Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu: Korrupsioni po ju shkatërron, të fortë blejnë drejtësinë, të varfrit janë viktima

“Ka ardhur koha që piolitikanët të fillojnë ta dëgjojnë popullin e tyre” tha ambasadori amerikan Donald Lu duke vënë theksin tek reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

I pranishën në prezantimin e sondazhit për perceptimin e korrupsionit të realizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi sot në Tiranë, ambasadori ashpërsoi dhe gjuhën me politikanët shqiptarë duke i quajtur arrogantë. Duke i bërë thirrje se ata duhet të dëgjojnë zërin e popullit që kërkon reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Donald Lu: Kam pasur një diskutim me një politikan që pretendonte se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë në të vërtetë debatin për reformën në dretësi. Sinqerisht kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe elitës shqiptare që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar se cfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare.

Nga e di unë se shqiptarët e kuptojnë reformën dhe problemin e korrupsionit? Për shkak të studimeve serioze të Shoqërisë Civile. Për shumë vite qeveria e SHBA-se permes USAID dhe tani për programit të Misionit për Demokraci  ka mbështetur këtë indeks për konstatimin e korrupsionit.   Ai është kryer në mënyrë profesionale.

Raporti tregon pak përparim gjatë 12 muajve të fundit me një rënie prej 13% të njerëzve që thonë se kanë pasur një përvojë vetjake dhe të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike , prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim. Ai tregon se populli shqiptar e kupton me të vërtetë se cfarë po ndodh me korrupsionin në Shqipëri. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.

Te varferit dhe te pasurit 

Ambasadori kujtoi dhe një herë historinë e një gruaje e cila humbi dy nga tre fëmijët e saj dhe gjithë pasurinë, të cilat gjykata ia dha me ligj bashkëshortit të saj, Ky i fundit kishte qenë dënuar më parë për krime seksuale.

Kjo grua në sistemin gjyqësor në vend që të gjente drejtësi gjeti vuajte. Kjo është vetëm një histori, por sa nga ne kanë dëgjuar shumë histori të tilla?

Doland Lu: Përse do të vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë.  Një arsye e thjeshtë: Korrupsioni.  

Korrupsioni në drejtësi jo vetëm lejon politikanët e gjyqtarët të mbushin xhepat me para të pista. Ai po shkatërron jetën e njerëzve të ndershëm dhe normalë. Të pasurit dhe të fortët blejnë drejtësinë ndërsa gratë dhe të varfërit ata pa pushtet politik janë viktima.