Arabia Saudite ka parandaluar një sulm terrorist në xhaminë e Mekës, kamikazi hodhi veten në erë

Arabia Saudite thotë se ka zbuluar planet për një sulm terrorist në xhaminë e madhe në Mekë, vendin e shenjtë islam. Një kamikaz hodhi veten në erë kur forcat e sigurisë rrethuan ndërtesën në të cilën ai ndodhej.

I dyshuari kishte refuzuar të dorëzohej, kishte hapur zjarr mbi forcat e sigurise dhe më pas kish vrarë veten. Ndërtesa u shemb duke lënduar 11 persona, përfshirë edhe oficerë policie. Pesë militantë të tjerë të dyshuar, mes të cilëve një grua,  janë arrestuar – thanë zyrtarët. Ministria e brendshme saudite, thotë se tre drupe, dy më bazë në Mekë dhe një në Xhedah, kishin planifikuar sulmin.

Miliona myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në mekë për ti dhënë fund atje ramazanit. Besimtarët myslimanë luten në qabe në xhaminë e madhe në mekë. Xhamia e madhe apo Masxhid Al Haram, është më e madhja në botë dhe rrethon vendin e shenjtë islam, qabenë, një ndërtim në formë kubi rreth të cilit ecin besimtarët gjatë Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm që sjell miliona njerëz në Mekë. Arabia Saudite ka parë vitet e fundit një numër sulmesh vdekjeprurëse, shumë nga të cilët janë marrë përsipër nga  i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Shumë agresorë kanë marrë në shënjestër minoritetin shiit të vendit dhe forcat e sigurisë. Në korrik 2016, katër oficerë policie u vranë në një sulm kamikaz në afërsi të xhamisë së profetit në medinë.  Arabia Saudite ndërkohë është anëtare e koalicionit që udhëhiqet nga shtetet e bashkuara dhe që po lufton shtetin islamik dhe grupet e tjera xhihadiste në Siri dhe Irak.