Ambasada e SHBA-së: Konkurs për të rinjtë me temë “Rinia për një shoqëri pa korrupsion”

/ATA/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpallur konkursin me të rinjtë me temë “Rinia për një Shoqëri pa Korrupsion” për të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të.

Në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet:”Nxënës shqiptarë nga klasa e 5-të deri në klasën e 12-të kini vëmendjen! Përdorni krijimtarinë tuaj për të konkuruar për një iPad Mini 2, një aparat fotografik GoPro ose një Kindle. Si? Duke marrë pjesë në konkursin për posterin dhe videon me temë “Rinia për një Shoqëri pa Korrupsion””.

Po ashtu bëhen të ditur dhe detajet e konkursit per vijimësine për fituesit.

“Fituesit nga Shqipëria do të konkurojnë edhe me fqinjët e tyre në Ballkan për çmime të tjera. Punimet duhet t’i dorëzoni brenda datës 27 nëntor 2017. Gati? Nisu! Kliko këtu për informacion të detajuar në shqip: https://goo.gl/emm5gW ”, shprehet ambasada e SHBA-së, duke vënë në dispozicion dhe lingun për të gjithë shpjegantët ndihmës. /a.ke/