“Në Shqipëri politikanët mendojnë se gënjeshtra është marifet, shpëtim, sukses dhe gjenialitet”, lexohet ndër të tjera në shkrim-opinionin me titull “Lulzim Basha e ka një mundësi”, me autor Agron Gjekmarkaj, botuar ditën e sotme në “Panorama”.
Shkrimi që ka në qendër marrëdhënien e kryetarit të Partisë Demokratike me anëtarësinë, vijon si më poshtë:
“…Lulzim Basha sot është kryetar i PD-së, i partisë më të madhe opozitare, e zvogëluar dukshëm në madhësi. Tashmë në këtë post, pas një procesi të përfolur si farsë. I akuzuar për uzurpim dhe i konsideruar prej disa të vetësh si i paligjshëm.
Me pak fjalë,kjo parti e opozitës ngjan si një ndërtim pa leje dhe vetë Basha si ndërtues qerrata. I cili pret tapinë e re. Varet prej kujt e pret! Prej qytetarëve, prej Artan Lames, apo prej harresës.
Ndonëse i vonë në PD, Lulzim Basha është pjesë e historisë së kësaj partie dhe nuk u shfaq papritmas më 22 korrik.
Ai ka CV-në e vet, betejat e veta dhe fitoret, natyrisht dhe katastrofat si kurrkush tjetër.
PD ishte një parti e vrazhdë, por herë pas here me zgjedhje të lira vinte në pushtet, duke i mundur socialistët. Basha i ktheu asaj buzëqeshjen e bashkë me butësinë edhe një shtrishtim spitullak…”.
Pasi më poshtë vijon të përshkruajë tablonë që zotëron aktualisht anëtarësinë e hapërdarë të Partisë Demokratike, autori Gjekmarrkaj shkruan:
“ Basha ka nevojë të legalizohet. Ai ka vetëm një aleat: Të vërtetën duke lypur falje… Së pari duhet tu thotë të vërtetën 200 mijë demokratëve që e refuzuan atë si lider, listën dhe ofertën e tij.
Së dyti duhet tua thotë atë atyre që e votuan. E një moment pak më të vonë tua rrefejë këtë atwre 250 mijë votuesve më shumë që nuk i morri për të ardhur në pushtet.
Një tjetër cen që ia kemi venë në dukje edhe kur besonim se ai ishte një tjetër Lulzim Bashë ka qenë mospërputhja e fjalëve me aktet. Fjala e urtë “nga e thena në të bërë rri në mes një pal i tërë”.
Lulzim Basha kurrë nuk e kapërceu atë të uruar mal…” syri.net