Artan Fuga: Kritikët e Ramës i janë qepur Skënderbeut, si Skënderbeu turqve!

Ore jam në ëndërr unë!

Meqë Rama shpalli vitin e Skënderbeut, kritikët e Ramës i janë qepur Skënderbeut si Skenderbeu turqve!

Ore mos jam në ëndërr!

More, pyes, “një pemë” përpara sesa të shpikeshin numrat sigurisht ishte pemë, por a ishte “një”?

Kombi përpara sesa të formohej, a ekzistonte ai dhe a mund të thoshte dikush se i takonte këtij apo atij kombi sikurse e kuptojmë ne sot?

A do të rreshtim së shtriri të sotmen drejt së kaluarës dhe drejt së ardhmes në një dimension ideologjik në fakt pa kohë, pra pa disruption, që gjithçka e mbulon me formula të gatshme universale?

Do bëjmë histori, apo ideologji?

Ore e dinë këta që Mesjeta nis që pas rënies të Romës dhe ka brenda saj etapa që dallojnë nga njera- tjetra sa vetëm gjuha joprofesionale i përmbledh dhe u thotë thotë: Mesjeta!

A ka ndonjë filozof të historisë gjëkundi se specialistë të greqishtes së lashtë të latinishtes nuk kemi?

Ore vërtet e kanë këta se në Mesjetë shqiptarët dhe serbët jetonin në symbiozë, osmozë, bruçelozë apo ku e di unë.

Cilët shqiptarë në Mesjetë, arvanitasit, arbëreshët, lebërit, muzakajt?

Ore ka metodologji historike në këtë vend apo jo?

Apo “fajin e ka Saliu!” dhe tani “e ka Rama”!

Kritikoni Ramën, Berishën, Nanon, por lëreni Skenderin rehat!

Aman të fillojë parlamenti nesër që së paku të dëgjojmë e lexojmë qyfyre parlamentare se kështu pa lajme, na ka ardhur shpirti në majë të hundës nga psikologia e gazetë Sun, dhe uroj që Skënderbeu të durojë deri nesër se mos nis i jep yzengjive të kalit dhe ikën andej nga është nisur, drejt larg nga Veriu, te vendlindja e së ëmës !

a.ç