Alarmi i prefektit Qazim Bodinaku për veprimin e komunistëve të rinj

Në shkurt 1939 u zhvillua në Tiranë gjyqi kundër 73 komunistëve. Prokurori pohonte se komunizmi nuk kishte ndonjë të mirë, se thelbi i tij ishte zhdukja e familjes, demoralizimi, imoraliteti i përgjithshëm, anarkia, shkatërrimi i popujve dhe futja e mikrobit te njerëzimi. Për këtë arsye kërkonte që të mos toleroheshin këto teori. Dënimet u dhanë në bazë të nenit 6 të ligjit datë 30.3.1937 “Për faje kundër rregullit shtetëror dhe ekonomik”. Gjykata e Posaçme për Faje Politike, me vendimin nr.1, datë 10.2.1939, shumicën e deklaroi fajtorë, por 22 prej tyre i liroi si të pafajshëm. 49 shokë komunistë u dërguan për të punuar në rrugën Berat – Mbrezhdan, duke u paguar me 2 lekë në ditë, pa u shoqëruar gjatë punës me roje. Ata mbërritën më 1.3.1939. Më 8.3.1939 prefekti i Beratit, Qazim Bodinaku kërkoi gjurmimin e aktivitetit të brendshëm të të burgosurve, duke pasur parasysh edhe faktin se te ata mund të lindte vesi i pederastisë. Falë regjimin fashist, komunist u liruan nga burgu dhe u shpallën të pafajshëm.
KASTRIOT DERVISHI