A ka ahengje shqiptare që nuk këndohen këngët e Nikollë Nikprelajt

Zëri , talenti e këngët e tij me ndjenja patriotike për popullin shqiptar e bën që emri i tij të shënohet ndër këngëtarët më të njohur , më të dashur e më të kërkuar gjithandej ku jetojnë shqiptarët , shkruan Kosovarja për këngëtarin , artistin e këngës sonë të mirëfilltë shqipe, Nikollë Nikprelaj.

Ju kujtojmë se , Nikolla , është dhe autor i shumë këngëve , që shpejt u shndërruan në hite dhe dëgjohen e këndohen edhe sot nëpër shumë mbrëmje, dasma e ahengje familjare.

Të pakta janë ato ahengje, të organizuara edhe sot, tek nuk këndohen edhe nga këngëtarë tjerë, duke ngjallë atmosferë ndjenjash me këngë-hitet e tij: “Oj Kosovë e kuqe”, “ Nuk kam tjetër vec nji nanë “Oj lulja e Malësisë”, “Pse jem Toskë e pse jem Gegë”, “Nuk jetoj n’tjetër fole”, “A durohet shkjau n’oborr”, “Dedë Gjo’Luli”, “Moj Kosovë t’u njeft e mira”, dhe shumë të tjera .

Me këtë rast Kosovarja nga reportoari i tij i gjërë zgjodhi këngën , e cila në kohën kur u lansua u bë dhe mbeti hit i kohës . E kjo është “A durohet shkjau n’ oborre”.