Ambasada e SHBA-së në Prishtinë: Hiqni tarifat ndaj Serbisë, masë e nevojshme për procesin e Dialogut

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë i ka kërkuar Kosovës pezullim të menjëhershëm të taksës ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Nëpërmjet një deklarate të fortë, ambasada thotë se heqja e tarifës do të rimëkëmbjen e procesit të Dialogut mes dy fqinjëve, por nga ana tjetër do të ruajë marrëdhëniet e forta bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara.

Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqes dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive.

Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale”, thuhet në deklaratë.

E.Z/SCAN