Amerika nuk ndalet, Senati amerikan miraton krijimin e “Trupave të hapësirës” nën kontrollin e “US Air Force”

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi sot dje krijimin e dege të re të ushtrisë amerikane, të ashtuquajtur “Trupat e hapësirës”, që do të ngarkohet me menaxhimin e operacioneve hapësinore.

Kjo masë ka hasur rezerva të forta brenda administratës së presidentit Donald Trump, ku vlerësohet se nuk është i nevojshëm rëndimi i burokracisë ushtarake.

Ushtria amerikane numëron tashmë katër degë, tokësore, të marinës, ajrore dhe trupat e ekspeditës detare.

Por, mbështetësit e tij dhe parlamentarët theksojnë se duke pasur parasysh aktivitetet e ushtrisë në fushën hapësinore dhe varësinë e rëndësishme ndaj satelitëve, është i nevojshëm krijimi i një dege për t’i mbrojtur dhe kontrolluar.

Ligji për Mbrojtjen Kombëtare (NDAA), miratuar të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve, përmban një amendament që parashikon krijimin e “Trupave të hapësirës” duke bërë balancimin e funksioneve aktualisht nën kontrollin e “US Air Force” për t’i vendosur nën një komandë të veçantë