Ambasada e SHBA-së jep njoftim të rëndësishëm për artistët shqiptarë, ja rregullat që duhet të ndjekin

Një lajm i mirë vjen për artistët shqiptarë nga Ambasada amerikane. Në faqen e saj zyrtare, në Facebook, ambasada njofton se muzikantët shqiptarë mund të performojnë e të ushtrojnë profesionin e tyre në Shtetet e Bashkuara, por vetëm në peticionerin e tyre. Pra nuk duhet të punoni për palë të treta.

A e dini se muzikantët shqiptarë mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara? Duhet të siguroheni që të keni llojin e duhur të vizës (P3) dhe të zbatoni të gjitha rregullat – si për shembull të performoni vetëm për peticionerin tuaj.

Ambasada Amerikane në Facebook