Analiza e G20/ Vladimir Putin dominon, Angela Merkel bashkoi, ndërsa Donald Trump gabon më pak

Vladimir Putin dominon, Angela Merkel bashkoi, ndërsa Donald Trump gabon më pak se në muajin maj.

Samiti i G20-tës rrëmbeu vëmendjen botërore për nga rëndësia e temave të axhendës së tij, por kërshëria ishte e madhe edhe për sjelljen e liderëve më të spikatur pjesëmarrës.

Trump ia doli të shmangë gafat; edhe zgjedhja e tij për te vizituar Poloninë, një vend që ka marre tipare të lehta autoritarizmi sipas disa eksperteve, lë vend për diskutim, por fjalimi i Presidentit amerikan në Varshavë ishte një garanci për vazhdimësinë e angazhimit të Amerikës në mbrojtjen evropiane.

Diskutimet i sheh nga lart, nuk ngacmohet për luftën kundër proteksionizmit, mbetet i izoluar tek klima. Fokusi i tij, udhëheqësi tjetër i rëndësishëm, shefi i Kremlinit, të cilit i bën shume lëshime. Nesë do t’i jepej një notë, thotë Corriere Della Sera, do të ishte 6,5.

Putini vetë do të merrte pak më shume, 7,5. Veni, Vidi, Vici: presidenti rus erdhi, pa dhe fitoi.

Për të përditshmen prestigjioze italiane ai është lideri që kthehet në shtëpi nga Hamburgu me bilancin ndoshta më të mirë. Realizoi takimin ballë për ballë me Trump, të cilin mezi po e priste dhe Rusisë i ktheu përkohësisht të paktën, statusin e saj global. Marrëveshja e armëpushimit në Siri konfirmon rolin qendror të Moskës në rajon.

Mbi temën shpërthyese të ndërhyrjeve ruse në presidencialet amerikane, shefi i Shtëpisë së Bardhe i jep përfitimin e dyshimit  e mbi të gjitha, duket i gatshëm të mos e kthejë këtë çështje në një pengesë për marrëdhëniet dypaleshe.

Xi jingping vlerësohet me 7. Të mërkurën pati takimin dypalesh me Angela Merkel, të cilës i dha mbështetjen e tij për klimën dhe tregtinë e lirë. Në Hamburg ama nuk përdori asnjërën prej temave për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk merr më shume as Angela Merkel. Nisur nga vështirësitë që paraqiste mikpritja e një samitit të tillë mbase e meritonte më shume se kaq, por pati ca probleme.

Që përpara takimit ajo ka lënë përshtypjen sikur dëshironte me shumë të dëshmojë kundërshtinë ndaj Trump sesa te kërkojë kompromisin. Në fund e kuptoi se është me mire te ruhen marrëdhëniet.

Përplasjet  e dhunshme të policisë me protestuesit në Hamburg lanë gjurmë nga ana tjetër, sepse pati zëra që thane se faji për këtë rëndon mbi organizatoret. 6 dhe për Macron, i kujdesshëm këtë here, çka e spostoi në plan të dytë.

/ Top Channel