Ankaraja kritikon reagimin “arrogant” të Berlinit, pas deklarateve të Erdogan

AFP/ – Turqia kritikoi sot reagimin “arrogant” të Berlinit, duke dhënë një përgjigje të ashpër ndaj thirrjes së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan drejtuar shtetasve turq në Gjermani për të mos votuar për asnjë nga dy partitë e koalicionit të Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare.

Të premten, Erdogan iu drejtua turqve që zotërojnë kryesisht shtetësinë gjermane “për t’i dhënë një mësim” partive kristian-demokrate (CDU), social-demokrate (SPD) dhe të Gjelbërve, “në formë të mungesës së respektit kundrejt Turqisë”, në zgjedhjet e 24 shtatorit.

“Nuk do të tolerojmë asnjë formë ndërhyrjeje”, iu kundërvë kancelarja Angela Merkel, cituar nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert. Ne presim që qeveritë e huaja të mos ndërhyjnë në çështjet tona të brendshme, kishte shkruar më parë zëdhënësi në një postim në Twitter.

Ministri i Punëve të Jashtme, Sigmar Gabriel, pjesë e SPD-së e konsideroi si një akt të qëllimshëm në cënimin e sovranitetit të vendit tonë./