Afirmimi i Shqipërisë në botë! 100-vjetë më pare, më 25 janar 1919

Jahja Drancolli
100-vjetë më pare, më 25 janar 1919, bazaur në iniciativën e presidentit amerikan Woodrow Wilson, është themeluar Lidhja e Kombeve, një organizatë ndërkombetare e paqës dhe forcimit të bashkepunimit ndërkombetar më seli në Gjenevë. Pavarësisht nga një sërë suksesesh të dukshme nga viti 1920, Lidhja përfundimisht u tregua e paaftë për të parandaluar agresionin dhe u pezullua pas dështimit të saj për të parandaluar Luftën e Dytë Botërore. U zëvendësua nga Kombet e Bashkuara në fund të vitit 1945!

Në nismë, Lidhja e Kombeve kishte 42 anëtarë, por ky numër u rrit në 63 nga anëtarësimi i shteteve të reja në mesin e tyre dhe Shqipëria Shtetet anëtare është dashur të respektojnë pavarësinë dhe integritetin territorial të secilit anëtar dhe të përpiqen të zgjidhin konfliktet dhe mosmarrëveshjet duke përdorur mjete diplomatike Fillimisht, lufta ishte ndaluar në rrethana të caktuara, por jo në çdo rast. Së këtejmi, organizata në fjalë u bë një mjet politikash në duar të shteteve të mëdha, të cilat për shkaqe të politikës së ditës, nuk mund të pengonin përpjekjet e pushtimit japonez në Manxhuri (1931), sulmi italian në Etiopi dhe Shqipëri (1935, 1939); sulmet e Gjermanisë drejt Austrisë dhe Çekosllovakisë, si dhe luftëra të tjera në Amerikën Latine. Për shkak të dështimit politik të Lidhjes së Kombeve, ajo pushoi së ekzistuari në vitin 1939.
Të tërheqë vëmendjën anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombëve më 17 dhjetor 1920 (më 35 vota pro dhe 7 abstenime). Mbështetësit kryesorë të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishin shtetet anëtare të Komisionit, si bie fjala, Kanadaja dhe Afrika e Jugut, por prore të ndikuara nga SHBA dhe Britania Madhe, shtete këto, të cilat u bënë avokatë mbrojtës të çështjes shqiptare. Në diskutimet e tyre, ata theksuan se Shqipëria ishte i vetmi vend në botë ku ekzistonte uniteti midis Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës, dhe kështu, nuk kishte diskutim për të kundërshtuar kërkesën e Shqipërisë. Është për të vënë re se, nuk kanë ngecur në aspektin afirmativ të Shqipërisë as francezët dhe italianët. Madje, fakti më interesant ishte pranimi i Shqipërisë nga vendet fqinje të Shqipërisë, si mbreteria e Jugosllavise (SKS) dhe Greqia!