AFRIMI I DITES SE ZGJEDHJEVE TE 25 QERSHORIT/ 10 mijë lekë për një votë në Shkodër, shpallet në kërkim sekseri i kandidatit

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi ofronte shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra.

Hetimi është bërë në Shkodër dhe policia ka shpallur në kërkim një  42-vjeçar me emrin Pjeter Prendi.

Sipas policisë, 42 vjeçari  kërkonte votat në këmbim të  10.000 lekëve për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.

Njoftimi i policise

Shkodër

Në kuadër të punës së Policisë së Shtetit për parandalimim dhe goditjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Në datë 17.06.2017, nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiarë në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u referuan materialet proçeduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit P. P. 42 vjeç, banues në Shkodër.

 Ky shtetas dyshohet se u ka premtuar me iniciativën e tij disa shtetasve nga 10.000 lekë për çdo votë që do jepej për një kandidat për deputet në Qarkun Shkodër.

Vepra penale në ngarkim të shtetasit P.P. është “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

/JAVANEWS/a.ç/