“Arrest me burg” ndaj shtetases Anjeza Shabani, pronares së kopshtit të fëmijëve që dhunonte një të mitur 3-vjeçar

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetases Anjeza Shabani, pronare e kopshtit të fëmijëve që dhunonte një të mitur 3-vjeçar.

Gjatë seancës, ndaj Shabanit është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale të “keqtrajtimit të të miturve”.

Ajo u denoncua përmes kamerave të fshehta, që tregonin hapur dhunën që Shabani ushtronte ndaj të miturit.

Ndërkohë, jashtë selisë së Gjykatës së Tiranës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë kundër Shabanit. Në duar ata kanë mbajtur pankarta me shkrimin “Stop dhunës ndaj fëmijëve”.