APELI I DEPUTETES/ Deputetja Tabaku: “Votoni PD, për t’u garantuar fëmijëve një të ardhme me mundësi”

Deputetja Jorida Tabaku e cila është një nga zërat më të moderuar dhe më përfaqësues të arsyes në radhët e demokratëve, ka rezervuar një apel të fundit 2 ditë përpara se shqiptarët ti drejtohen kutive të votimit në 25 Qershor. Duke folur edhe nga pozitat e një nëne të re e cila pak ditë më parë u bekua me dy binjakë, Tabaku i drejtohet sidomos nënave në të gjithë Shqipërinë kur shkruan në postimin e saj “Si një nënë e re, kam një thirrje për të gjitha nënat. Votoni PD që t’i garantojmë vendit tone një ekonomi të fortë e sa më shumë mundësi për të rritur ne kushte sa me te mira fëmijët tanë dhe për t’u garantuar atyre një të ardhme të sigurt”. “Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe veçanërisht banorë dhe votues të njësisë 8. Këto katër vite kemi ndarë së bashku problemet e shumta të shkaktuara nga papunësia, varfëria, taksat e larta, rritja e çmimit të energjisë dhe karburantit, emigrimi masiv, rritja e tarifave të universiteteve dhe kaosin që shkaktoi ligji klientelist i arsimit të lartë; problemet e shkaktuara nga ligji i ri i kthimit dhe kompensimit të pronave, problemet e shpronësimit. Të gjitha këto kanë qenë prioritetet e mia gjatë mandatit të kaluar, ku ju më besuat përfaqësimin tuaj. Së bashku kemi hartuar planin që do të sjellë zhvillim dhe punësim, duke ulur taksat, ulur çmimin e energjisë dhe tarifat e universiteteve. Duke mbështetur familjet në nevojë dhe siguruar stazhe për të rinjtë që mbarojnë universitetin, duke anuluar ligjin e arsimit të lartë dhe vendosur vlerësimin e meritë preferencës. Me 25 qershor të gjithë bashkë duhet t’i drejtohemi kutive të votimit pasi është çasti për gjithkënd të vendosë nëse do të vazhdojmë dhe katër vite të jetojmë në mjerimin e shkaktuar nga taksat e larta, korrupsioni masiv dhe kanabisi qe ka gllabëruar vendin, apo do të përkushtohemi për një ekonomi të fortë për pune dhe mirëqenie që e realizon PD. Të dashur votues që hidhni votën për herë të parë. Ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ju. Me votën tuaj ju mund të garantoni të nesërmen e sigurt, arsim cilësor sipas meritës dhe jo xhepit si dhe mundësi për punësim. Si një nënë e re, kam një thirrje për të gjitha nënat. Votoni PD që t’i garantojmë vendit tone një ekonomi të fortë e sa më shumë mundesi për të rritur ne kushte sa me te mira fëmijët tanë dhe për tu garantuar atyre një të ardhme të sigurt. Votoni PD, votoni numrin 6 për një ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt!