ANALISTI I MIRENJOHUR KOMENTON REZULTATIN E 25 QERSHORIT/ Andi Bushati: Rama si Putin në Rusi e Erdogan në Turqi

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e lajmeve në News 24, ku komentoi rezultatin e deritanishëm në zgjedhje, ku kryeson PS me 74 mandate, tha se klima e krijuar në Shqipëri, është e ngjashme me atë të krijuar nga Putin në Rusi e Erdogan në Turqi.

“Shtimi i votave nga 2013 i jep të drejtë Bashës kur nga çadra thoshte nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Ne sot kemi hyrë në një fazë kur zgjedhjet blihen për 4 vite me radhë jo për 4 ditë.

Ne krijuam një mini mjedis ashtu siç e ka bërë Putin në Rusi dhe Erdogan në Turqi. Problemi është që për 4 vite ata shkallmojnë valvulat e demokracisë sa zgjedhjet i bëjnë të pavlefshme. Kishte një mundësi për ta çmontuar pushtetin e Edi Ramës, ishte fakti që Basha e mbajti peng 3 muaj me radhë dhe nuk e realizuan dot qëllimin dhe ja ku e kanë fitues”, sqaroi Bushati.

Sipas tij, fitorja e Ramës vjen edhe për një shkak se shqiptarët e kanë të vështirë të binden për mëkatet e pushtetit.

“Ka një arsye për këtë fitore, gjithnjë shqiptarët janë treguar bujar me partitë që qeverisin. Asnjë parti se kanë rrëzuar me mandatin e parë duket se duan kohë për tu bindur për mëkatet e pushtetit. Nga ana tjetër Basha nuk e ka reformuar dot PD dhe njerëzit kane pasur në mendje qeverisjen e Berishës. Mes këtyre të dyjave kanë zgjedhur Ramën”,- tha Bushati.