Ambasada e SHBA: Fitues të Lotarisë Amerikane, kujdes me deftesat e shkollave të mesme

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për shqiptarët që kanë fituar Lotarinë Amerikane. Në një njoftim sot, ambasada u kërkon të kenë kujdes me dokumentet që do të dorëzojnë e sidomos me deftesat e shkollave të mesme, pasi jo të gjitha janë sipas kritereve të kërkuara.

“Keni aplikuar për programin e Lotarisë? Keni rezultuar i përzgjedhur? Vizitoni faqen tonë të internetit: https://go.usa.gov/xNmVn për këshilla, udhëzime dhe pyetje të shtruara shpesh.

Përpara se të aplikoni për vizë, sigurohuni që të kontrolloni kriteret kualifkuese mbi arsimin ose mbi përvojën e punës – jo të gjitha dëftesat e shkollave të mesme kualifikohen! Mirëpres pyetjet tuaja!”

Image

 

Image