqiptar dhe posacerisht nga Shqiperia?
Ndoshta edhe mund te ndolle po e shoh se Amerika eshte si politika, ku asnjeher nuk duhet thene jo. Ketu eshte vendi i lirive dhe i mundesive te medha,  ketu eshte demokracia dhe liria qe e kerkon e gjithe bota,  pa le me kur behet fjale per ne qe vime nga shqiperia.
C’fare projektesh keni per te ardhmen?
Aktualisht jam duke punuar dy kenge te cilat do te dalin edhe me video – klipe te reja. Dhe do ti realizoje ketu ne SH. B. A. pa folur pastaj per koncertet e shumta qe do te jap her pase here ne shtet kryesore te SH. B. A perpara bashkatdhetareve tane.
Nga cili vend i Shqiperise eshte Artan Kola?
Kam lindur ne Tirane por Origjina ime eshte nga Oroshi i Mirdites, per te cilen jam shume Krenar, ju e dini se nga Mirdita e ka Origjinen SheneTereza, nga Mirdita eshte Ate Gjergj Fishta, nga Mirdita eshte Marin Barleti qe shkroi Historin e Skenderbeut e tjer. Meqenese po flasim per muziken nga Mirdita eshte kengetari i paharruar i Muzikes Popullore Shkodrane i madhi Bik Ndoja, e shume e shume patriot e artiste qe kombit te tyre shqiptar i dhane aqe shume.
Gjuha shkon ku dhemb dhembi thote nje fjal e urte popullore shqiptare.  A’ e lexoni Gazeten ‘’Malesia’’?
Nese nuk do ishte keshtu une nuk do pranoja qe te jape interviste per kte Gazet, te cilen sapo kam ardhur ketu ne SH. B. A.  E kam marre,  dhe e kam pare ne shume vende dhe ne duart jo vetem te Malesoreve por edhe te shume Shqiptareve, jo vetem sa i takon opinionit time pore, edhe te tjereve jo te paket jan ata qe thone se eshte Gazeta me e mire Shqiptare qe botohet ne SH. B. A.
Artan Kola faleminderit dhe suksese ne te ardhmen edhe ketu ne SH. B. A ashtu sic keni patur ne Shqiperi,  dhe ne mjafte vende te botes ku jetojne Shqiptaret,  jo vetem te Shqiperise por te te gjithe Ballkanit. Faleminderit ju,  dhe suksese ne pergjithesi dhe Gazetes ‘’Malesia’’ne vecanti.
Intervistoi Vasel Gilaj
New York