Arrin në 73 095 numri i viktimave nga COVID-19, 2 073 në 24 orët e fundit

SHBA-ja regjistroi sërish 2 073 të vdekur në 24 orë nga COVID-19 duke e çuar bilancin total në 73 095 të vdekur që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“SHBA-ja numëron gjithashtu më shumë se 1,22 milionë raste zyrtarisht të diagnostikuara me COVID-19 dhe rreth 190 000 persona të deklaruar të shëruar. Ata kanë realizuar më shumë 7,75 milionë teste depistimi”, sipas të njëjtit burim.

Pas një uljeje, për herë të parë që prej një muaji, me një bilanc ditor prej 1 015 të vdekur, kjo shifër la tejkaluar prej dy ditësh pragun e 2 000 të vdekurve.

Pavarësisht kësaj shifre, Shtëpia e Bardhë është përqendruar prej disa ditësh në mesazhin për lehtësimin gradual të kufizimit.

Në Nju Jork, epiqendra e epidemisë amerikane, numri i të vdekurve është ulur ndjeshëm, por vatra të tjera janë shfaqur./ /ec/  /ATSH-AFP/